Basha takon Shoqatën e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë: I thashe se po shkatërrohet çdo sektor i ekonomisë për faj të Edi Ramës, i tregova zgjidhjen

11 Maj 2020, 15:25Politika TEMA

Lulzim Basha ka takuar përfaqësues të Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.

Ata ndanë sot me kryetarin e Partisë Demokratike,  shqetësimet e tyre për ecurinë e mëtejshme të aktivitetit pas pandemisë Covid 19.

Basha foli për atë që ai e quan shkatërrim të ekonomisë.

Partia Demokratike njofton se:

Përfaqësuesit e Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë shprehën shqetësimin e thellë për uljen e ndjeshme të prodhimit dhe të eksporteve, por edhe për humbjen e vendeve të punës, faktorë që kanë prekur pjesën dërrmuese të bizneseve prodhuese.

Paketat ekonomike të qeverisë nuk e kanë ndihmuar aspak këtë sektor që, çdo ditë e më shumë, po varfërohet dhe rrënohet nga pandemia e krizës ekonomike. Mungesa e likuiditetit në zinxhirin prodhues, shoqëruar dhe me mungesën e aksesit në garancinë sovrane janë faktorë shtesë që e bëjnë sektorin e prodhimit shqiptar një nga më të rrezikuarit nga falimentimi për shkak te keqmenaxhimit të ekonomisë gjatë periudhës së pandemisë.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ndau shqetësimin se pandemia ekonomike po shkatërron çdo sektor të ekonomisë, duke rritur ndjeshëm varfërinë dhe papunësinë. “Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek nga qeveria, biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen dita-ditës. Qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve dhe në favor të miqve të saj. 41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milionë shqiptarë, ku janë qindra e mijëra të papunë dhe biznese gati për t’u mbyllur, ndërkohë që, po kaq, i ka dhënë qeveria klientëve të saj për 2 km rrugë tek Unaza e Re”.

Kryetari Basha i konsideroi të drejta shqetësimet e ngritura nga Shoqata e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe i siguroi ata se PD do të jetë në krah të biznesit duke mbështetur kërkesat e tyre legjitime, si rruga e vetme për të shmangur katastrofën ekonomike dhe humbjen e dhjetëra mijëra vende pune.

8 komente në “Basha takon Shoqatën e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë: I thashe se po shkatërrohet çdo sektor i ekonomisë për faj të Edi Ramës, i tregova zgjidhjen”

  1. Zigur Qarri says:

    Zgjidhja eshte:
    7 x 7 = 42

    1. Ver Llapa keshillatar i Lulit says:

      Ose pasi ke fjetur futja kot ato qe ke pa ne enderr.
      Po keto cfare jane karrige zyre apo shezlongje plazhi!!

  2. Mahmut shqiptari says:

    Vazhdo papagall

  3. Dhe “Rruga e Kombit” si ish minister transportit = 7 x 7 = 42 = gjumi “letargjik” me “tramvajin” Kinostudio-Kombinat = “faljen” e detit Greqise si ish minister i jashtem = 4 Martiret e Demokravise te vrare ne Bulevardin Deshmoret e Kombit si ish minister Puneve te Brendeshme = vjedhjen e votave me +10 kur u zgjodhe kryebashkiak me dembel dhe me hajdut dhe me gjumash i Tiranes = shqup lesh e li hesapi ?????????????????????????

  4. Qamke Devolliu says:

    Tyryry Tyryry!
    7 x 7 s’bejne 42!

  5. gjergji says:

    Pal Vata i kohnave modern.Sala e din kete.Aferim.

  6. Vlesh says:

    Edhe une e kam qejf zgjidhjen 7×7=42.

  7. Holandezi Fluturues says:

    Pirdh o pirdh dhe u thuaj,
    Se u sh’thurr hordhi e huaj..
    Dhe pastaj futi një të fluturuar (me pras) për Holandë…. o maratonomak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje