Ish ministri i LSI, thirrje për lëvizje të re: Koha për zgjim kombëtar, nuk durohet më

15 Maj 2020, 10:34Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar mbi situatën në të cilën ndodhet vendi ku shprehet se shqiptarët janë vendosur tashmë në qoshe të murit me një barrë problemesh përpara.

Teksa bën thirrje për zgjim kombëtar, Manjani rendit disa nga problemet më të dukshme në vend .

Postimi i plote i Manjanit: 

Në fillim është liria dhe demokracia.

Problemi është se shqiptarët janë vendosur tashmë në qoshe të murit me një barrë problemesh përpara.

Mali i halleve është aq i madh saqë vështirë ti bësh të gjithë në një mendje që të merren me një të vetme.

Ekonomia në krizën më të thellë pas krizës së piramidave. Për pasojë pasiguria e të sotmes e të nesërmes është e madhe.

Shoqëria kërcënohet nga varfëria. Varfëria nga skamja. Polarizimi social shkon drejt eksremeve.

Në këto kushte ligjet humbasin vlerën dhe vendin e tyre e zënë urdhërat arbitrarë. Për pasojë liritë dhe të drejtat dhunohen. Demokracia futet në krizë…

Shteti merr i gjithi fytyrën e pushtetit. Normat ligjore zëvendësohen me masa të jashtëzakonshme edhe kur nuk jemi në kushte të jashtzakonshme. Qeverisja zëvendësohet me sundimin e një personi. Zyrtarët ngrenë supet.

Hallet shtohen.

Pasuria publike trajtohet si private. Buxheti nuk mjafton. Borxhi shtohet. Njerëzit ndjehen të mashtruar, të vjedhur e pa shpresë.

Qytetet marrin pamje të trishtë fjetinash me erë të keqe. Qytetaria hesht. Banditët janë në rrugë.

Kriminelët janë edhe më të paprekshëm. Burg-burg-burg për çdo njeri normal.

Media keqinformon. Rrena shpallet monument kulture. Monumentet shëmben…

Të gjitha këto ndodhin për njëherë.

Tani më thoni ju për çfarë duhet protestuar më parë?!

Për mbijetesën e pasigurinë, varfërinë dhe skamjen apo për demokracinë, politikën, drejtësinë e trashëgiminë kulturore?!

Ky pra ishte qëllimi i monizmit të përçajë njerëzit edhe në idenë protestës. Të mos i bëjë ato unik në reagim. Taktika është veri para disa halleve njëkohësisht me qëllim që ti shfokusosh dhe të mos reagojnë për asnjërin. Ndërkohë sundimi të vijojë punën i qetë….

Ky është qëllimi.

Kjo spjegon edhe faktin që çështje të tilla si kushtetua, drejtësia apo teatri nuk marrin shumë vemendje, sepse pasiguria që vjen nga kriza e thellë ekonomike është kërcënuese.???

E megjithatë unë prap them se duhet rifilluar nga liria dhe demokracia. Njeriu i lirë që jeton si qytetar në një.mjedis demokratik e gjen gjithmonë zgjidhjen e problemeve të tjera.

Në monizëm nuk ka zgjidhje për asnjërën prej problemeve.

Nëse nuk na mjaftuan 45 vitet e komunizmit dhe 3 vitet e fundit të rilindjes për ta kuputuar këtë gjë, nuk kemi më shpresë.

6 komente në “Ish ministri i LSI, thirrje për lëvizje të re: Koha për zgjim kombëtar, nuk durohet më”

  1. Baba,ae di kush eshte? says:

    Me ju,ky popull as nuk zgjohet,as nuk i cohet,sa per me ju ma mire me kete te gjatin,ju njifeni si parja e kuqe,ju shtrengoni sumen me njeri tjetrin sa te mundeni,se sic duken bathet,per ju jane shume larg pashket

  2. Tea says:

    Nje analize e drejt

    1. ediik says:

      Shume e drejte analiza.Nuk ka nevoje te ma thote Manjani gjendjen.Puna se Manjani dhe te tjere si manjani nuk ja ngrejne popullit o Tea.Se nje gje eshte gri apo me ngjyra nuk kam nevoje te ma thote Manjani.E shikoj vete.Ka qene minister zoteria dhe ju shiste uniformat policeve.Kaq kisha per zotin Manjani.Kur ben thirrje Manjani dhe LSI per te ngritur,popullit i ulet.

  3. bac says:

    Persona si ky Manjaku jane shembulli tipik i atyre njerezve qe s’kane arritur asgje ne jete pasi ja ka fajin Rama (apo drejtori/shefi/mesuesi/mami e babi/komshiu qe e pa shtrember etj etj…..).
    Modeli qe ofron eshte ai i rrumpalles dhe papergjegjesise totale qeofte kur ishte ne pushtet e ca me teper tani qe ben opoziten e fecebuqit. E vetmja gje qe e lehteson disi eshte qe shumicen e qendrimeve te tija idiote i leshon ne facebuqin e tij te dhjere (mesa duket) dhe aty vertet mund te peshtyje gelbaz e vrer sa te doje. E keqja eshte kur mediat shqiptare pastaj i botojne keto lloj shfryrjesh adoleshentare te manjakut si ese e analiza politike. Po ashtu ato stacione te dhjera qe u japin hapesire ketyre idioteve duhen refuzuar dhe bojkotuar – e vetmja menyre per ti bere jo-relevant eshte pikerisht injorimi i programeve ku te ngjashmit e ketij kopuku jane te ftuar konstant.
    E fundit – ky bashibozuk i peshtire e mendjmadh PA TRU ka qene minister i drejtesise te vendit tim – kjo eshte ajo qe duhet te na shqetesoje te gjthe ne. Pra sa here qe ndot publikun me ndyresite e vrerin e tij duhet ti behet VAZHDIMISHT pyetja e vetme “Cke bere ti IDIOT kur ishe ne pushtet?!?!” – KU ISHE TI ADAM….

  4. LANI says:

    ky dallkauku i LESH E LISE vdiqen per nje cike pushtet . Nje plehre i vertete . i del ne gjume Rama , i luajti mensh fareeee.
    hyyyyyy u shofsh o rrace e qelbur o ylli manjani.

  5. balua nga vlora says:

    O YLLI, NUK DUROHET MË SE PO TË MBLIDHET LAKU TY DHE SHPURRES TENDE…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje