”Hija e Teatrit do ju ndjekë”, Fuga: Me vjen keq që Tiranës sonë i shkatërruan vlerat në mënyrë kriminale, ja çfarë duhet të bëj opozita

17 Maj 2020, 13:06Sociale TEMA

Artan Fuga thotë se për shembjen e Teatrit Kombëtar i vjen keq vetëm për Tiranën që ju hoq një vlerë në mënyrë kriminale.

Në një shënim në facebook Fuga thotë se pret që opozita të deklarojë se do e ndërtojnë Teatrin kur të vijë në qeveri aty ku është siç ka qenë, moderne e ultramodern nga brenda! 

Gjithashtu ai thotë se se opozita duhet të deklarojë që do e përballi këtë çështje juridikisht sapo Shqipëria të jetë me sistem drejtësie, jo ta braktisi sikurse bëri me reformën e pushtetit lokal, me ligjin për arsimin e lartë, jo sikurse la fushatën zgjedhore në 2017 -ën, sikur la në baltë betejën për zgjedhje të drejta në universitete!

Statusi i plotë: 

Ja cfarë ishte mendimi im dje, para shembjes të Teatrit! Sot, pas katastrofës, miq nuk ka cfarë them, ndaj mos më pyesni! Teatri dukej i lëshuar qysh para disaditësh! Mirupafshim!

Te na rrojë retorika hipokrite!

A thua se politika është tërheqje litari, kala dibrançe, a shtyrje me muskuj. Me vjen keq veç Tiranës sonë që i shkatërruan vlerat në mënyrë kriminale, pa ligj, edhe për ata njerëz të sinqertë të pamanipuluar dhe aspak hipokritë që e kaluara jonë arkitekturale ju dhemb!

Hija e teatrit do ju ndjeki Unë pres nga opozita të deklarojë që ; në momentin që do të ketë fuqi, do ta ringrejë ndërtesën po aty, siç ka qenë, moderne e ultramodern nga brenda! Duke e hequr çibanin që po i ze vendin!

Që do e përballi këtë çështje juridikisht sapo Shqipëria të jetë me sistem drejtësie, jo ta braktisi sikurse bëri me reformën e pushtetit lokal, me ligjin për arsimin e lartë, jo sikurse la fushatën zgjedhore në 2017 -ën, sikur la në baltë betejën për zgjedhje të drejta në universitete!

Vija e kuqe kundër arbitraritetit nuk mund të ishte ruajtja e ndërtesës të Teatrit! Janë diskutimet që po bëhen nja një kilometër më larg ku po braktisen zgjedhjet e lira, të drejtpërdrejta, reale me lista të hapura!

Aty është vija e kuqe! Mos i ngatërroni vijat ! Merrni njerën për tjetrën! Po nuk bëri këto premtime, atëhere më mirë të heshti! Qendrojmë në fatin tonë ! Secili në punë të vet! (TemA)

14 komente në “”Hija e Teatrit do ju ndjekë”, Fuga: Me vjen keq që Tiranës sonë i shkatërruan vlerat në mënyrë kriminale, ja çfarë duhet të bëj opozita”

  1. S’ke turp mo?! says:

    Po ky matufi ore?

    1. Prind says:

      Ku ishe ti kur u prishren uzinat, fabrikat, gjithe pasuria kombetare, kur u shiten hidrocentralet per dy pare. Mos hidhni benzine zjarrit sot o pseudointelektuale te peshtire, se nuk krahasohet fare ajo karakatine me veprat e ndertuara nga inxhinieret tane dhe qe i shkaterroi, i shiti politika keto 30 vjet. Pasuri kulturore nuk jane ato mure tallashi , por veprat e krijuarz ngs artistet , te cilat ne fakt lartesohen ne ndertimin e godines se re.

  2. biks says:

    Kur plerat futen ne akademine e shkenca ka mar funnd shkenca.Ky eshte i semure psiqik.

  3. Atdheu says:

    Z.Fuga po mos e kisha pare se si u shemb Teatri do te kisha nje fare dyshimi, te prishej apo te mos prishej. Por kur e pashe qe u shemb si nje cop letre mendova me vete si ka duruar deri tani dhe nuk eshte shembur se ndryshe do te kishim viktima. Prandaj mos gjykoni me mendet e opozites por me realitetin.

    1. PEPJA says:

      Tirana vlera ka qerpicin o debil.

  4. Anastas Kullurioti says:

    Nuk i gjen gje halet u eshte bere mendja tendera, PPP, kulla , beton e shkaterrim.

  5. Lesi says:

    Po Atdheu keni te drejte per 5 minuta u shemb me nje goditje.

  6. K says:

    Nuk e kuptoj se si ekzistojne njerez te tille me kete mentalitet!

  7. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Kujt ia thua, o “atdheu” ?! Ky Fuga ka fuguar kahere nga mendet. Ky eshte nje psikopat i pandeqshem. A i lexon ndonjehere marrinat qe shkruan ky legen ???

  8. Iliria e bashkuar says:

    Vandalet prishen Teatrin e Shqiperise. Nje shtet pa kujtime eshte nje vater e varfer.

  9. ppa says:

    Fuga e ngaterron veten me disa filozofe, vertete te shquar, por qe kane perfunduar ne cmendine.

  10. Olimpia says:

    O Fuga ,a i gjete te ,,vdekurit,,e Kovid 19 ne Shkoder,sipas listes se Ademit..???Nazarko dhe drejtori i Gjendjes Civile te mxorren bllof,si nje kalama te zeme ne gabim.
    Sa per ligjin zgjedhor,jam dakord me ty ,listat te jene te hapura..Por perpara ,cdo kanditat duhet te kaloje nje vetting me komisione vetem nga juriste te rinj te asistuar nga juriste gjermane dhe amerikane.Vec kesaj duhet bere nje ligj i ri per partite politike,ku te percaktohen detyrime ligjore si per funksionimin demokratik,zgjedhjet ne parti,forumet drejtuese.,per financimin,karieren….Dhe kryesorja,,Jo me shume se tre mandate deputet,dy mandate minister dhe kryeminister.

  11. Vlesh says:

    Lereni kete M.. te thate! Eshte e kote! Nuk vjene me ere! Ka influence zero!
    Do postim i tij ndoshta forcon Qeverine!

  12. Pelioni says:

    Z. Fuga.
    Hija e asaj burdellos për të cilën përgjëroheni ju nuk ka pse me ndjek pas as shqiptarët dhe as artistët e vertetë,
    por ju të shiturit që bashkë me doktor vdekjen lusni dhe kërkoni me çdo çmim destabilizimin e shqipërisë.
    Hija e vërtëtë që ju ndjek ju dhe ata që ju përdorin ju si mish për top është hija e jetëve të marra në këto 30vjet nga banda pushtetaro ,politike shqupisto lësëiste dhe kjo hije është hije gjaku të derdhur pa kurrëfarë arsye,kjo është hija që kërkon shpagim nëpërmjet drejtësisë nga shqiptarët dhe jo hieja burdellos që ju kërkoni në emër të së cilës de fakto doni destabilizim ,shkatërrim të shtetit ligjor dhe shpëtimin e atyre që vrasjen e shqiptarve e quajnë demokraci,dhe shqiptarët kokë pa larë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje