Përfitimet e luleshtrydheve për trurin dhe dhëmbët

12 Maj 2020, 14:35Shëndeti TEMA

Luleshtrydhet përvecse të shijshme kanë dhe një sërë përfitmesh në shëndetin tonë. Ato aktivizojnë metabolizmin, mbrojnë dhëmbët, luftojnë celulitin, hipertensionin dhe plakjen.

Cfarë përmbajnë luleshtrydhet

Ky frut përmban shumë lëndë ushqyese të rëndësishme, sasi të konsiderueshme të acideve organike dhe flavonoideve antioksidues, kalcium dhe magnez anti-yndyror, vitaminë C kundër rrudhave dhe kalium diuretik. Luleshtrydhet janë përfshirë në mesin e super ushqimeve kundër plakjes në renditjen speciale ORAC (Oxygen Radical Absorbance Capacity) të hartuar nga USDA (Departamenti i Bujqësisë në SHBA), për përmbajtjen rekord në antioksidantë të dobishëm për shëndetin.

Luleshtrydhet ndihmojnë në humbjen e peshës

Antioksidantët që përmbahen në luleshtrydhe (acid ellagik, vitaminë C dhe flavonoide) ju ndihmojnë të humbni peshë, sepse ato kundërveprojnë me inflamacionet që parandalojnë disa hormone të stimulojnë humbjen e peshës. Për më tepër, këto antioksidantë që gjenden tek luleshtrydhet rrisin prodhimin e një hormoni të quajtur adiponectin, i cili stimulon metabolizmin dhe zvogëlon oreksin, si dhe ul thithjen e niseshtes. Përveç kësaj, ata janë në gjendje të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe kështu të parandalojnë diabetin dhe formimin e yndyrës.

Luleshtrydhet janë të mira për trurin

Disa hulumtime kanë treguar që luleshtrydhet kanë një aftësi të lartë për të stimuluar një mekanizëm natyror që e çon trurin drejt “vetë-pastrimit, duke eleminuar substancat toksike që promovojnë zvogëlimin e funksioneve të trurit, të tilla si kujtesën, dhe shfaqjen e çmendurisë, përfshirë Alzheimerin, dhe Parkinson. Me kalimin e kohës, akumulimi i mbeturinave dhe toksinave bën që ky mekanizëm të bllokohet dhe kjo shkakton dëme tek neuronet.

Frut i dobishëm kundër rrudhave

Përmbajtja e vitaminës C e luleshtrydheve (pesë copë përmbajnë një sasi të vitaminës C të barabartë me atë të një portokalli) promovon prodhimin e kolagjenit, proteinë që parandalon rrudhat dhe forcon kapilarët duke zvogëluar celulitin.

Luleshtrydhe zbardhin dhëmbët

Këto fruta përmbajnë xylitol, një substancë e ëmbël që parandalon formimin e pllakës dentare dhe vret mikrobet përgjegjëse për frymën e keqe. Për më tepër, nëse fërkoni një luleshtrydhe direkt në dhëmbë, acidet organike që përmban ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve tuaj nëse e përdorni këtë metodë për disa ditë rradhazi./Riza.it/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje