FSHF vendos 3 qershorin si datë për rinisjen e sezonit futbollistik, Gaz Demi: Unë doja të ndërpritej fare

13 Maj 2020, 12:47Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur 3 qershorin si datë për rinisjen e sezonit futbollistik.

Ky vendim është marrë pas mbledhjes së sotme ndërmjet FSHF-së dhe presidentëve të klubeve të Superiores.

Tashmë FSHF pret miratimin nga ana e qeverisë.

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, foli pas mbledhjes në FSHF në lidhje me vendimin e marrë që kampionati të rifillojë në datën 3 qershor, teksa deklaroi se ai dëshironte që gara të ndërpritej farë pasi sipas tij, Shqipëria nuk i ka kushtet e duhura.

Gjithsesi UEFA ka dhënë ultimatum që kampionati të rifillojë, pasi në të kundërt, penalizohen ekipet që shkojnë në Europë.

E vështirë që në Shqipëri të plotësohet protokolli, por do mundohemi. Do ketë kosto më të madhe. Shpresojmë ta realizojmë. Nuk është e vonuar data 3, qershor nuk mund të fillonte më shpejt. Unë doja të ndërpritej fare për vete.

UEFA nuk e lejon që të ndërpritet sepse digjen klubet që shkojnë në Europë. Partizani është jashtë Europë, por edhe kushtet e Shqipërisë, janë të vështira, ndaj opinioni im ishte që të ndërpritej. Por UEFA i penalizon klubet që shkojnë në Europë, ndaj do bëhet, por kushtet në Shqipëri janë shumë të vështira”, u shpreh Demi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje