Politikani dhe arkeologu, Neritan Ceka në një lidhje live me rubrikën ”Opinion” në News24 ka kujtuar mikun e tij të ndjerë Maks Velon, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë.
Ceka thotë se arti i Maks Velos ishte social dhe ai kurrë nuk bënte pakt me djallin që në rastin e Shqipërisë është politika.
Më tej Ceka thotë se Velo nuk e kishte problemin me sistemin por me përpjekjet e klasës politikë për të shtypur intelektualët dhe artsitët që mendimi i është marrë shumë pak për bazë në 30 vitet e fundit.
Brezin e artistëve të viteve ’70 të cilëve u përkiste edhe Maks Velo, Ceka i krahason të barabartë me atë të Lasgush Poradecit, Migjenit apo Dhimitër Pashkos.
”Një i njohur i vjetër. Ishim rritur në një lagje, përgjatë rrugës ‘Hoxha Tahsim’. Nënat tona ishin mike. Kisha distancë ashtu si Maks Velo, që as hynte në botën e tjetrit dhe as të hynte në botën tënde. Pra mbante atë distancën.
Kur ishte çështja për liritë, dilte nga bota artistike. Edhe në art ishte inovator. I dorës së lirë dhe jo i mbylljes së artit, arti i tij ishte social. Jo vetëm kombëtare por edhe botën globale të artit bashkëkohor. Për artin nuk bënte kompromise. Nuk bënte pakt me djallin, që në Shqipëri është pushteti dhe veçanërisht në mendimet e tij për arkitekturën.
Nuk kishte probleme me sistemin, por me përpjekjet e sistemit për të nënshtruar artin. Brezi i Maks Velos dhe i viteve ’70 është i barabartë me kontributin e brezit të Migjenit, Lasgush Poradecit dhe Dhimitër Pashkos. Nuk kemi pasur biseda intime. Një vend takim ka qenë jashtë publikut, në fundin e cepit të radhës së parë të Teatrit ashtu si dhe në vende të tjera.
Ajo çfarë kuptova nga ai është që jeta të frymëzohet paralel me frymën, dashurinë për kombin dhe atdheun. Ai jo vetëm kontribuoi por dhe u persekutua dhe e ndjeu veten jashtë zhvillimit ku duhet të ketë vulën e vet në zhvillimin e shtetit shqiptar.
Shtëpia e tij monument kulturë është meritë e familjes, jo e pushtetit që e pranon këtë dhuratë. Shtëpia e Maks Velos nuk ka vlera arkitektonike, por ka vlera brenda.
Ka qenë një kalvar i vërtetë për atëhere kur nuk është pranuar, por pas viteve ’90 nuk u imponua pasi pushteti nuk ka qenë miqësor me intelektualët, nuk ka shfrytëzuar talentin dhe dashurinë e tyre për atdheun.
Ti , Neritan Ceka , nuk je gje tjeter veç nje kurve politike , nje ish enverist i terbuar , nje agjent dhe sherbetor deri ne vdekje i familjes famekeqr te diktator Enver Hoxha , nje sherbetor famekeq i Sali Protopapes dhe i “Allendes albanese” President M ( jo ea , ui )
Neritan ai nuk bënte kompromis ishte burr ,por ti je bythë lëpirës i pështirë..
O Ferri, dhe ju bagetit e tjera … Neritan Ceka eshte politikani me i paster i ketij llumi te sotem politik.
Kjo duket qarte qe nuk “ushqehet” me parat e politikes, por me profesionin e vet fisnik.
###
Eshte ai brez i intelektualve qe i kishte sherbyer atdheut dhe popullit ne momentet me te veshtira dhe me vone hoqen dore nga politika, duke qendruar vigjilent i “ruajtjes” se vlerave sociale, politike dhe demokratike.
###
Shikoni politikanet e sotem qe kane nga 20 vjet neper ministrira, drejtorira, dogana … me pislleqe nga me te ndryshme. Kurse Nerikani nuk beri karier sepse duhet te jesh pjese e ketij llumi.
###
Respekte te vecanta gjithe brezit te pare te intelektualve demokrat, qe sot qendrojn ne heshtje, Neritan Cekes, Aleksader Meksit, Gramoz Pashko (te ndjerit), …
###
Keta jane vlera e kesaj shoqerie.
E megjithate cdo gje qe thot ne lidhje me MAx Velon eshte e vertete… o sovrani popull.Drejtusit e sotem te vendit nuk I vleresojne artista si MAx e te tjere , preferojne nga italia apo dreqin me te birin vende te huaja dhe lene ne hije njerzit e shquar te shqiperise, se keshtu I sherbehet mire sovranit popull…ha ha !..
Ky eshte kokrra e legenit dhe Max Velo e perbuzte per karakterin e shemtuar qe ka. Kam qene ne nje provim libri me Maxin e ndjere dhe ky legeni bashke me spiunin tjeter Apollon Baçen donin te na takonin e Maxi u nis rrembimthi dhe dolem jashte , nuk mund ti duroj dot spiunet tha.