Reja: Gjimshiti ka ndryshuar shumë, tani është një prej më të mirëve të Serie A

13 Maj 2020, 17:28Sport TEMA

Berat Gjimshiti tani është një nga të preferuarit e Edi Rejës, megjithëse ky i fundit dikur nuk kishte besim në aftësitë e mbrojtësit të kombëtares sonë.

Tani Gjimshiti është një lojtar më i pjekur dhe i kompletuar, të cilit nuk i ka humbur në asnjë çast durimi. Ai ka pritur, ka punuar dhe ka fituar.

U la menjanë nga Reja te Atalanta dhe pësoi një zhgënjim në kombëtare, kur De Biazi vendosi ta lërë jashtë Europianit të 2016-ës. Ai qëndroi aty dhe i bëri të gjithë të ndiejnë pendesë. Është një nga më të mirët e kombëtares dhe së fundmi ka marrë edhe elozhet e trajnerit të kuqezinjve.

Edi Reja, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, e cilëson Beratin si një prej mbrojtësve më të mirë të Serie A.

“Po flasim për një lojtar tashmë të stabilizuar në Serie A, është një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit, i cili gjithashtu ka një rol të rëndësishëm në sukseset e Atalantës sezonet e fundit. Ka fituar besim dhe është rritur në nivel.

Gjimshiti është sot një tjetër lojtar në krahasim me atë që ishte kur mbërriti tek Atalanta dhe unë isha trajner”, u shpreh tekniku i kombëtares tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje