Lleshaj shpjegon si do largohen policët mbi 55 vjeç: Trajtim financiar për punonjësit që dalin para kohe nga shërbimi

11 Maj 2020, 20:26Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Sandër LLeshaj ka dhënë detaje se si do zbatohet reforma për largimin e punonjësve të policisë mbi 55 vjeç.

A mund të na e shpjegoni çështjen e moshës së policëve dhe daljen në pension se ndoshta ka dhe ndonjë keqkuptim?

“Ka keqkuptime. Sigurisht që vendimi i qeverisë për të miratuar vendimin për trajtimin financiar të punonjësve të policisë që dalin para kohe nga shërbimi është një nga investimet më të mëdha, më serioze, në mbështetje të policisë së shtetit.

Policia e shtetit është një strukturë e cila e kryen angazhimin e saj përmes shumë elementëve ku elementi fizik ka një rëndësi të dorës së parë, pra patrullimi, kontrolli i territorit, përballimi i konflikteve, zgjidhja e konflikteve, përballimi i turmave, përballimi i ngjarjeve masive, monitorimi dhe patrullimi i kufijve, e shumë e shumë të tjera që kërkojnë njerëz me parametra fizik të përshtatshëm për të kryer këtë punë me angazhim të lartë fizik. 

Për këtë arsye kërkohet që policia tonë përveç se duhet të shtohet në numër, duhet edhe të rinohet në moshë për arsye se kemi një moshë mbi 45 vjeç si moshë mesatare e cila është shumë e lartë me vendet të cilat ne krahasohemi. Vendet e rajonit dhe më tej.

Dhe që të adresohet kjo çështje ka dy rrugë; ose t’i nxjerrësh pa i trajtuar njerëzit duke i thënë që nuk plotëson parametrat fizikë, kushtet janë këto, mirupafshim shko te shtëpia, ose t’i nxjerrësh duke i trajtuar. Ne kemi zgjedhur këtë të dytën. Ne do t’i nxjerrim atëherë kur është e domosdoshme. 55 vjeç e lartë do të thotë mbi 55, pra mund të jetë 56, 60,61 varet…

Ata që do të dalin do të jenë jashtë shërbimit, do të marrin një trajtim financiar. Pastaj përveç trajtimit financiar përfitojnë edhe trajtime të tjera nga sigurimet shoqërore për shkak të pensionit. Dhe në total trajtimi financiar i tyre shkon afërsisht sa rroga që kanë sot.

Por nuk do të thotë që kjo do të aplikohet masivisht sepse kjo varet nga fuqia jonë financiare. Varet rast pas rasti dhe nga buxheti. Nëse do kemi buxhet do ta aplikojmë, nëse nuk kemi do rrimë me këtë që kemi,  por e rëndësishme është kjo që punonjësit e policisë janë të garantuar plotësisht që edhe nëse do të dalin nga shërbimi këtu nuk do tu cënohet asgjë nga standarti i jetës dhe nuk do rrezikohen nga “përfundimi në rrugë” dhe ky është gjithë qëllimi.”

5 komente në “Lleshaj shpjegon si do largohen policët mbi 55 vjeç: Trajtim financiar për punonjësit që dalin para kohe nga shërbimi”

  1. Alban says:

    Nese miratohet e zbatohet eshte nje nder ligjet me te shkelqyer per ato p.policie qe kane sakrifikuar 30 vjet te jetes se tyre ne sherbim te qytetareve,shtetit e familjeve te tyre. Ky ligj per te qene efikas dhe jetegjate duhet te miratohet edhe nga opozita,se perndryshe do dale nje minister finance e do i degradoje policet si ne 2008,qe e ndyshuan ligjin dhe ju pergjysmuan pensionin nga 20,000 ne 13,000 mije. Nuk ishte ndonje fature e madhe deri ne 2030 pasi numri sa shkonte e zvogelohej. Nuk e di pse ajo shoqata e policise doli kunder ligjit. Ne vend qe ta mbeshteste e te kerkonte miratim me te gjere nga politika. Kur ju prishen interesat p.policise kjo shoqate fle gjume ose ben sikur po ngre zerin.

  2. Vk says:

    Po kete pse se kap reforma, se ky jo vetem kushtin e moshes po as te mendjes nuk e ploteso

  3. Nardi says:

    O zoti minister. Po ligji behet kur ka mveshtetje financiare.
    Jo, po patem leke do dalin ne lirim, po nuk patem, te vazhdojne punen.
    Hajde shtet leshi, o Llesh, hajde…

  4. Pilafi says:

    Po mirë zoti Minister që u bë një ligj per se mbari.Po ne qe jemi ne pension te parakohshem dhe marim 15.000 lek lopa na ka pjelle ? Ne nje shtet me 100 standarte . Hajde diskriminim hajde.

  5. E verteta says:

    Ligji nuk eshte fare favorizues,shiko zoti Minister se sta kane shpjeguar mire,biles ne disa aspekte edhe antikushtetues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje