"Kina" sulmon Britaninë: Strategjia juaj për të luftuar Covid-19 është e dobët

15 Maj 2020, 16:27Bota TEMA

Gazeta “Global Times”, e cila financohet nga qeveria kineze, ka kritikuar kryeministrin britanik Boris Johnson për masat lehtësuese të bllokimit të vendit, veçanërisht për vendimin për të rikthyer qytetarët në punë.

Gazeta shkruan se Britania e Madhe nuk e ka trajtuar si duhet pandeminë e koronavirusit.

Sipas artikullit theksohet se Britania kishte humbur disa javë për ndërtimin e një strategjie të çuditshme dhe të përgatitur keq, ndërsa qeveria kineze nga ana saj luftoi aq shumë kundër virusit.

Kritikat erdhën atëherë kur Britania lajmëroi 33 mijë e 614 viktima, duke u renditur në vend të dytë për numrin e vdekjeve në botë si pasojë e virusit Covid-19.

Pothuajse çdo vend po përpiqet të parandalojë përhapjen e virusit përmes një praktike standarde të shëndetit publik, testim dhe gjurmim të rasteve, kufizim, karantinim dhe veçim shoqëror”, shkruan gazeta.

Në artikull theksohet se reagimi i qeverisë britanike ndaj krizës së shkaktuar nga koronavirusi ishte i dobët dhe i përgatitur keq.

Gazeta, kritikoi edhe këshillën e fundit të qeverisë, të njoftuar nga Boris Johnson të dielën, ku çdo qytetar britanik nuk mund të punojë nga shtëpia, por të rikthehet në punë.

“The Sun” shkruan se gazeta njihet si mbështetëse e qeverisë kineze dhe sulmon kritikët e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje