Nga Frrok Çupi
Pse nuk u bë i Madh kurrë Teatri Kombëtar, një jetë të tërë?… A mund të pyesni pak?
Ose të paktën pyetni Pandeli Majkon… Në vitin 2002 (numër viti njësoj si 2020), Pandi mori rrugën drejt Greqisë, krejt si dëgjues naiv i jehonës së Mitologjisë Greke, dhe trokiti në ‘portën e Perikliut’, dmth., në qeverinë greke të 25 shekujve më vonë. ‘Dua edhe unë një Teatër për Shqipërinë’, tha djaloshi tipik e impulseve atdhetare. Nuk është ky një akt fluturues, sado që mbështillet me një tis fëmijëror, i kryetarit të një qeverie të sapo dalë nga ‘tragjedia eskiliane e vitit 1997- 98’. Në fakt është një akt që emocionon: Kishin kaluar 2500 vjet që nga fillesat e Teatrit të madh të Athinës, ndërsa këtu në kufi me Greqinë kishim mbetur ‘kacolle’ teatrore…
As me ndihmën e Athinës nuk mundi të bëhej i madh Teatri Kombëtar i Shqipërisë. Tani që prapë po tentohet që shqiptarët- ky popull tragjik dhe vital,- të ketë një Teatër të madh siç edhe vetë bota shpirtërore e kombit është- edhe kësaj here…
Nuk është punë mallkimi, është punë e përmasave të njeriut. Gjithmonë kanë protestuar dhe kanë fituar liliputët të drejtën për t’i pasur të gjitha gjërat të vogla: Këpucët, bankën dhe dërrasën e zezë, lugën, tavolinën, bidenë… Dhe në të shumtën e rasteve kanë fituar deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Kundër kujt fitojnë të veckëlit? Kundër shumicës, sepse shumica është normale dhe mund t’i blejë çorapet në çdo dyqan, pa mundim. Fitojnë, sepse shumica u hap rrugën si të vegjël që janë…
Teatrit Kombëtar tani i ka ardhur koha që të rritet në përmasat e kombit.
Po çfarë ndodh prapë? Prapë tërheqin ta mbajnë Teatrin Kombëtar, ashtu siç ishte, të vogël, të vogël… Prapë çështje përmasash njerëzore. Njerëzit e vegjël e duan kombin në shpërgënjtë, të vogël sa një bebe; edhe simbolet e kombit kështu i duan. Në këtë rast rreth teatrit janë mbledhur politikanët që po betohen se do të derdhin gjak. Kanë të drejtë, sepse fundi i politikanëve kriminalë lidhet më Teatrin e Madh. Edhe fundi i prapambetjes kombëtare po me këtë lidhet.
Puna ka ardhur në këtë pikë: Çdo gjë që i përket kombit duhet më e vogël se ‘padrino’. Kemi hyrë në këtë rrugë tragjike si në dublin real të Eskilit dhe po shkojmë në greminë. Na kanë marrë këta kriminelë dhe o do të na fusin në fabrikë e të na zdrukthojnë, o do të na bëjnë skllevër të tyre. Sepse duhet të jemi të vegjël, më të vegjël…. Këta po e arrijnë të tyren.
Ja shikoni:
A nuk është selia e Presidentit të Republikës më e vogël dhe më e rrënuar se vila e presidentit në Gjirin e Lalëzit? Dhjetë herë më e vogël dhe më e pa kuruar. Kjo seli, e ndërtuar për Rusinë e Madhe në vitin 1956, tani është kthyer në një leckë për të fshirë Lalëzin. Këtu zyra duket sa një furrik- jo më shumë, ku të flitet vesh më vesh për paratë, për intrigat, dhe për larje hesapesh. A nuk është çdo qytetar, çdo shkrimtar, artist, filozof.., i kombit njëmijë herë më i varfër se çdo injorant qeveritar? Po e arriti kupola e shtetit të popullit madhështinë e kupolës personale, atëherë bëhet luftë e derdhet gjak- siç deklaroi zonja e parë te Teatri.
Edhe diktatori komunist Hoxha hyri në krizë ditën kur monumentet e kultit i zunë frymën. Në ‘kult’ qëndronin zoti dhe populli…U përpoq sa të duash, edhe ai shpëtimin e kërkoi te vila personale, ndërtoi një të madhe që t’i bënte hije Komitetit Qendror, vrau kryeministrin aty pranë po për shkak të vilës që iu duk më e bukur, hodhi në lumë eshtrat e Gjergj Fishtës…, e gjitha për shkak të përmasave. Të gjitha i dukeshin më të madha dhe do t’i ‘sharronte’. Edhe Teatrin e kishte futur në një depo ushtarake italiane për të thënë se ‘popolo albanese’ kaq e ka. I vetmi komb që është rrahur dhe ia kanë marrë selitë gotike për zyra pushteti. Emrin e Teatrit e vuri ‘Popullor’ si të thuash një ‘depo popullore’, ‘treg popullor’, ‘aheng popullor’. Teatri kurrë nuk mund të bëhej i ‘Madh’ nën atë mizori.
Teatri është fron i kombit. Teatër i Madh do të thotë manifestim i madh i vlerave shpirtërore kombëtare; do të thotë liri për të luajtur tragjedinë dhe komedinë e vet. Se po të imagjinohej një Teatër i Madh, atëherë duhej edhe një klasë e lartë që të frekuentonte atë Teatër. Atëherë ky vend dhe ky komb do të lejohej të kishte qeverisje me ligj, klasë ose qeverisje aristokratike, ose Oligarki, ose Politea…
Jo, këtë komb e kanë shënuar për të qenë zhuls, që të hyjë në një teatër bashkë me mijtë e mureve të vjetra, që të mërdhijë e t’i kërcasin dhëmbët në lojën e aktorëve kushërinj… Ja kaq.
Edhe këta të tanishmit e duan Teatrin më të vogël se vilën personale, spektatorët i duan të nënshtruar e me shije më të ulëta se vetë zonja e parë, lëngaraqë e të vegjël, pa frak, pa papionë, pa parfume dhe bizhuteri klas.
Historia tragjike po luhet në fushën ku historia e disa kombeve të tjerë tashmë e ka kaluar: Këtu po luhet kjo: Individi, qoftë ky vrasës me pagesë ose president, të jetë më lart se kombi dhe se shteti komb? Trendi i civilizimit modern po tenton të forcohen kombet, të forcohen qeveritë, ligjet, dhe këto të mbrojnë jetën dhe klasin e njeriut.
Po sikur ky lloj ‘individi’ të na marrë për gryke shtetin komb? Nuk është e largët dita, sepse këta kanë pasurinë dhe skllevërit që i lëshojnë për ta mbajtur më të ulët se vetja ‘Kombëtarin’ (qoftë teatër, qoftë nder, qoftë mirëqenie, qoftë lugë, por ‘e Kombit’).
Atëherë e kemi keq punën…
Frok ke te drejte ne histori por tani nuk eshte koha e tyre nuk kane gje ne dore tere I dine kush jane ERA TANI FRYN NGA PERENDIMI SHIKOJI KU JANE VENDET PRO PERENDIMIT OSE KOLONITE ANGLEZE OSE KOLONITE E SOTME AMERIKANE SI KOREJA MALAJZIA SINGAPORI GJERMANIA etj JO PESIMIZEM
TË LUMTË MENDJA , OR FRROK ÇUPI .
Mos beni asnje koment se i prishni bukurine dhe saktesine ketij shkrimi.Bravo Frok.
Liri, je i madh. Nuk po shtoj asgje me shume.
Bravo Frok. Je nje atdhetar dhe intelektual i vertete. Shkrimet tuaja ja vlen ti lexosh.
Analizë cilësuese plotësisht e vërtetë
Frrok,ke bere nje shkrim brilant,i kujton ketij populli se vilat e hajdutit dhe kriminelit Meta-Sali jane me te medhaja se rrangallja e ushtareve fashist italian,prandaj keta kercenojne te derdhin gjak per ta mbrojtur,por si kane ardhur punet as per te pjerdhur nuk kane fuqi.
E vertet o Frrok po njerz e vegjel pa kulture pa dinjite e hajduta qe kane jorontim turko arabe teatri ketyre ju duket si kukull e se kane fare problem per kulturen e nje kombi se keta lloje tipashe veq kulture nuk njofin ne asnj dimisjon
Une do isha dakort te shembej pasi ne fasaden jashte vetem teater nuk mund ta quajme ate,por me pare te serviret projekti i teatrit te ri,nga arkitekte profesioniste mundesisht te huaj europiano perendimor,dhe projekti te kete mitatimin e gjere te artisteve dhe mundesisht nrpetmjet sondazheve edhe te popullit.
E sakte Frok dhe mjere njeriu i zakoneshem ne duart e kujt ka rene!Kjo ishte ne fund te fundit demokracia qe per here te pare u instalua ne kete vend duke e kthyer ne demografi nga bujkeroberit qe zbriten nga majat doxhen gazeta,vrane,u bene pronar te tokave te xanuna se bashku me skllavopronarin e tyre,perzune qytetarine nga ky vend sepse u merrej fryma e ndiheshin te poshteruar qe nuk flisnin si ata,qe nuk hanin si ata qe nuk visheshin si ata qe nuk silleshin si ata deri sa i perzune me çka munden qe te benin jeten e tyre si ne male!Ndaj dhe sot Teatri Kombetar duhet te jete ky qe eshte sepse dtramat nuk luhen ne skenen e saj por ne “te sheshi”,te Presidenca,te kryeministria te institucionet e ozurpuara !Ndaj sot duket e pakonceptueshme se si ka mundesi qe forca e tyre e mbinatyreshme nuk gjen veprim si nje here ne nje kohe kur pervehtesoheshin pasuri shteterore,private,uzina ,fabrika deri ne reparte ushtarake deri ne privatizim edhe vorrezash,po nuk besove shko ne Sharre e do te bindesh per te!Ndaj o Frok nuk erdhi ne 90 ajo qe enderonim e mendonim por erdhi ne katrahure qe vetem ai e tjeterkush nuk mund ti bente gjemen ketij vendi e populli!Ai vrau Ju heshtet,ai Ju dogji ne heshtem,ai beri 97,98,ai beri Gerdec,ai beri 2 Prill ,ai beri 21 Janar e ne perseri heshtem sepse ne ishim te perzene nga ky vend nga nje lubi qe hante njerez,nga nje kafshe qe perreth kishte jenat qe shqyenin kermat e radhes mjafton qe ai ti vinte syrin!Ndaj o Frok po nuk u hoq kjo e keqe nga ky vend ne nuk do kemi teater as estrade se nuk mund te qeshim po nuk qeshi ai qe mori ne çdo familje shqipetari nga nje jete te riu!Ndaj o Frok njerezimi i ka kaluar te gjitha etapat pa ka ardhur ne qyteterimin e sotem, e me ne s’ka si te ndodhe ndryshe ku fjala per kafshet eshte kercenim,urtesia eshte perçmim,dashuria e respekti per njeri tjetrin verberim!Shtetin Shqipetar ne vitet 90 e morren funderinat e ketij populli,njerez me cene e te inkriminuar ne lloj lloj aferash ku te gjithe dinin per njeri tjetrin e te gjithe i ruheshin njeri tjetrit! Nga kjo bote erdhi edhe prijsi lexhendar Berrrrrrrri qe riktheu kanunin e vellavrasjen ne kete vend!Ndaj edhe godina e Teatrit Kombetar nuk duhet e madhe sepse ndokush i “çmendur si Kole jakova” qe hodhi dramen “Toka Jone”mund te dale e te shkruaj ndonje drame “Toka e xanun”, ne ate Teater gjigand ku personazhi kryesor nuk mund ta djegi dot se tashme nuk e ndjek me njeri e ata qe e ndiqnin i ka bere petagoge ne Universitete , duke bere te mund te diskretitohet figura e Kryekrimit si dikur Tuç Maku te “TOKA JONE” e kete gja nuk mundet me e pranue “prijsi yne lexhendar”perderi sa lehja i digjohet akoma!
Froki i vockel
Nga trupi dhe shpirti.
Kompleksiv dhe legen si gjithmona qe gjeja qe thua pa problem eshte genjeshtra, kete rradhe ke gjetur fiks njerzit e duhur per te talle trapin , rilindasit!
Froki , i zoti i punes qe ka pare projektin , drejtori i tetatrit Hervin Culi e tha me krenari qe teatri do jete 500 meter katror, pra legenuci i vogel Froki teatri i rilindjes do jete me i vockel se ky aktuali, fiks per ty Froki. Te medha do jene kullat nga ku mer ndonje koker leku ti froki.
Froki, vila e Metes te gjiri i lalzit ,vertet eshte vile por eshte me e vogel se vila e surelit dhe ca vila te tjera afer TEG ut , po ti Froki je legenuc se legen eshte fjale e madhe per ty dhe ti legenuc nuk e ke problem te genjesh ti legenuc je i kenaqur me sufllaqin e edit.
Froki
Ky popull ka ngelur i vockel njelloj si ti
Sepse nuk luftoi si gjithe ballkanasit e tjere turqit ,po ju lepi njelloj si ti rilindjes.
Ky popul ka ngelur i vockel se nuk luftoi komunizmin si hungarezet, ceket polaket po ju lepi komunizmit si ti froki i vockel qe ju lepive edhe enverit edhe edit.
Dhe nga gjuha e nje lepiresi vetem ere e keqe vjen ere bythe si ti Froki.
O Ben, eshte e drejta jote te mos jesh dakord me Frrokun. Por te mbrosh Ilir Meten, Moniken, dhe kriminelin kombetar Sali Berishen te ben te pabesueshem, dhe komenti yt mbetet pa vlere fare. Teatri nuk ka te beje fare me Ramen. Kundervenja ndaj Teatrit te Ri eshte vetem nje perdorim keqdashes i nje pasurie kombetare per interesa politike.
Vetem nje pyetje kam. Jam shume dakord me ate argumentin tend rreth 500 metershit. NE qofte se eshte e vertete, atehere Rama duhet te mbetet pa varr, sepse po tallet me nje popull te tere. Por pyetja eshte, pse nuk perdor argumente financiare opozita per teatrin, por kapet mbas nje ndertese pa snje vlere, duke e kthyer ne kauze boshe?
Dhe pereseri,shkrimi i Frrokut mbetet i madh, sepse ngrihet mbi politikat e momentit duke e marre ceshtjen hsitorikisht, ne sfondin a 25 shekujve.
Por ti je i vogel te mendosh kaq madherisht.
O Ben kaqolja, pse nuk del dhe e mban kete referat perpara tek teatri; do plotesoje fjalimet e disa psikopateve,qe degjuam sot, por do te shihnim se kush je?
Bukur!Me bukur se artikulli. Edhe ne nje koment tjeter e kam thene: gazetaret shqiptare nuk jane ne rolin qe duhet te jene. Asnje. Dhe Shqiperia eshte aty ku eshte.
Shqiperia gjithmone eshte qeverisur nga halldupe injorant te ardhur nga malet dhe lluca qe akoma bien ere bajge….
Cfare do presesh nga nje injorante si monika dhe i shoqi qe vodhen e shfrytezuan sa vila e tyre kushton me shume se e sheikeve
Sonila meco duhet te bej reportazh qe nga vila saliut e deri mul noka qe eshte ber pronar nga saranda ne velipoj…
Bravo Frrok ! I ke patur keto ide qe kur ishe gazetar i organit te Enver Hoxhes apo je ftilluar ne pleqeri ?! Nuk ka asnje idiot qe eshte kundra nje teatri te ri, te madh (me permasat qe te ngopin ty), por pse te prishur i vjetri ?! Je edhe ti dakort me aferat e pista te sektit te rilindjes ?!
Je bere autor qe shkruan rregullisht te Tema. Me vjen mire. Dikur me vinte keq kur Mero tallej me ty….
Plotesisht dakord me ty Frok…të ndertohet i ri ,
modern, fuksional dhe i madh! Por vetëm jo me
kulla perrreth!!
Dhe kemi nevoje qe ti ta thuash kete mbasi opinioni yt eshte i rendesishem.
Ne Fakt duket qe mund ta kemi mallkim qe Shqiperia te Qeveriset nga halldupet,Hajdutet ,Injorantet ,Te Korruptuarit.
Respekte i nderuar fisniku Frrok Çupi dhe mirënjohje për shkrimet tua shumë të çmuara.
Na ngelet te themi mbas shkrimi tuaj FROK nje BRAVO e madhe.
Zoti Cupi jeni me te vertete nje intelektual me integritet te larte qe e keni treguar veten me se miri Kjo nuk eshte se kundeshtohet nga kokat e artit ne Shqiperi por nga fundrina si Budina qe donte ta bente drejtor Edi por nuk e beri, vellai i tije eshte hajdut fondesh por kush do ta zbuloi KLSH qe ka vite qe eshte kapur…. Sa per tipa zhulsash si ky Neritani e bejne qe te kapi ndonje post ne PDne e shkateruar nga Berish dhe te tjeret jane militant te PD, LSI dhe te Like floririt qe Edi e beri hajdutin president se ” nuk kish ke te vinte tjeter ” ky eshte gomarlliku me i madh i Ed palles. Ne kete vend ka plot intelektuale te ri dhe ne moshe por kane fatekeqesi qe skane miq dhe para se ne te gjitha krahet keshtu funksionon.
Cfare kombi jemi ne mor jahu,30 vjet Saliu Meta,kane vjedhur dhe vrare sa ju ka dash qejfi,jo vetem si ka hyre gjembe ne kembe,por vec dy tre shtepive ne Tirane kane dhe nga nje vile superluksoze ne Lalez.Po pse nuk paska Shqiperia djem e vajza,po vetem keta dy hajduter dhe kriminel?!
FRROK ÇUPI i NDERUAR i ka DUART e ARTA dhe PENËN prej ARGJENDI !!! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE pafund për juve ZOTI FRROK ÇUPI i NDERUAR
Nje arsye me shume per te lexuar akoma shqip jeni edhe ju Z Çupi Faleminderit
Pra, ndershmeria, arti, bukuria ,spaska vdekur ! Ka njerez qe e perqafojne dhe e duan ! Frok, je nje Balzak shqiptar ! Krenar qe te kemi !
SHKRIM BRILANT !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
I madh si perher z Frrok
Une nuk e kuptoj perse kto langaraqe me Bashen ne krye, bertasin se nuk do lejojne te prishet teatri kombetar ne nje kohe qe ajo barake eshte gati e prishur.
Keta zuzare duhet te bertasin ” nuk do lejojme ndertimin e teatrit te ri kombetar”, dhe cfare teatri
Nje teatri modern me tre teatro brenda, ne po ate siperfaqe dhe sejcila nga te treja me kapacitet sa dyfishi i egzistuesit. Me ndricim dhe foni me komandim kompjuterik, me ajer te kondicionuar, salla dhe dhoma per aktoret, bar kafe, etj etj deri tek halet moderne me mermer qe to ti dhje…..
Po pse ju la Hitleri te gjalle e nuk u shojti are fare mor edepseze.
Artistet dhe kultura Shqipetare duhet te harxhoje energjite per me teper cilesi dhe klas te larte dhe jo te bjere ne nivele shume me te ulta se para 70 vjetesh.
Zoti Frok,askush dhe askend nuk e pengon te ndertoje nje teater te madh,nje stadium te madh,shesh te madh,nje vile te madhe nje varr madheshtor mjafton te kete para.Kjo eshte Shqiperia qe duan politikanet tane.Dhe ne rrime e veshtrojme.A nuk duartrokitem ne kur politika ne emer te lavdise se vet shkateroi vlera te parikoperueshme te trasheguara ne bibliotekat e franceskaneve ,ne objektet e kultit,ne arkitekturen e shekujve,vlera qe do t’i deshironte cdo komb.Shkaterimi i godines se teatrit eshte ne radhen e ketyre krimeve monstruoze.Shqiperia vertet nuk ka ndonje histori te madhe ne artin skenik.Por teatri i dhe modern qe ju doni nuk mund te percjelle asgje nga historia.Teatrin e madh por pa histori qeveria mund ta ndrtoje kudo ne Tirane por jo duke mohuar historine sado modeste qofte.Perndryshe mbas sisa vjetesh do te mund te pohojme se fjalen teater shqiptaret e mesuan ne shek XXl . Ju ftoj zoti Frol qe te bashkoheni dhe ju me ata qe jo thjesht mbrojne nje godine per mbrojne identitetin,historine,dinjitetin Qe neser mos na vene epitetin VANDALE.
F’rroki!
Pa hyre ne fjalet pompoze qe i rrijne shkrimit si shala gamorit, vetem fakti qe shkrimi eshte publikuar fiks 11 ore perpara se Teatri te shembej TREGON SE JE NJE MERCENAR I THINJUR DUKE RUAJTUR TRADITEN E ZAKONIN.
Fjalor i gjuhes shqipe:
“Kuptimi i fjalës mercenar
mercenár,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t)
1.ushtar me rrogë në shërbim të një vendi të huaj;
2.kuptim i figurshëm; me kuptim keqësues; edhe si mbiemër; njeri i shitur.”
Per fjalet pompoze, komentet e porosituar, historine dhe faktin qe Teatrin e kane ndertuar “italianet e Azise”, koment me vone se eshte heret.
Edhe teatri i kukullave ka mbetur shume i vogel, per te mos permendur qe aty eshte mbledhur parlamenti i pare shqiptar…por tani Tiranes i duhet nje teater i MADH kukullash, sa per ndertese te parlamentit, me te madh e kemi…vrap e shembeni edhe ate….apo nuk eshte alamet vendi per nderimin e nje gjeje TE MADHE…edhe parate per banditet qe do e prishin do jene SHUME…zhdukeni pergjithmone kujtesen historike te ketij populli, siç ja keni zhdukur identitetin e lirshmerine per te kundershtuar nje regjim tiranik….
Frrok ,artikull i goditur……por perse perzihesh me E.Hoxhen..???…Sistemi i kaluar nuk mund te gjykohet ne artikuj te rastit.Ka qindra filozofe,politikane,ekonomiste ne bote qe mendohen njeqind here perpara se te shkruajne dicka..E kuptoj je nje konservator klasik, por me shume me kuptimi provincial per kapitalizmin demokracine etj.Sepse ne bote shumica e vendeve kapitaliste nuk jane demokratike dhe nuk duket ndonje shenje evolucioni.Nderkohe ka shtete gjigande si Kina qe perbejne nje histori krejt te re te botes moderne,ashtu sikurse India etj.Eshte shume e komplikuar bota,zhvillimi i saj …Frrok…