Ish ministri i LSI për shtyrjen e zgjedhjeve në universitete: Iku Lena erdhi Prena

12 Maj 2020, 13:38Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë i LSI Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit për të shtyrë zgjedhjet në universitete.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se nuk ka asnjë ndryshim apo entuziazëm në lidhje me këtë vendim.

Sipas Manjanit ne nuk njohëm e as njohim universitete të lira dhe të pavarura nga politika që sundon.

Sa i takon kurrikulave apo nivelit të plagjiaturës akademike, Manjani thekson se aty ska asnjë dritë shprese….

Postimi i plote i Manjanit:

Iku Lena erdhi Prena…

Nuk kam asnjë lloj entuziazmi për këtë shtyrjen e zgjedhjeve në universitete me thënë të drejtën.

Maksimumi mund të ofroj një duartrokikje për një fitore të vogël të atyre që mbrojtën idenë që smund të ketë zgjedhje të ndershme kur universitetet janë të mbyllura.

Vetëm kaq.

Por që të mbaj frymën nga ideja se kur do bëhen zgjedhje e kush do zgjidhet të drejtojë departamentet e rektoratet, nuk ndodh.

Do isha hipokrit po të bëja ndryshe.

Për mua problemi ynë historik i universiteteve publike qëndron në koncept. Ne, këtu brenda katundit tonë, nuk njohëm e as njohim universitete të lira dhe të pavarura nga politika që sundon.

Universiteti pa liri akademike, karrierë puro akademike të profesoratit, produkte shkencore të konkurrueshme në treg, pavarësi (jo thjesht autonomi) buxhetore e financiare, NUK KA ASNJË KUPTIM.

Është kohë e çuar dëm madje, medemek studimi në to.

Nuk po hyj pastaj tek cilësia e kurrikulave apo niveli plagjiaturës akademike, se aty ska asnjë dritë shprese…

Për fat të keq kështu është!

Në këtë kuptim, kujt i plasi se kush ç’zgjidhet e kush zgjidhet ku në këto magazina njerëzish, që sillen kot pa asnjë produkt të konkurueshëm?!

Le të jemi edhe më të sinqertë se kaq. Cili udhëheqës që merr vendime në këtë vend e bazoi edukimin e fëmijëve të tij/saj tek universitetet që i kontrolloi e kontrollon vetë?!

Kush nga ata (ose nga kushdo i interesuar fundja) e di se si zgjidhen drejtuesit e universiteteve të huaja ku studiojnë të rinjtë e të rejat që çojmë me shumë atje?!

Kam idenë që ASKUSH!

Ama universitetet këtu duan ti kontrollojnë për ti sunduar, por jo për të shkolluar siç duhet rininë.

Kjo është hipokrizi që përpiqet të mbulojë krimin e keqedukimit të rinisë, por dëmet e mëdha financiare që i bëhen familjeve shqiptare.

Ndaj bindja ime ka qenë dhe mbetet që Universitetet duhet fillimisht të jenë të pavarura nga pushteti. Pastaj, në kushtet e lirisë së plotë akademike e pavarësisë financiare duhet të përpiqen të kenë produkt të konkurrueshëm në treg.

Deri atëherë është e kotë të harxhohet kohë se kush u zgjodh ku, apo kur do bëhen zgjedhjet për kë.

Nuk ndryshon asgjë me zgjedhje kur qeveria luan çil e mbyll me universitetin sipas qejfit politik të ditës. Llogjika që po merremi me ikjen e “Lenës” që të promovojmë ardhjen e “Prenës”, është puro punë pushteti, jo universiteti.

I keqardhur sa më sbëhet, por kohë e humbur…

2 komente në “Ish ministri i LSI për shtyrjen e zgjedhjeve në universitete: Iku Lena erdhi Prena”

  1. Ilir says:

    Sa i moncum qi ish dreqi.
    Po pse mor zoteri, ti kumutin ke studiuar?
    Mos vall keto gjera nuk shkojne mire kur jeni ne opozit.
    Mesoni si lidhen ushiret pastaj jepni mend. Nuk ju bene pershtypje se vetem katundaret flasin
    Tamam sikur i ka pjelle nje nene.

  2. shoku zenit says:

    Pyk kari eshte ky gjysme robi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje