Zef Mazi është ndër diplomatët e paktë shqiptarë që ka përvojë të madhe në politikën ndërkombëtare – ka qenë ambasador në Londër, i dërguar i Tiranës në OSBE dhe zyrtar i lartë në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore të OKB-së. Një pjesë të punës së tij profesionale Mazi ia kushtoi Kosovës. Tani Zef Mazi është emëruar drejtues i bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Një emërim i qëlluar, ndonëse gjasat për fillimin e negociatave me Brukselin tani për tani duken të vogla
Nga Enver Robelli
Kur në vitin 2010 vdiq Norman Wisdom, aktori i njohur britanik, një pasardhës i denjë në skenë i Charlie Chaplinit, BBC-ja e ftoi në studio diplomatin shqiptar Zef Mazi. Nuk bën vaki shpesh që diplomatë të vendeve të vogla të thirren në studio mediash të njohura për të folur për aktorë apo personalitete të tjera të jetës kulturore. Zakonisht ambasadorët e vendeve të vogla intervistohen nga mediat prestigjioze kur nga vendet e tyre vijnë lajme të këqija: kriza politike, tensione të mëdha, luftëra civile.
Në intervistën e shkurtër për BBC-në, Zef Mazi tregoi se përse Norman Wisdom ishte i popullarizuar në Shqipëri. Ai ishte ndër aktorët e paktë perëndimorë filmat e të cilit ishin të lejuar në Shqipëri. Norman Wisdom luante shpesh rolin e punëtorit proletar që lufton kapitalizmin. Në vitin 1995 ai vizitoi Shqipërinë, ku u prit me entuziazëm nga shumë fansa dhe nga kryetari i atëhershëm, Sali Berisha. Wisdom vizitoi një projekt të financuar nga Britania e Madhe për përkrahjen e fëmijëve dhe u shpall qytetar nderi i Tiranës. Më 2001 aktori erdhi sërish në Shqipëri – kësaj radhe për të parë ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Anglisë, për të cilën atëbotë luante David Beckham. Kështu Tirana mirëpriti dy yje britanikë. Në intervistën e tij për BBC-në, Zef Mazi lë përshtypjen jo të një diplomati inferior ballkanik, por të një zotërie (apo zotnie, siç thuhet në Shkodër, qytetin e origjinës së Zef Mazit), i cili flet një anglishte që është muzikë për veshë.
Gjatë fundjavës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se e ka emëruar Zef Mazin drejtues të bisedimeve për anëtarësim në BE. Ky emërim është befasues. Mazi ka qenë një kritik i ashpër i shumë veprimeve të Qeverisë së Ramës. Caktimin e Gent Cakajt në postin e ushtruesit të detyrës së ministrit të Jashtëm në Tiranë, Mazi e ka quajtur “një turp”, duke e akuzuar politikanin e ri dhe ambicioz si të papërvojë. Para se Shqipëria të merrte kryesimin e OSBE-së, Mazi pyeti: “I njeh Kryetari ynë i Radhës mandatet e këtyre misioneve (të OBSE-së), pikat kyçe të tyre, zbatimin e tyre, qëndrimet e shteteve rreth tyre, etj.? Sot bëhen një numër mbledhjesh çdo javë në OSBE, në Vjenë. Për t’i drejtuar ato mirë duhet përvojë e gjatë diplomatike, duhet kompetencë e madhe në organizata ndërkombëtare. (…) Kryesia e Radhës e një organizate, si OSBE-ja nuk është as lojë volejbolli, as basketbolli”.
Nëse ka diçka që nuk i mungon Zef Mazit, atëherë ajo është përvoja diplomatike. Filolog, historian dhe jurist, Zef Mazi ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Londër, si përfaqësues i Shqipërisë në OSBE dhe së fundi si asistent i posaçëm i drejtorit të përgjithshëm për strategji në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA) me seli në Vjenë. Një pjesë të konsiderueshme të punës së tij profesionale Zef Mazi ia ka kushtuar Kosovës. Që në vitet ‘90 ai ishte një mbështetës i sinqertë i lëvizjes për pavarësi të Kosovës dhe bashkëpunëtor i kryeministrit Bujar Bukoshi. Përveç angazhimit për Kosovën në forumet ndërkombëtare, Mazi ka shkruar edhe një sërë punimesh mbi të drejtën e Kosovës për pavarësi dhe integrimin e Shqipërisë në strukturat euro-atlantike. Këto punime janë botuar në institute dhe universitete të njohura perëndimore.
Nuk ishte befasi që Mazi kundërshtoi idetë mbi prishjen e kufijve të Kosovës – ide kjo që ka gjetur përkrahës në Prishtinë dhe nuk është kundërshtuar në mënyrë aktive nga Qeveria aktuale në Tiranë. Shkëmbimi i territoreve, sipas Mazit, “rrëzon raison d’etre të paprekshmërisë të kufijve të Kosovës qëkur ajo ishte krahinë autonome e ish-RSFJ-së, të paprekshmërisë dhe të kompaktësisë të territorit të Kosovës. Nëse ndodh, ajo do të ecë drejt delegjitimimit edhe të luftës së NATO-s dhe të vetë pavarësisë së Kosovës, me ndihmën edhe të Shqipërisë në këtë rast, apo të ndonjë drejtuesi të saj e të Kosovës, në emër gjoja të vendosjes të një paqeje të gjerë, të qëndrueshme, paketë, në këtë zonë të turbullt të Ballkanit. Ajo do qesë në asgjë për çka edhe u bë gjithë ajo përpjekje e vuajtje popullore të disa brezave, mbi 100 vjet me radhë, dhe ajo luftë e gjakderdhje e madhe, deri sa u arrit pavarësia”.
Emërimi i Mazit vjen në një moment kur Qeveria e Edi Ramës, bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, kanë bërë edhe një hap drejt shembjes së godinës së Teatrit në kryeqytetin shqiptar, me synimin që aty të ndërtohet diçka e re. Kritikët këtu shohin një përpjekje për t’ia falur ca tokë të vlefshme oligarkëve, të cilët do të ndërtojnë një teatër ndoshta futurist dhe rreth e rrotull ndërtesa të tjera, të cilat mund të jenë burim i madh parash në të ardhmen. Argumenti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës se teatri i tanishëm na qenkësh një mbetje e fashizmit, është – thënë më së buti – qesharak, sepse me këtë argument do të duhej rrëzuar gjysma e qendrës së Tiranës, që është ndërtuar nga arkitektët e Italisë fashiste.
Emërimi i Mazit mund të jetë një lëvizje për të larguar pak vëmendjen nga konflikti i ashpër mbi teatrin. Gjasat që Mazi të fillojë negociatat për hyrjen e Shqipërisë në BE tani për tani janë minimale, duke pasur parasysh mungesën e gatishmërisë së Brukselit për të integruar dhe anëtarësuar vendet e Ballkanit. Sidoqoftë, emërimi i Mazit, nëse nuk është bërë për efekt propagandistik, tregon se Edi Rama ende ka një talent për befasi të këndshme.
Në vitin 2002, Mazi ishte kandidat për president të Shqipërisë. Nuk u bë president për shkak se liderët e atëhershëm të Shqipërisë vendosën ndryshe. Dhe gabuan. Mazi ishte i denjë për president. Dhe i denjë është tani edhe për t’i drejtuar negociatat e Shqipërisë për hyrje në BE, ndonëse – edhe këtë duhet thënë – në karrierën e tij të gjatë, mbi 40-vjeçare në diplomaci, ai nuk është marrë direkt me raportet mes Shqipërisë dhe BE-së.
C’fare pune ka Zef Mazi me theatri o idiot i lindur rrot belli
As jurist e as filolog. Thjesht mesues anglishteje.
Hahaha. Mesues anglishteje. Po cfare ka bere macoku Zef me energjine berthamore o Zike? Apo si shkodran te tana i din e te tana i ban. Sa per ambasador, hahaha, i shof keta ne Itali, koriere e shofere jane, diplomaci nje mut. Mua me kane thene ka 2 vjet ne pension rrugeve te Vienes. Gjynaf, pse ta leme Austrine me refugjate rrugeve. E bon Rot-belli gjeni, hahaha kandidat per president??? Ku ka Shqipnia kandidatura per president?? Me sa shkruan Rotbelli, ky qenka lang groshet, ja qitet bojen keq filologut dhe juristit berthamor.Te paskan mesu keq Rotbello, ose je pagu me e diskreditu shkodranin nga Puka.Hahaha.
