Xhaka publikon një video në Instagram, serbët si gjithnjë ndihen të provokuar

13 Maj 2020, 12:01Sport TEMA

Mediat serbe vazhdojnë të ndihen të provokuara, sa herë që diçka nga shqiptarët ka të bëjë me ta.

Tashmë, duket se gjithçka është kthyer në një problem psikologjik dhe këtë herë të fundit ajo që ka shërbyer si “provokim” për ta ka qenë një video në Instagram e postuar nga Granit Xhaka.

Mesfushori me origjinë shqiptare ka shpërndarë një video ku një shqiptar godet letrën higjenike dhe në sfond dëgjihet komenti i ndeshjes Zvicër-Serbi në Botërorin e 2018, moment kur Xhaka shënoi golin e barazimit për helvetët. “2 ALBANIANS 2-1 SRB”, shkruhej në postim ku ishte etiketuar Xhaka.

Postimi është shpërndarë nga mesfushori i Arsenalit dhe mjaftoi për të shkaktuar polemikë në rradhët e mediave serbe të cilat kanë reaguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje