Rezidentët e Wuhanit në Kinë janë vendosur në radhë duke sfiduar dhe reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin, për të marrë pjesë në fushatën e nisur nga qeveria për të testuar 11 milionë banorët e këtij qyteti nëse janë të prekur nga koronavirusi, një ngjarje kjo që për nga përmasat konsiderohet nga autoritetet shëndetësore si e paprecedentë.
Fushata në epiqendrën e dyshuar të pandemisë së koronavirusi do të zgjasë 10 ditë dhe erdhi pas shpërthimit të vatrave të reja të të infektuarve që sollën shqetësimin e autoriteteve për një valë të dytë të mundshme.
Në një kohë kur Wuhani qëndroi për më shumë se 76 ditë i izoluar, i gjithë shqetësimi është se sa persona asimptomatikë mund të ketë qyteti, të cilët mund të infektojnë dhe persona të tjerë me virusin e ri vdekjeprurës.
Autoritetet bëjnë me dije se kanë si qëllim të testojnë 11 milionë rezidentë, me prioritet kryesor, nxënësit e shkollave, mjekët, punonjësit e transportit, marketeve dhe qytetarëve që hyjnë dhe largohen nga Wuhani për punë.
Nuk diskutoj demokraci apo jo demokraci.Nje shoqeri moderne ne sherbim te njeriut duhet te kete nje shtet te forte ,ku te garantoje perhere per te gjitha shtresat shendetin,aresimin,strehimin dhe mnimumin jetik.Perballe ,,demokracise,,indiane dhe,, diktatures ,,kineze,preferoj kete te fundit.Nderkohe besoj se pas pandemise vendet e pasura nen presionin e qindramilioneve do ti japim fund hiperliberalzmit te cmendur dhe do te rritin rolin e shtetit ne te gjitha aspektet jetike te shoqerise.Nuk ka rruge tjeter.Vetem idete socialiste moderne mund te garantojne nje jete dinjioze te garantuar per njeriun .Duke i dhene fund dallimeve te cmendura ne shperndarjen e pasurise dhe te te ardhurave per fryme.Ne epoken e arsimimit masiv dhe internetit njerezit nuk mund te jene me te poshteruar dhe mjeruar.