OSBE s'lëviz nga afati: Mbledhja e Këshillit Politik për Reformën hap përpara. Gjeni gjuhën brenda 31 majit!

11 Maj 2020, 21:49Politika TEMA

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar në lidhje me bledhjen e Këshillit Politik për vijimin e Reformës Zgjedhore.

Sipas Prezencës, mbledhja e këshillit shënon një hap përpara. Kërkohet gjithashtu dakordësi mes palëve për të përmbyllur procesin brenda 31 majit.

Mbledhja e sotme e Këshillit Politik shënoi edhe një hap tjetër përpara në procesin e reformës zgjedhore. 

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e mirëpret dakordësinë e partive për ta përmbushur reformën zgjedhore në këtë forum deri më 31 maj dhe përsërit gatishmërinë e saj për të vijuar ta mbështetë këtë proces, së bashku me kolegët e OSBE/ODIHR-it”, reagon OSBE.

Ndërsa opozita jashtë parlamentit kërkon qëndrime konkrete nga mazhoranca për Reformën Zgjedhore, socialistët shprehen se ka një tendecë të opozitarëve për ta fshirë atë që është arritur deri tani.

Megjithatë palët duket se kanë përmendur datën 31 Maj si datën finale për miratimin e kësaj reforme, ashtu sic rekomandon edhe OSBE.

1 komente në “OSBE s’lëviz nga afati: Mbledhja e Këshillit Politik për Reformën hap përpara. Gjeni gjuhën brenda 31 majit!”

  1. DinPak says:

    Tani qe e shpallet se brenda dates 31 Maj duhet te perfundoje patjeter reforma zgjedhore, tani ua rregullojne mire xhahilat e Saliut, i fusin nje braktisje te mbledhjes ne fund fare, siç bejne gjithmone, qe te mos kini as kohe per t’iu lutur. Sebepin e kane te gatshem: maxhoranca eshte kunder reformes zgjedhore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje