Shtohen tensionet mbi pandeminë, SHBA rrit presionin ushtarak ndaj Kinës

16 Maj 2020, 11:34Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke rritur presionin ushtarak ndaj Kinës, në mes të tensioneve dhe akuzave për Pekinin, se po kërkon të përdorë pandeminë Covid-19 për të zgjeruar sferën e tij të ndikimit në rajon,

Gjatë këtyre javëve të fundit, anijet e marinës amerikane dhe bomba të Forcave Ajrore B-1 kanë ndërmarrë misione që synojnë dërgimin e një mesazhi shumë publik.

Mesazhi është i qartë, ushtria amerikane synon të ruajë një prani në rajon dhe të sigurojë aleatët.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shtojnë presionin në mënyrë diplomatike me presidentin, Donald Trump, dhe sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

Që të dy e sulmuan publikisht Pekinin për dështimin për të frenuar përhapjen e virusit dhe për mos qënien transparente gjatë fazave të para të shpërthimit të cilat kishin origjinën në vend.

Pentagoni akuzoi Kinën për shfrytëzimin e pandemisë për të fituar avantazhe ushtarake dhe ekonomike duke zgjeruar zonat në të cilat operon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje