“Erdhi me një shok më kapi për fyti”, sërish në pranga ish-bashkëshorti i Albërije Hadërgjonajt i njohur si "bossi i kokainës"

13 Maj 2020, 08:39Lifestyle TEMA

Mentor Hadërgjonaj, një nga personazhet e njohur dikur si ‘bossi i kokainës’ dhe pjesë e dosjes së bujshme “Kokaina”, në vitin 2001, dhe njëkohësisht ish-bashkëshorti i këngëtares Albërije Hadërgjonaj ka rënë sërish në pranga.

Raportohet se 52-vjeçari është ndaluar nga policia pas shtatë ditësh i shpallur në kërkim.

Hadërgjonaj, i njohur edhe me emrin Din Gjonaj, rezulton të jetë i enoncuar nga i vëllai për dhunë në familje, para një jave.

Të njëjtat burime shtojnë se konflikti mes dy vëllezërve ka nisur për shkak të pronësisë së një objekti në Tiranë. Mësohet se sipas denoncimit të të vëllait, Gjonaj ka shkuar në ish-ndërmarrjen e materialeve të prodhimit dhe i ka kërkuar familjarit të tij të dalë prej andej.

Në momentin që ka shkuar në ndërmarrje, Hadërgjonaj ka qenë nën shoqërinë e një personi me inicialet S.K, i bashkëdënuar me Hadërgjonajn gjatë megaprocesit të kokainës.

“Ata më kërcënuan se duhet të dal nga banesa që kam brenda këtyre ambjenteve –tregon kallëzuesi- më pas vëllai më kapi për fyti dhe pastaj këputi çelësat e objektit. S.K, nuk me preku me dorë, por më thanë se do më nxirrnin zvarrë,”- mësohet të jetë shprehur i vëllai në denoncim.

Ndërkohë vetë Mentor Hadërgjonaj nuk e ka pranuar akuzën.

Kush është Hadërgjonaj?

Ai njihet nga publiku shqiptar edhe si ish-bashkëshorti i këngëtares Albërije Hadërgjonj, e cila në shumë intervista ka folur në lidhje me problematikat dhe historive që çuan në ndarjen e tyre. Përveç kësaj, 52-vjeçari, në vitet 2000 ka pasur në dorë të gjithë tregun e kokainës e Europës Qendrore.

Hadërgjonaj, i cili në ato vite ksihte edhe emrin Xhevdet Hadërgjonaj është i lindur në Deçan të Korçës.Ai dhe këngëtarja u ndanë në vitin 2007, pasi ai kreu 7 vite burg nën akuzën e përfshirjes në shitjen e lëndëve narkotike. Dyshja kanë dy vajza, Agnesa dhe Anxhelina.

9 komente në ““Erdhi me një shok më kapi për fyti”, sërish në pranga ish-bashkëshorti i Albërije Hadërgjonajt i njohur si “bossi i kokainës””

  1. Ilirida says:

    Oboboooooo,sa shumë burg paka bërë!!!!!!!?

  2. kulla bjeshkeve says:

    Ku bie ky Decani i Korces?

  3. miu says:

    Po si ka mundesi qe te gjitha “kengetaret” shqiptare jane te “lidhura” me drogaxhinj?!

  4. TIRona says:

    Po ja, bie te kuzhina e gazetarit analfabet dhe ballkoni i plakut Mero që ka këtë cilësi.

  5. shoku zenit says:

    Hahaha vipen po e rrahin si mushke
    Lavire hadergjonaj dhe cdo lavire tjeter flasim per keto vipet
    te hapin syte jo bythen kure duan te vendosin per jeten
    pak e ke duhej te kishte hedhur ne grop zifti se keshtu informoheni me mire
    Dicka per gazeten qe thote eshte baron droge dhe rraf gruan e vellezerit sa here i do
    trapi,
    po policia ku eshte apo vetem plotsoni artikullin

  6. Mandravellua says:

    O temmaaaa. Lat nam me kto budallalleqe …
    Nje lajm banal per Mentor Hadergjonaj e shoqeroni me 12 foto te Alberijes….
    Njelloj sikur ne cdo lajm per Edi Ramen apo Sali Berishen te vini 12 foto te Linda Rames apo Liri Berishes
    Vetem cica e bythe te jete, pa ci qi t’emen, ka lidhje apo jo me lajmin…

  7. Joana says:

    Decani i Korces? Interesant. nuk e kisha degjuar

  8. shqip says:

    Nuk duket si emër, mbiemër prej Korçe. Mos ka dashur të thotë Deçan I Kosovës ?

  9. Ceni says:

    Me trafik droge dhe me burg. Ai nuk behet me njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje