Refroma zgjedhore, shoqëria Civile: Referendum për sistemin, të vendosë populli

11 Maj 2020, 18:35Politika TEMA

Grupi nismëtar ku bëjnë pjesë edhe anëtarë të shoqërisë civile deklarojnë se kanë filluar sërish procedurën për të kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor përmes referendumit.

Ne Grupi Nismëtar për Ndryshimin e Sistemit Zgjedhor, bëjmë me dije opinionin publik, që kemi proceduar sërish për të realizuar qëllimin tonë: atë të realizimit të Referendumit Kombëtar, me pyetjen vendimtare për ndryshimin dhe demokratizimin e jetës së vendit, pyetja konsiston thjesht në një tekst konciz: A jeni dakord të ndryshohet Sistemi Zgjedhor, apo jo?

Pavarësisht se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk pati kuorumin e duhur herën e parë kur ne aplikuam për këtë Nisëm Referendare, ne sigurojmë mbarë opinionin që këtë nisëm qytetare ne do e çojmë deri në fund, jo vetëm për ta realizuar atë por edhe për ti treguar shqiptarëve krizën e thellë Institucionale që po kalon KQZ, Kolegji Zgjedhore dhe cdo strukturë tjetër që ka të bëjë me këtë Procedurë.

Në fund të këtij procesi kompleks, por jetik për fatet e demokracisë, duhet të jenë vetë  qytetarët të vendosin llojin e sistemit zgjedhor që duan” thuhet në deklaratë.

Pjesëtarët e grupit nismëtar që krkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor përmes referendumit janë:

Kristaq Kume

Brizida Gjikondi

Lavdosh Ferruni

Silvana Bello

Andi Tepelena

Elvis Hoxha

Kreshnik Merxhani

Enis Sulstarova

Kleida Abas

Evrikli Kolovani

Kiara Muka

Liridona Hoxha

6 komente në “Refroma zgjedhore, shoqëria Civile: Referendum për sistemin, të vendosë populli”

  1. Ladi says:

    Keta perbekan shoqerine civile!!!!!!!!

  2. Dajti says:

    I lexova me kujdes emrat,hiqen te pavarur,po jane te gjithe te varur nga Like Floriri dhe Albin Kurti,kaq mjafton.

    1. Tani says:

      Po le te varen nga t’ju doje trapi o Dajti, po e ndryshuan sistemin bravo ju qofte.
      Sistemi aktual zgjedhor eshte mut fare. Ben tender kryetari e ve ne lista ke i do trapi. Pastaj i ke te gjithe duke vjedhur si ariu qe te nxjerrin leket e kryetarit… e kupton ne cfare niveli kemi rene?!?!?!!!!

  3. Votusi pro ndryshimit kodit says:

    Brravo rrespekte duam referendum te ndryshohet kodi zgjedhor , na mbyten kriminelet ne qeveri politik e parlament . Brravo kjo esht shoqeri civile e vertet.

  4. Revizori says:

    Ndoshta Jane te varur por me mire nje levizje nga disa intelektuale te varur, se sa pa levizje fare.
    Pastaj, me thene te drejten, e tere shoqeria jone eshte e politizuar dhe e varur. Nga do dalin intelektualët e pavarur? Kjo eshte fatkeqesi jone, e cila eshte shfrytezuar shume mire nga politika.

  5. Nafija says:

    Vetem me shoqerine civile nuk kane lidhje keta,shumica e tyre jane pjestar te bandes se Albin Kurtit,fatemiresisht nuk jane me shume se 10 vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje