‘Shembja’, Artan Imami: Godina llaç e tulla është, në memorie mbeten veprat, ishalla o zot e gëzoj Teatrin e Ri

15 Maj 2020, 18:29Kulturë TEMA

Aktori Artan Imami në një lidhje live në News24 ka thënë se dialogu nuk mund të vijojë pafundësisht. Sipas Imamit duhet të merret vendim tani me vota që të kemi një Teatër të Ri dhe ai i lutet zotit që ta gëzojë atë.

Imami duke rrëfyer historikun e Teatrit Kombëtar thotë se ajo godinë është vetëm llaç e tulla, por ato që mbeten në memorie dhe kanë vlera janë veprat artistike që do të ruhen.

”Godina e Teatrit për mua personalisht, e kam filluar jetën artistike aty, ëndrra mu bë realitet prej 1986, dhe prej asaj kohe për një periudhë kur u largova për një periudhë të vogël, ka qenë shtëpia ime, dhe nuk e kam turpëruar besoj.

Sigurisht më vjen keq, ky është një debat që ka filluar nga njerëz që ishin seriozë, që radhitën në mënyrë racionale apo dhe emocionale se pse nuk duhej shembur një godinë që tashmë i ka ardhur fundi, dhe ndërtimi mbi të i një Teatri të Ri.

U arrit një konkluzion pas argumenteve mes palëve. Një grup i madh njerëzish mitomanë, anonimë, që kanë pasoja dhe duan trajtim psiqik, çfarë nuk gjen në atë grumbull, tjetra kthehet në qesharake.

Më pas kur shkon në gojën e politikës pastaj është të vësh duart në kokë. Ky problem është i dhimshëm. Unë e stërthem që ka qenë shtëpia ime. Nuk do më bënin sytë kur të shembej.

Për turpin tonë do kemi një Teatër tamam në shekullin e XXl. Zogu i bleu familjes Libohova atë, dhe bëri një Teatër që do ishte për 25 vite. Unë e vlerësoj atë godinë si emocionalisht. Dhe sa më shumë e përdor aq më shumë e dashur bëhet.

Por nuk bëhet fjalë vetëm për Artan Imamin, por për të gjithë ata që kanë hedhur themele artistike. Të gjithë njerëz po të ishin mbledhur në një agora, dhe këta të tjerëve që ju i quani artistë nuk do u vinte radha të flisnin. Kur flet Ismail Kadareja p.sh, njerëzit duhet të mendohen. Argumentet pro janë të pafundme.

Ajo godinë edhe po të rindërtohen duhet të shembet sepse s’mund të rindërtohet, ka standarte. Nuk mund të quhet rikonstruksion, pasi s’mund të gjendet ajo metodologji.

Ajo godinë nuk ka qenë ndërtuar për Teatër. Por pastaj pati fat të çuditshëm. Aty kanë pasur zanafillën disa prej institucioneve të artit shqiptar. Ka ardhur momenti që në vend të atij trualli që nuk do cënohet.

Herën e fundit kam qenë në shfaqjen ‘Mashtrimi’ 3 vite më parë, më pas u zhvendosëm tek Ar’ Turbina.

Më pas u zhvillua një debat i gjerë. Edhe në kohën e komunizmit kur Teatri Kombëtar kishte tjetër peshë, u pyet për ndërtimin dhe duhej të ndërtohej tek Pazari i Ri. Dhe gjithë njerëzit e rëndësishëm e deshin Teatrin si gjithë botë që ka Teatër.

Në memorie mbeten veprat, godina është llaç e tulla. Nëse e lejojmë ta rindërtojmë, ajo ka pësuar ndryshime qesharake. Kanë bërë nga ana tjetër një 3 salla. E lyente me një krem ngjyrë mustarde. Ajo i përshtatur nevojave imediate. Politika asnjëherë më parë nuk kishte menduar për Teatër. Kurse këta tani hynë e thonë projektin, nuk lejojmë buldozerin. Tani ata e kanë inatin me Edi Ramën. Ai ka pasur fatin që ka pasur shumë shokë, dhe inati që ky ka pasur pushtet, meqë ky do ta bëjë Teatrin ne s’duam ta bëjmë. Të qaj duke qeshur. Ishalla o zot arrij ta gëzoj një Teatër të Ri.

Kur interesat e privatit dhe shtetit u lidhën bashkë u pa një dritë në fund të tunelit. Kur u ulëm me z.Fusha dhe tha që po e bëj unë, thashethemnaja e këtij fshatit tonë këtu, dhe budallallëqet që fliste PD për 200 milionë se atë 200 milionëshin e kanë fiksim.

Z.Fusha pasi nuk plotësonte dot kërkesat tona u tërhoq. Por nuk mund të bëhet kjo që do ndërtohen kulla mbi truallin e Teatrit. Nëse nuk i ke sytë në ballë atëhere shih që prona nuk tjetërsohet.

Ata flasin sepse këtë punë e ka marrë politika. Europa Nostra është OJF, dhe veprimtaria e saj është fisnike që e ka shumë të thjeshtë të thotë mbajeni Teatrin dhe rikonstruktojeni, por puna këtu është të ndërtojmë një Teatër të Ri.

Tani ky thotë që Teatrin do e bëjmë, kam marrë arkitektin më të mirë që ekziston. Por tani ta bëjmë që mbajmë Teatrin dhe ta bëjmë të riun tek lumi, mua si burrë i vjetër kur i thoja që e kam shtëpinë tek lumi atëherë do të çuditeshin.

Këta të huajt që nuk e dinë për Teatrin, atëhere do thoshin o këtu ka grusht shteti ose bëhet fjalë për Teatrin. Por gjuha e politikës nuk po çon tek dialogu. Në fund të fundit duhet të vendoset, dhe vendoset me vota. Shikon pak emrat që janë pro. Unë do isha dakord që këtë fshatin tonë ta fusnim në lavatriçe dhe pisllëku i parë do ishte establishmenti, do pastrohej nga politika.

Kam frikë se po vajti kështu do ngelemi prap pa Teatër. Nuk mund të vijojmë një dialog të pafundëm. Kundërshtarët më seriozë nuk kanë më argumenta. Tani nëse vijojnë të mbrojnë atje disa pensionistë, disa që nuk kanë lidhje me atë Teatër. Por shihni njerëzit që u gdhendet me të arta emri. Ata qëndrestarë janë por për çfarë?! Del ndonjë histerik me pizhame dreqi e mori.”- tha Imami.

10 komente në “‘Shembja’, Artan Imami: Godina llaç e tulla është, në memorie mbeten veprat, ishalla o zot e gëzoj Teatrin e Ri”

  1. Tuku says:

    U arrit një konkluzion pas argumenteve mes palëve. Një grup i madh njerëzish mitomanë, anonimë, që kanë pasoja dhe duan trajtim psiqik, çfarë nuk gjen në atë grumbull, tjetra kthehet në qesharake.

    Thene me dy fjale.

    Bravo.

  2. artisti. says:

    Artan Respekte per JU. Nje analize e shkelqyer.
    Inati per Edi Ramen i k shperfytyruar ata qe mbrojne teatrin. Shkurt do ngelemi pa teater.

  3. Vladimir Dushniku says:

    Tragji-komedia e nje ndertese!
    Edhe Servantesi i madh do te ligeshtohej po te degjonte dhe shikonte realizimin grotesk te romanit te tij te famshem “Don Kishoti i Mances”,nga ca aktore anonime shqiptare,qe kane terhequr vemendjen e mbare botes duke hargalisur dashamiresit e humorit boteror te personazhit te famshem te Don Kishotit,qe luftonte me fantazmat e mullinjve te eres,duke i zevendesuar ata me nje ndertese,qe tashme eshte kthyer ne gjendjen e nje wc-je publike,por qe per keta ka vleren e Dylqinjes se Tabozes!
    Por ne ndryshim nga Don Kishoti spanjoll,ky shqiptari nuk ka si yshtar te tij besnik vetem Sanco Pancon,por ka siguruar nje armate te tere “sanco pancosh” dhe nje taborr te tere amplifikuesish mediatike,politike dhe juridike vendas e te huaj!
    Se sot Don Kishoti shqiptar ka zevendesuar gerdallen e Rosinantit te tij,me gerdalla te tjera politike,mediatike dhe juridike,ndersa “sanco pancot” e shumte nuk denjojne me te kene si mjet mesjetar gomarin,se tani vijne ne shfaqje me makina luksoze!
    Mbi te gjitha Don Kishoti dhe Sanco Panco shqiptar,ndryshe nga ata spanjolle,qe luftonin te vetem ne mes te shkretetires ku nuk i shikonte njeri,pervec te vetmit “deshmitar”okular,Sevantesin e madh,keta i shohin,degjojne dhe brohorasin miliona njerez ne mbare boten gje qe u ka garantuar jo vetem nje audience te pa pare,por edhe nje rritje madheshtore te garancive,per nje fitore te madhe e te padiskutueshme ne zgjedhjet e ardheshme te pergjitheshme ne Shqiperi!
    Don Kishoti shqiptar eshte kaq i frymezuar ne suksesin e tij,sa eshte gati te paguaje edhe shumen marramendase te te”drejtes se autorit”,sepse pritet qe vetem nga te drejtat televizive,do te fitojne aq shume sa edhe Hollivood-i gjigand do t’u kish zili!
    Ketu vertet nuk luan as Al Pacino dhe as Arnold Scharzenegger,por nje talent i ralle si Mehdi Malkaj,qe ka bere te qajne edhe muret e “mullinjve me ere”!
    Te kthehemi per nje moment ne realitet:
    _Per cfare protestojne aktoret?
    1-Per mos prishjen e godines se teatrit si arkitekture me vlera;
    2-Per historine dhe vlerat e shfaqjeve te realizmit socialist;
    3-Per kullat e Rames;
    T’i marrim me radhe:
    1-Godina e teatrit u ndertua nga Italia fashiste dhe ndryshe nga ndertesat me vlera te spikatura arkitekturore,si ministrite,qe as diktatura komuniste nuk i prishi,kjo ndertese u projektua dhe u ndertua jo si teater,por si nje ambient i perkohshem per argetimin e ushtareve dhe puntoreve italiane pas punes,mbase edhe si bordello!
    Materiali baze per ndertimin e saj ka qene pupuliti(tallash i presuar) e jo tulla,guri apo betoni,gje qe percakton edhe perkohshmerine e ndertimit dhe perdorimit te saj si ndertese!
    Pse duhet te flasin aktoret dhe politikanet per vlerat arkitekturore te kesaj ndertese e jo specialistet e ndertimit?
    Nuk besoj se do dale ndonje arkitekt sot,qe te mbroje ndertesen e teatrit te sotem si objekt me vlera arkitekturore,qe duhet ruajtur!
    Pra mbetet,qe arsyeja e vetme e mbrojtjes se kesaj ndertese te jete vetem fakti se ate e kane ndertuar …fashistet italiane!
    2-Protestuesit e fantaksur ngulmojne se kjo godine permban historine e teatrit shqiptar nder vite!
    Dhe teatri ne kete godine e ka fillesen ne vitin 1946 e deri me sot!
    Ne se arrijme te gjykojme vlerat artistike te shfaqjeve te vena ne skenen e keti teatri deri me sot,del se pa asnje dyshim i bie qe keto cilesi artistike qe pretendohen,kane qene vetem deri ne vitin 1990 dhe kryesisht vepra te realizmit socialist!
    Ndersa pas 90-tes ,nuk besoj se del njeri,qe te mbroje shfaqjet e vena ne skene aty,qe mund t’u afrohen sado pak edhe ndonje shfaqjeje nga me mediokret te asaj kohe!
    Pra i bie,qe protestuesit e sotem,te gjoja mbrojtes te godines se teatrit,ne te vertete dashkan te mbrojne vlerat e medha te shfaqjeve te realizmit socialist!
    Atehere me cfare argumentesh te verteta i mbrojne keta “sanco npanco” aksionet e tyre “donkishoteske”?
    Dhe e verteta del ne shesh,se teatri eshte preteksti,ndersa arsyeja jane vetem kullat,qe parashikohen te ndertohen aty per rreth,per te cilat nuk kam fakte dhe argumente qe t’i kundershtoj!
    Pse nuk harxhojne kohen dhe mundin per te kundershtuar kullat,por sajojne “mullinjte e eres” ,kur aty nuk ka as mullinj e as ere?

  4. mik says:

    Kryeministri duhet te jete budalla mos ta kuptoje qe prishja e teatrit per nga numuri i te interresuarve, lendon ma shume njerez. Nuk mund te krahasohen tek tuk disa aktore qe dalin ne media pro prishjes se teatrit me ate shumice qe asht kunder tij.
    Qeveria dhe bashkia kane rrejt e kane manipulu shume mbi prishjen e teatrit keto vitet e fundit. Stili qe ata kane ndjekur tregon ashiqare qe plani per prishje nuk asht ne te miren e funksionit, por ne te miren e bisnesit.
    Kur te bie kjo qeveri, do konsiderohet si qeveria ma e keqe e ketyre 30 vjeteve te fundit. Asnji qeveri e mbas 90-s nuk e ka rrejt dhe nuk e ka trajtu popllin e vet ma keq se qeveria e rilindjes. Asnji qeveri nuk asht tall e nuk e ka fy kete popull ma keq se Edi Rama.

    1. fushebardha says:

      Ti mor mik nuk do ‘ qeveri qe te tall ‘ sic thua vet , ti do qeveri qe te vret . E drejta jote eshte , qejfe qejfe kjo dynja .

  5. Konica Usa says:

    E the sakt,e kane inatin me Edi Ramen,pse,sepse te gjitha veprat madhore qe nga liqeni deri te lumi i ka bere kjo qeveri,me perjashtim te teatrit.U fillua nga parku i liqenit,sheshi Skenderbej,pazari i Ri,zgjatimi i bulevardit deri te lumi,tani e ka radhen teatri.KJO eshte beteja e fundit Sali -Meta,mbasi deshtuan me ato para teatrit.Pra,teatri permbyll gjithe ansamblin nga Liqeni te lumi,dhe ka vulen e qeverise RAMA,kjo terbon Saliun me Meten,sa per ata palo actor qe dalin atje,jane thjesht marioneta.

  6. E verteta says:

    Njeri prej race fisnike dhe artist kalibri pasardhes i denje i Naimit, Sandrit, Kadriut, Prokopit, Tinkes, Drites, Margarites, Reshatit ( te me falin qe nuk po i permend te tjeret fisnike e korifej te teatrit pasi do duheshin faqe te tera….).
    Licaj e Budina x 2 perballe Tan Imamit….!
    O Zot cfare paradoksi!

    1. mik says:

      dmth qe e drejta shkon me ate qe aktron ma mire ?!! Po kjo nuk asht nje paradoks ?

  7. Ndroqi says:

    Saliu qeverisi Shqiperine 15 vjet dhe bashkine e Tiranes 10 vjet,me thoni nje veper urbane qe mbahet mend,asnje,kujtoni shurtoren e madhe qe beri ne mes te kryeqytetit nga 92-97-tata.Gjerat e bukura si parku i madh te liqeni,stadiumi,bulevardi,pazari Ri,bulevardi i ri deri te lumi etj,ketij shpellari i vrasin syt prandaj po mundohen ta pengojne ndertimin e teatrit.

  8. Shqiptari Ilirise says:

    O mik o kokrra e Malokut!
    Ç’biznes po bëhet aty mo idiot?Teatrin do e bëjë shteti mbi tokën e tij si çdo punë publike.
    Po ik o shpellar i zbritur në Tiranë e shko ruaj dhitë,se votën për Saliun edhe që andej e jep.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje