Humbjet ekonomike globale si pasojë e pandemisë së koronavirusit mund të arrijnë deri në 8,8 trilionë dollarë, ose rreth 10% të prodhimit të ekonomisë botërore, njoftoi Banka Aziatike e Zhvillimit (ADB).
Banka, me qendër në Manila, tregoi se parashikimi për ndikimin e COVID-19 nën një periudhë prej gjashtë muajsh, ishte më shumë se dyfishi i vlerësimeve në mars dhe prill, si dhe parashikimet nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Në raportin e bankës thuhet se për tre muaj prodhimi ekonomik global do të humbasë 5,8 trilionë dollarë, ekuivalent me 6,4% të Prodhimit të Brendshëm global Bruto.
Në rajonin e Azi-Paqësorit, në një periudhë tremujore, humbjet ekonomike mund të variojnë në rreth 1,7 trilionë dollarë dhe 2,5 trilionë dollarë në periudhë gjashtëmujore.
“Këto humbje do të jenë të vështira për t’u rikuperuar. Për më tepër, nuk mund të heqim mundësinë e një krize financiare, nëse pandemia nuk kontrollohet në kohë për të parandaluar falimentime të mëdha”, njoftoi banka.