Po fol moj Sheqere??ca pune ka me teatrin kjo levizje. Zef Mazin e kam njohur personalisht 35 vjet me pare dhe vertet ka qene i pregatitur qe ne ate kohe dhe nuk ka nevoje per levdata por deaha ti them ketij Enverit qe eshte idiotlllek qe te mendohet se kjo levizje qe Rama beri na qenka nje levizje per te hequr vemendjen tek prishja e Teatrit. Kete gje na e kujtove ti o Enver por kujt i bie ndermend per Teatrin apo aq me teper zagareve qe e ruajne ate??? Budallalleqe.
Une besoj qe vertet Mazi eshte nje diplomat i mire dhe me behet qejfi qe eshte zgjedhur ne postin e ri.
Por po marr shkas nga shtjellimi qe i ka bere autori i ketij shkrimi qendrimit kritik te tij ndaj ministrit te jashtem apo te qeverise shqiptare. Mua me duket qe qellime te tilla jane ne kundershti te plote me etiken dhe pozicionin e nje diplomati karriere apo zyrtari te larte te administrates publike – qofte ky edhe ish ambasador. Me fjale te tjera nese nuk te pelqen linja politike/dilomatike e vendit tend mund dhe duhet ti besh keto kritika brenda linjave te komunikimit zyrtar ose ne te kundert jep doreheqejne dhe bej kritika te hapura – por gjithmone brenda nje caku etik e moral. Pra sharja apo fyerja e nje individi qe nuk te pelqen ty nuk eshte aspak. le te themi, diplomatike. Si rrjedhoje Mazi nuk duhej ta pranonte rrolin e ri qe i ka dhene ai Kryeminister apo minister i jashtem qe ai s’ka lene gje pa thene e share (ne menyre “jo-diplomatike”).
Mua me duket se kur individe shqiptar bien nga fiku, qe e quajne si fikun e tyre, shohin si te vetmin menyre per tu bere present dhe shkelur syrin padronit te rradhes, eshte qe te bejne sa me shume potere dhe sharje – gjoja me qendrime principale kunder ish-padronit – qe ose te ri=punesohen nga ky padron apo sic ndodh ne shumicen e rasteve per te treguar qe jane te gatshem t behen mish per top per anen kundershtare.
Pra Mazi sipas meje ka arritur ate qe donte – tregon sesa me ndryshe vepron Rama ndaj kritizereve te tij – dhe do te bente mire qe te pakten ne sensin etik ti kerkonte falje publike ministrit te tij te jashtem per fjalet pa vend qe ka leshuar ndaj tij (qofte edh nese e ben kete ne privatesi)
Ama ka qene mbeshtetes i qeverise se Bujar Bukoshit,qenkerka tejet inteligjent e i pergatitur!Te mbeshtetes qeverine e ketij fare Bujar Bukoshit qe perdori Berisha duke e ndihmuar me mercenare per te shtypur protestat mbarepopullore ndaj rregjimit fashit te Berishes ,do te thote qe ose je miop ose dashakeqes si puna jote o Rob eli qe vazhdon me telin e qiftelise te na i besh veshin me melodioz se sa duhet !Siç duket ju e keni te veshtire per te pare me gjere se çiftelia problemin madhor te kombit ndaj dhe i bini te njejtes vegel me dy tela!O hej o hej o hej!Ti vazhdon ciklin e kahershem “doni me per Belulin”!Qe te besh diplomaci per vendin tend nuk eshte patriotizem por obligim si Shqipetar!
Me i suksesshem ka qene ne Agjensine e energjise barthamore. Pa zoterine qe nuk ia kishim degjuar emrin, do te mbeteshim pa arme barthamore dhe pa ate centralin e madh atomik te Rroskovecit. A jeni ne terezi?
Opa si zakonisht.E gjithe Shqup e PD e Shkodres ne kambe.Kerkim I parreshtur ne gjithe dekumentacionet biografike te tija e tjeter do verifikojne se ky “tradhetar” eshte nje hajdut e kriminel???Do argumentojne me “fakte” konkrete se Zefi eshte hajdut sepse kur ishte 8 vjec ka vjedhe kumbulla ne bahcen e komshiut (megjithese shtepit ishin te lidhura me arkapi) e kriminel sepse jo vetem vidhte kumbullat por I kepuste edhe deget e pemes .bile bile at dege qe kishte kumbulla ma shume.MOS U HABISNI PER KTO QE SHRUAJTA SEPSE KY ESHTE STRATEGJIA E MENTALITETI I PD.Do presim edhe pak deklaratat “zbuluese e te bazuar ne dokumente” per kte “kriminel e hajdut” nga personalitetet e larta te PD si Luli,Gazmendi,SPAHIJA e pa tjeter genjeshtari,manipulusi e skenaristi I filmave holivudiane “babale” vagabondi Salianji ne Shqup,e kudo do organizohen konferenca antiMazi ku pa tjeter PD do krenohet per denoncimet e luften e saj kunder “hajduteve e krimineleve(imagjinar,si zakonisht) e per pastertin bile edhe etike te funksionarve shteteror.E thane ma shkurt jane BUDALLEPSUR tashma kolektivisht e gjithe PD.
Problem nuk është Mazi…
Edhe pse Robelli i mëshon faktit të punuarit në Agjencinë ndërkombëtare të energjisë bërthamore..
Se ça lidhje ka kjo me pozicionin ??
OK të tjerat, diplomat karriere (mos të gërmojnë më shumë se si , qysh e tek , e kush)..
Është fakt se duket që Edi Rama po ndryshon pak rolin e vet si duket para zgjedhjeve..
Nuk më duket si tolerancë por thjesht si ndryshim mix në stil (pak alla Fatos Nano) që promovohen ata që bëjnë qëndresë ose janë kundër për të zbutur dhe amortizuar gërryerja .
Kur në fakt, përreth dihet çfarë ka mbledhur. Kryesisht mosha të reja pa shumë eksperiencë por thjesht ushtarë të bindur që komandohen dhe menaxhohen lehtë…
Ja ta shohim sa realisht hapësira do ti lënë Mazit dhe çfarë do qullosi dhe ky me pozicionin e ri..
Suksese
ERTV – Robeli nuk i meshon faktit te punuarit ne ANEB…. , por me qe shkruhet per kete person, patjeter qe duhet dhe CV-ja e tij. Te prezantohet tek publiku se kush asht ky person. Detyra e tij e re, asht teper e randesishme per ne.
Per te tjerat je korrekt, i ke ra pikes.
Qe sqaron figuren e Edi Mazit, ben mire. Mazi duket kandidature e qelluar. Per te tjerat ke bere nje lemsh me komplekset e tua. Ky eshte Rama, nuk merret me inate po i gjen njeriun punes.
Ka për ti sabotuar negociatat pasi është ushtar i Berishës dhe berishjanët nuk bëjnë asnje punë të hajrit nqs i jepet mundësia për ti prishur punë kundeshtarëve politik edhe nëse dëmtojn Shqipërinë.
Robell,c’ka ke shkruajtur per Mazin eshte ok. Problemi eshte qe po aq (rreshta) ke shkruajtur per Teatrin (!?),qe dukshem e ke shume merak. “Konflikti I ashper per Teatrin” eshte vetem ne trurin tend ! Nuk besoj te kesh pare ndonje cfaqje ne te.Me vjen keq se Zefi,nuk e meriton kete lloj shkrimi “turli” ! Kush ka “mllefe”,nuk duhet te shkruaj per publikun.Ti je nje nga keta.Lymi Tutit
Mazi emerimi I vetem i sakte Rames….cuditem si ka mundesi…ai do vetem sharabajka,femije,injorante qe ti rrahi e shaje….se shpjegoj dot…….
Pershendetje!
Megjithese kemi qene bashke per nje kohe te gjate ne sistemin e diplomacise sone, drejtperdrejt e njoh pak, z. Mazi. Por, kryesorja eshte vepra dhe aktviteti i tij i suksesshem. Per mendimin tim, ai mbetet nje nga diplomatet me te shquar shqiptare, me i kompletuar profesionalisht dhe, si i tille, eshte zgjadhja me e mire per kete Detyre te larte. Gjithashtu, krahasuar me diplomate te tjetere bashkohore, qe mund te quhen po aq te suksesshem sa z. Mazi, ajo qe ben diferencen e rendesishme, eshte – mendoj – karakteri i tij i drejtperdrejt, i hapur, i sinqerte qe nuk ben kompromis asnjehere me idete e tij. Pra, si diplomat dihet qe ai e ka per profesion kompromosin, por, une po flas per kompromisin para realitetit, pra para materializimit te ideve.
Ambasador Mazi! Ne radhe te pare suksese jo per ty si person, diplomat, funksionar nderkombetar, me personalitet dhe integritet te spikatur, por per ate qe ju do te perfaqesoni: Shqiperine dhe shqiptaret qe kane pritur dhe presin kaq gjate integrimin ne Europen tone te vjeter..
Harilla Goga – Sinçerisht. Ashtu siç e pershkruan ti zotin Mazi, duket se asht njeriu ma perfekt per kryeminister, per te cilin kemi nje nevoje urgjente.
Njerez me keto cilesi i duhen udheheqjes tone.
Nje shkodran , i nje familjeje te permendur qytetare.
I ecte mbare, per te miren e vendit.
Dakort me Harilla Gogo, sepse Harilla e njeh mire, nga MPJashtme.
Me vjen keq qe Zefi e ka lene CV e vet ne dore te Enver Robellit, qe ka shkruar rroma per toma. Torobell hesapi.
Zefi ka pas qene cun i mire, Kemi pas pire vere me shtamba. Nepunes i kompletuar para 30 vitesh. Te DPPostave. Shoqeronte edhe delegacione te huaja ne ate kohe. Anglishtfoles i kualifikuar, Nuk e di ku dhe kur e mbaroi Juridikun!!? Ka qene nepunes i prapavijes te Agjensia Atomike. Jovani dhe Perparimi kane pas qene eksperte atomik te Agjensise. Ka bere kariere, mbas 1991, bravo i kjofte. Ka dit me mbijetue, Aferim. Ka shkruar kunder Edi Rames te DITA, me shkrojtes Enver Robellin??? Gjithesesi, me i ra shkurt muhabetit, Zefi eshte flori i kulluar perpara bajgave qe mbushin sot zyrat e shtetit ne te gjitha fushat dhe nivelet e saj. Te vafte mbare edhe kjo rruge e fundit, se u plake edhe Ti. Cfare thote Kopi? Apo varja? Te fala.
Z. ENVER,
Nuk kam dëgjuar si ndërtesa e teatrit në Tiranë prishet, se e ka bërë fashizmi. Këtu manipulon me dashakeqësi. Ajo ndërtesë, karakatinë tashmë, nuk kryen funksionin për të luajtur teatër. Nuk ka kushte për aktorët, spektatorët. Madje, është ngrehinë e rezikshme si konstruksion. Pa dhoma provash, pa banjë, pa dishe, pa ngrohje, pa skena moderne, pa dy salla, pa ndriçim dhe…E SHËMTUAR! Ka qënë ndërtuar shpejt e shpejt për nevoja ushtarake me një jetëgjatësi 15-vjeçare. Nga halli është kthyer në teatër kombtar dhe ngeli ashtu deri më sot. Ata që ju shihni në mbrojtje të kësaj stalle pulash të një koperative bujqësore janë një tufë anarshistësh të përdorur nga politikanë, që duan vetm trazira. Dhe dihet, i dashur Enver, se kush më së shumti ka dëshirë të shohë vetëm flakë në Tiranë. Kjo e teatrit është flakë kashte, mos i fryni dhe ju andej.
Robell. Qenke nje bole Kosove zotrote. C’lidhje ka Mazi mr teatrin o trap? Sa per ate se Rama nuk ka intelektual te tjere, ketu ke te drejte. Te ka dhe ty por paska harru.
Zef Mazi eshte pinjoll i nje familjeje te nderuar, shkodrane ne origjine, por ai ka lindur e eshte formuar ne Tirane. Babai i tij, Matish Mazi, ka qene nje jurist i njohur ne qarqet e juristeve ne kryeqytet. Zefi, sic shkruhet me te drejte, eshte nje diplomat i sprovuar. I uroj atij dhe kryeministrit Rama, i cili e ka zgjedhur te jete perfaqesuesi i Shqiperise ne negociatat me BE, suksese ne kete mision delikat e te nderuar.
Zef Mazi eshte nje figure bajate e nje klase diplomatesh te ciket nuk kane patur asnje merite dhe kontribut real ne diplomacine shqiptare, e cila eshte sot ne pike te hallit vec prej tyre. I gjendur rastesisht ne postin komod, ka mbijetuar fale servilizmit konstant me pushtetin dhe megallomanise karakteristike. I emeruar politik ne organizata nderkombetare, pijanec dhe qylaxhi i njohur i Qytetit te Vjenes, dhe deri dje pensionist gjobvenes i qeverise per te vazhduar e perfituar. Sukseset nuk maten me vende pune ku eshte komanduar nga pushteti, maten me rezultate, dhe te tilla z.Mazi ska patur – veçse ka ngrene e pire qyl nga Vjena ne Londer. Artikulli me lart, tregon vec komplekset e trishta te shqiptareve te zakonshem perpara figurave qe kane pare ne televizor, figura qe ne fakt sukses te vetem kane qe ia dalin qe me ane te gjobave te qendrojne ne siperfaqe si figura te nderuara qe ne fakt skane qene asnje dite. Emerimi i Mazit eshte turp per Kryeministrin Rama dhe politiken e jashtme shqiptare dhe veçse tregon gjendjen e deshperuar qe ajo eshte.
Besniku i Berishes negocion per Shqiperine ne BE. Sipas mesimeve te tij, cdo gje do shkoj sa me mire. I pafshi hajrin.
Ku jeton ky Mazi?! Në Shqiperi apo refugjat pensionist në Vienë, siç shkruhet më lart?! Nejse. Une do të thonja se nuk eshte hera e pare qe Rama i zgjedh kuadrot nga e djathta. Se nuk ka besim te specialistet e Partise Socialiste. Keshtu ngjau me atë qe dergoi per ambasador në NATO, me ish -kryeprokuroren e perkohshme Arta Markun etj etj. Kjo per faktin se vete Rama eshte i djathte që kryeson nje parti të majte! Ndersa Partia Demokratike eshte udhehequr nga nje i majtë ekstrem, por gjysem i çmendur, si Sali Berisha! Paradokse shqiptare keto. Persa i takon teatrit, ai nuk prishet se qenka relike fashiste, siç mashtron rotobelli, por se eshte nje karakatine që duhet rinovohet nga e para.
Ne Mbreterine e Bashkuar,Zef Mazi i dha nje mbeshtetje te fuqishme bashkimit te komunitetit shqiptar dhe prezantoi me dinjitet, se bashku me aktivistet e komunitetit, projektin e njohjes se gjuhes shqipe si lende te GCSE ne shkollat shteterore angleze!
Te huajt, ne cdo takim te komunitetit shqiptar e kane degjuar me interes dhe jane shprehur me konsiderata te larta per prezantimin qe i ka bere komunitetit dhe Shqiperise ne Angli.
Krenare qe kemi bashkepunuar me te!
Kryesore qe ka ndikuar tek Rama them qe eshte,se zoteria eshte nje njohes shume i mire i gjuhes angleze. Gjithashtu edhe me pervoje ne diplomaci. Duhej nje kombinim i ketyre qe mendoj se ndikuan tek Rama. Pastaj te tjerat pese ma shume e pese ma pak nuk hyne ne pune tek Rama per kete zgjedhje. Kryesore ketu mendoj se Rama u nis nga principi qe drejtuesi i grupit te mos stononte dhe te koritej para botes ,vete Shqiperia.