Alfred Lela lirohet nga policia: Më kanë fyer dhe sharë me libër shtëpie, ishin punonjës bashkie

17 Maj 2020, 10:37Sociale TEMA
Alfred Lela lirohet nga policia: Më kanë fyer dhe sharë me

Gazetari Alfred Lela është liruar nga policia, pasi u shoqërua për shkak të pjesmarrjes së tij në protestën para Teatrit Kombëtar.

Pas daljes, ai ka folur për mediat.

“Realitivisht mirë sa mund të jesh mirë në mes të një drame me polici. Kam përshtypjen që nuk është kjo ngjarja e madhe ajo që më ndodhi mua. Ngjarja është shembja e Teatrit Kombëtar.

Ishte po aq e padrejtë sa shoqërimi im, i artistëve dhe kolegëve gazetarë. Kur e mora vesh që ishte shembur Teatri, i hipa biçikletës dhe thashë të shkoj të shoh çfarë po ndodh me atë që është një moment historik që është shembja e një monumenti kulture.

Isha aty me syrin e lirë të reporterit pa qenë aty si aktivist. Ishte një grua, e cila po komunikonte me një prej policëve ku fillon rruga mes Ministrisë së Brendshme dhe në mënyrë të sjellshme i pyeti se pse e bëni këtë, duke i thënë që kryeministri u ka thënë barkderra.

Në këtë moment, vijnë një grup policësh dhe më pas rreth 5 police femra e shoqërojnë.

Përveç se të dhunshëm fizikisht kanë qenë edhe të dhunshëm verbalisht. I përçmoj ato burra me uniformë duke goditur një njeri që nuk ishte i dhunshëm, ishte duke ushtruar e para të drejtën e tij si gazetar dhe e dyta duke reaguar për padrejtësinë për arrestimin e një gruaje apo nëne.

Më sorollatën përmes godina duke ma mbajtur kokën me forcë. Më kanë nxjerrë tek sheshi përpara Teatrit, që aty ishin civilë që më kanë fyer dhe share me libër shtëpie.

Me sa duket ishin punonjës të bashkisë. Edhe kjo më ka trishtuar se si shqiptari është gati ta shohë shqiptarin të rrahur dhe të dhunuar. Kam dhimbje qafe dhe në shpatulla dhe nga mbajtja e kokës ulur me forcë”- tha ai.

6 komente në “Alfred Lela lirohet nga policia: Më kanë fyer dhe sharë me libër shtëpie, ishin punonjës bashkie”

  1. Lylzim says:

    Po ky Lela ca kishte? Eshte gje dhe artist ky? Nga ka ardhur ky Lela qe i “dhimbsej” teatri dhe ka nostalgji per te!! Ka qene ndonjehere ne teater ky? Po pse kta njerez jane gjithmone kunder te rese, modernes, perparimtares? Pse dreqin cdo gje me lufte ne kete vend?

    1. fundi i marrezise says:

      Po te hengren briret o Mister Lela ,ti e pe qe teatri mori fund , cfare deshe te tregoje me ata talibanet e LSI si ai gjeneral i ushtrise se vdekur. fusha e betejes per ty eshte studiua si analist qe je dhe jo demostrimi i forces si koke muzhik.

  2. Ceni says:

    Shiko shendetin or cub. Ti mezi qendron ne kembe.

  3. Ak47 says:

    Lela e ka bo kastile me ra brenda.

  4. Jevgjit tirane says:

    Jevgjit ri urte se di te dergojme ne indi te vellezerit e tu

  5. Luku says:

    Këta kan ngel pa lek të gjithë,duan pushtet me patjetër hahaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje