Alfred Lelës i humbet biçikleta: E kisha pelë race, kurseva 1200 euro ta blija. Të ma gjejë Rama ose të më blejë makinë luksoze

18 Maj 2020, 09:46Blog TEMA

Alfred Lela shkruan se gjatë protestës së djeshme, i kanë vjedhur biçikletën.

Ai kërkon nga policia t’ia gjejnë, pasi ka kursyer shumë për ta blerë atë.

Reagimi i plotë:

Një biçikletë e mirë, e hijshme si pelë race, që për dikë të rritur me ëndrrën fëminorë të të pasurit të një dyrrotaku në të cilën të bredhë lirinë e vegjëlisë do të thotë shumë, më ka humbur sot. Kushtonte, e them gati me turp këtë, 1200 euro. Jam menduar më shumë atë ditë kur ‘ma bëri me sy’ në një dyqan në një qoshe të Myslym Shyrit, se sa sot, rreth orës 8 të mëngjesit, kur e mbështeta te bordurat e pedonales, ngjitur me një prej ministrive, dhe u hodha në mes të bravoçunave, me iluzionin se mund të negocioja lirimin e një gruaje (po të kishte qenë një dëng me kanabis do ia kisha dalë, më tha një cinik). I humba të dyja: biçikletën dhe negociatën, siç edhe disa orë në Komsiariatin nr. 1, duke duruar me vetëmohim etiko-stoik policët e shkretë tek vuanin me formularë të shtetit sikur të ishin në sanskritishten e Petro Zhejit.

Nga biçikleta e braktisur deri në Komisariat kam ngrënë një batare shkelmash dhe goditjesh në kokë, shoqëruar me të shara. Njërit prej policëve, me kapuçon në kokë, i fiksova vetëm sytë, një lëbyrje me adrenalinë shtazore dhe një theks të fortë të malësive labe. Nuk jam i sigurt, por më duket se i kam sharë marinarçe, në anglisht, dhe kjo nuk prodhoi ndonjë pasojë sepse, edhe ata të shkretët, vetëm theksin më kuptuan mua, jo fjalët.

Por, mendjen e kisha te biçikleta. Më vonë e kuptova pse. Trupin e kisha të ngrohtë nga dhuna, dhe madje thuaj i mëshirova, kur nuk po ushtronin më forcë, apo kur u lodhën dhe kërkuan të ndërrojnë krah me njëri-tjetrin; u qenë ‘këputur’ duart. Prangat nuk kishin harruar të m’i shtrëngonin mirë. Fillova të ankohesha madje, ashtu i shtrirë siç isha, me fytyrë në asfalt, me një gju në qafë dhe një dorë që më godiste kokën. Në fillim nuk gjenin dot pranga dhe më pas nuk e dinin se në cilin Komisariat do më degdisnin. Komunikimet në radio i nxirrnin zbuluar këta ‘trima me yll në ballë’ që, të ç’organizuar si një bandë e Ali Pashës, nuk kishin as plan operacional as aftësi menaxhuese për ta shpikur një aty për aty. Pasi i gjetën prangat, më rrotulluan, nuk e di pse, duke më nxjerrë para Teatrit Kombëtar. Sikur donin ta vuaja shembjen e tij live dhe ata të shijonin humbjen time. Për disa minuta më mbajtën aty sepse nuk po gjenin makinë për të më shoqëruar. Më goditën edhe njëherë kur disa punëtorë jelekëverdhë të Bashkisë më shanë mbarë e mbrapsht. Unë ua ktheva dhe policët, me sa duket, kujtuan se e kisha me ta. Ose thjesht po shprehnin solidaritetin e amebave.

Radio e njërit prej tyre mori shenjë se ‘makina ime e burgut’ ishte gati. Më shoqëruan përmes pedonales deri te qendra Toptani, ku më dorëzuan te dy policë ‘qyteti’. Njëri prej tyre, një djalë i ri me kokë të rruar me theks tiranas. Para se të niseshin, dy policë të tjerë, të udhëzuar në radio, për të luajtur deri në fund rolin e padijenisë se po prangosnin një gazetar, u afruan duke më pyetur për emrin. E përsëritën disa herë pyetjen. Nuk e ktheva kokën.

Polici kokërruar kërkoi të më lironte prangat duke parë bymimin e kyçeve. U mundua, por çelësi nuk i hapte. Kur iu afruam Komisariatit erdhi një urdhër në radio. ‘Mos e lejo të përdorë celularin!’. U kthye nga unë: e di që po mendon se ky është urdhër policësh. Si do ta përdorësh celularin nëse je i prangosur. Qeshëm.

Oficerët e policisë më dhanë të njohur. Formularin e parë e plotësova në fund të korridorit, ku prisnin edhe dy të shoqëruar të tjerë. Një vajzë me kaçurrela të verdhë e VV dhe një djalë. I tregova këtij se si kisha braktisur biçikletën dhe rolin e gazetarit për të negociuar lirimin e një gruaje me syze dhe kaçurrela që po ndalohej padrejtësisht nga blutë. Është gruaja ime, ma priti. Silva Caka. Ish-deputetja? Po.

Epo, ja ku më kish hedhur fati sot, kokëposhtë, si të ishte një biçikletë me frena të këputur. I arrestuar nga Policia e Edi Ramës, pasi isha akuzuar nga kundërshtarët e tij në opozitë si i shitur te ai, dhe rënë në pranga duke ‘mbrojtur’ një deputete të LSI, një partie të cilën ende nuk e kam kuptuar.

Në proces kisha humbur biçikletën për të cilën më duhet të kursej për një kohë relativisht të gjatë për ta zëvendësuar. Ose do më duhet të përdor paratë që kam marrë nga Edi Rama për të blerë një makinë luksoze. Me u dhi t’qeshmit, kur thonë shkodranët.

Pse po e tregoj, pothuaj në tonet e talljes, këtë histori dramatike? Sepse një abdsurd të tillë, ku aktorët, aktivistët dhe gazetarët përndiqen me zell dhe arrestohen me brutalitet, ndërsa krerëve të malavitës u dërgohet letër që të deklarojnë si, qysh, e tek, i kanë bërë pasuritë, po nuk e përqeshe mund të të çmendë.

Përfundimisht një shtet i tillë nuk mund të bëjë më asgjë për mua dhe të ngjashmit e mi, por biçikletën mund të ma gjejë. Inshallah. Nëse e bëni, ua ‘kam falur gjakun’. Ose, në gjuhë bravoçunash, jemi ‘jek e jek’.

40 komente në “Alfred Lelës i humbet biçikleta: E kisha pelë race, kurseva 1200 euro ta blija. Të ma gjejë Rama ose të më blejë makinë luksoze”

  1. Juristi says:

    Ketij heroit i paska humb bicikleta.Mos se na dhjeve.Tani do te beje emision Fevziu,Zheji etj,do ti shkruajme edhe ambasadave per kete tragjedi,dhe do hapim nje llogari qe te grumbullojme paret per te blere nje me te mire.

    1. K says:

      Keta medioker maten me Ramen! O shqiptare te shkrete te vendit te lindjes,ne mentalitet, te Saliut!

    2. UET says:

      Eh sa te mire e kishte shalën ajo biçikleta, hamshor race ?

    3. Alfred .P says:

      Na ishte njehere Alfred Lela me biciklete qe kujtonte se jepte urdhra. Sot dhe bicikleta e tij u futen ne listen e “heronjve” te demokracise. Mediokritet. …por dhe racizm kur permend theksin e malesise se Laberise. Nje gjuhe qe ndez urrejtje ne menyre meskine “Lela style”. Saliu i ka dhe si ky sherbetoret.

  2. Ceni says:

    Ca rrushi. Ku shkon me biciklete te dhtrenjte? Shoket ta kabe marre.

  3. cccp says:

    Jo keq si refleksion ironik; por mua, me shume me ka kenaqur ecja jote trokthi, ne mes te dy shoqeruesve te tu, me duar mbrapa dhe koken poshte; edhe ne Boston keshtu do e kishe pesuar.

  4. Sheqerja says:

    Hajde se ta jep lylka me baxhelen more kok k….r

  5. gjergji says:

    Sa mire ta kan bere.Ti I provokove,ti thyeve te gjitha rregullat apo ligjet e shtetit nga te gjitha.Askush nga policet nuk provokonin apo thyenin rregullat e kesaj proteste jashte ligjore.Vetem ti e ish deputetet e LSI thyet cdo norme te lejushme pe te protestuar e se bashku me vagabondin e gojprishunin e cmendur Ervin Bejleri u bete avangarda e veprimeve antiligjore.Sa per bicikleten po te rikujtoj nje batut nga skeci “:”fotografia”: Interesant njeri(per ty Lela) kur ai s`din ku la bicikleten,na te ja gjejme???????

  6. pilafi says:

    Or kapil eja bre ktu ne Gomsiqe se po due me te dhane magjarin tem te zi.
    Ta kan ba mire qe ta paskan marre bicikleten, tash baj kudes se po te marrin edhe ciken qe ke ne shpaj.

  7. Kacurreli says:

    Atehere keta ne pergjithesi dhe ky ne vecanti nuk kuptojne se per protesta paqesore nuk i ndalon asnjeri dhe eshte e drejta e tyre po kur sulmojne uniformen sulmojne shtetin dhe ketu ndryshon gjithcka.Nuk ka rendesi nga eshte polici.
    Shqiptaret deri ne vitin 1990 sillesin si gjela qyrrsa dhe me ta dallkauket e kohes benin cte donin ndersa tani fryhen si gjeli lafshkuq qe ka dashnore gjithe pulat e kotecit.
    Demokracia funksionon me vote.Ai qe zgjidhet vendos dhe nuk mund ti kenaq dot te gjithe.
    Ne kapitalizem gjerat behen me laps.Kur kosto e restaurimit eshte me e madhe se vlera e subjektit ky shembet.Ose shpallet ne mbrojtje nga shteti dhe ky pastaj ka per detyre te investoj gje qe se kane bere 30 vjet.
    Ketij i paskan vjedhur bicikleten 1200 Euro?E kujt i plasi.Te kishte marre autobuzin e linjes ose te shkonte ne kembe.Po xhupin qe ja futi polici me shkelm dhe e hodhi mbi bllokun e betonit e gjeti?
    Militant i peshtire,analist i shpifur si pothuajse te gjithe si ky qe mbushin ekranet cdo mbremje.
    Ja sa te marre vesh Rama di ta zevendesoj me nje bici kineze 28-cte dhurate nga gabi i lagjes.

  8. tropoja says:

    gabim shum i madh i policise pavaresisht se ti mund te jesh kundershtar i qeverise, mbase je dhe mashkull i keq njeri negativ po çfare rendesie ka? ti nuk dukesh qe ke qene demonstrues aq me teper i dhunshem biles paske marre dhe biçikleten me vete dhe normal nuk ke dal me hy mes turmes me protestu kunder prishjes teatrit por keshtu eshte ne kandahar,here te rrahin maloket e jugut here ata te veriut por pa te drejte pse? ky eshte gabim

  9. Pianisti says:

    Atehere keta ne pergjithesi dhe ky ne vecanti nuk kuptojne se per protesta paqesore nuk i ndalon asnjeri dhe eshte e drejta e tyre po kur sulmojne uniformen sulmojne shtetin dhe ketu ndryshon gjithcka.Nuk ka rendesi nga eshte polici.
    Shqiptaret deri ne vitin 1990 sillesin si gjela qyrrsa dhe me ta dallkauket e kohes benin cte donin ndersa tani fryhen si gjeli lafshkuq qe ka dashnore gjithe pulat e kotecit.
    Demokracia funksionon me vote.Ai qe zgjidhet vendos dhe nuk mund ti kenaq dot te gjithe.
    Ne kapitalizem gjerat behen me laps.Kur kosto e restaurimit eshte me e madhe se vlera e subjektit ky shembet.Ose shpallet ne mbrojtje nga shteti dhe ky pastaj ka per detyre te investoj gje qe se kane bere 30 vjet.
    Ketij i paskan vjedhur bicikleten 1200 Euro?E kujt i plasi.Te kishte marre autobuzin e linjes ose te shkonte ne kembe.Po xhupin qe ja futi polici me shkelm dhe e hodhi mbi bllokun e betonit e gjeti?
    Militant i peshtire,analist i shpifur si pothuajse te gjithe si ky qe mbushin ekranet cdo mbremje.
    Ja sa ta marre vesh Rama dhe do porosisi nje bici 28-cte kineze pet ty te gabi i lagjes.
    Tamom kokshpull !

  10. Alo Alo says:

    Uaaa, pika e lotit sa nje anije per ty mo Lela…. Hajt mos u merzit se ta blen bicikleten Silva Caka-ish deputetja, cfare i ka 1200 euro ajo? Ose kerkoja Mones te te jap nje cizme tek, se kushton me shume se aq. Po problematike eshte pjesa se si nuk te kane njohur policet ty mo Lela ???? Po ti je VIP mo Lela, te njohin edhe femijet ne barke te nenes. Ty duhet te te kishin hapur tapetin e kuq me petale trendafilash sapo zbrite nga bicikleta, ata “bravocunat” mo Lela. Se ne te gjithe boten e qyteteruar e dine mo Lela, se VIP-at si ty apo ata te vetquajtur “artista” e “aktivista” si ajo Silva Caka-ish deputetja dhe ajo e VV-se qe kerkon te semes se Albin Kurtit ne Tirane pasi rregulloi Kosoven, nuk preken me dore edhe po te godasin policine apo te shkelin ligjet. Se ju jeni mbi ligjet mo Lela, ligjet jane per ne qe nuk na njohin policet. Hajt mos u merzit per dyrrotakun mo Lela se do e gjesh, por kujdes nga ndonje rrote te llojit tjeter se mund te te japi ate qe meriton.

  11. TIRONA says:

    alfred lela:Ej Malok ,shko bej trimin ne fshatin tend,c’fare do ne TIRONE?FARE E KEQE OZURPUESE!
    Aj dru me pre!

  12. shqip says:

    Ja një personazh per “Memorie-al” të D Kaloçit. Në fakt ky i do policët si Brecani e të tjerë shpellare. I paska bere përshtypje theksi lab. O Lela sa për dyrrotakun bëj një xhiro andej nga Kamza, a nga Bathorja . Jo për gjë, po aty ke teatri vetëm nga ai brumë kishte. Po të paktën mbaj pak seriozitet o Lela. Policët nuk dinin si të bënin me shkresat. Hahaha, Lela ka parasysh policët e Saliut që as shqip nuk flisnin mirë, lere pastaj të dinin edhe gjuhë të huaj. O pikë e zezë ! Si mund të bjerë njeriu në këtë nivel . Po kështu është, nuk e ndryshojmë dot. Është brumi i shpellareve .

  13. Tan tirona says:

    Ho se ta ble, salushi me baftjarin

  14. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Na plasi trapi per ty edhe per bicin tend
    Kur i ben presion edhe ky Rames qe sa nje mut mengjesi eshte edhe mos ngele tjeter

  15. Lorenc says:

    Do bicikleten pa shale se me shale se nget dot ky aguridhe pjeshka e gazetarise

  16. pjeter says:

    Me te vertet,ketu nuk behet fjale se njerzit skuqen apo jo nga turpi,ketu ka nje nivel tjeter,keta zanatçinjte vuajne nga nje semundje e rende,vuajne nga LOQERIA,ja u ka zene trurin keq,e ska dermon qe i sheron.Ketyre te vetmin ilac te mundeshem,dhe qe egziston,madje falas,dhe qe ja ul sadopak intesitetin kur i ze kriza,eshte dajaku.Ketij me sa duket nuk ja kan dhene dozene me then te drejten i takonte me ligj,dhe tani i ka faj Rama,sepse ndo nje i rraces se tij i perlau bicikleten 1200 eurshe.

  17. Lylzimi says:

    Mooos ca na the, sa mire te qenka bere se. Ata qe ishin aty me ty e kane marre. Pra ja dhe nje arsye tjeter pse ishin aty nje pjese e juaja. Boll bere show Lela, boll, kto fotot e tua nuk do ua prishin mendjen donatoreve te te japin fonde per projekte, mos u lodh kot, perkundrazi! Hajt t fala Mones!

  18. Lelo kaçureli says:

    Mos çaj b….. Lelo, per disa minuta qe kalove ne komisariat do te behesh hero ne opinionet e Fevsos, Zheit, Pekut, Milorit. Nxiji mire duart per ti trguar me fakte dhe duku andej nga PD se mos te futesh ne ndonje liste si deputet. Sa per leket e biçikletes thuaji Lulit ose Zenit, Ata nuk e kane problem per 10000 euro kur pasuria e tyre i kalon meleonat e eurove, megjithese ti ke dhe nje profesion te dyte fitimprures po qe nuk po e permend se quhet reklame.

  19. Protesta says:

    Po shteti te merret vetem me gjetjen apo kompensimin e bicikletes se tije, se ky edhe ti japesh sot nje te re per ate qe I vodhen bashke kauzistet e tije te teatrit, neser apo pasneser do ja vjedhin perseri kur te dalin ne mbrojtje te piramides , ose te ndonje shkolle a kendi lojerash.

  20. Shqupisti says:

    Hajdutet e PDs ta kan marr , mos e lije si lopa bajgen , kokethumb .

  21. Opinjonisti says:

    Duhet te ta paguaje Lulka se atij dhe atyre te PD u lepin ne ” nderen” ti gazetar leshi qe nga mllefi broçkullini neper hale TV.

  22. Mato inteligente says:

    Po ti qenke goxha pele.U pika,pika.Sa shpejt u she rove nga plagosja e djeshme.Figurant!

  23. ZIGUR QARRI says:

    Te gjithe heronjte e kane kaluar kete kalvar o Lela, mos u merzit, se edhe ti do rritesh, por kujdes, mos i beje hije Saliut, “lexhendes” tende se ndryshe te çon per gjah andej nga Buretoja e te permbyset biçikleta ne mes te sheshit. Dhe pastaj te ngelet pela e rraces e ve.

  24. Jevgjit tirane says:

    Dergojeni ne indi te vellezerit kete jevgjit nuk e kuptone ky jevge qe ne shqiptaret po e rrespektojme .

  25. NjeQytetarOptimist says:

    U be dhe maloku verjor te analizoj theksin jugor dhe te japi vendim. Si muti kaka, si nani saka. Ik ne Kamez ik, se sorollopi yt e morri.. Policet e Brecanit vetem cifteli dinin te shkruanin se fleta u dukej e komplikuar..

  26. Miri says:

    Fredo mos e deklaro veten se je rrot C.. I
    Dhe dike gjuhen sharese angleze marinarce. What the hell…?

  27. Luani lsi says:

    Ish presidenti Sarkozy ka thene : la france tu l’aimes ou tu la quittes.
    Edhe ky jevge nese nuk i pelqen shqiperia te shkoje ne kalcuta ne indi te vellezerit

  28. Jimi says:

    UAU! C;eshjte keshtu me ty moj Lejla!? Po ti kur more teseren e partise u betove! Per partin fale jeten, pa lere bicikleten.

  29. iliri says:

    Sa po me behet qefi, dhe pa biciklete dhe dru, oooo sa mire. Ne fakt ti do rrahur cdo dite o skuth, je nder ndyresirat te ashtuquajtur gazetare, per muaje nje injorant dhe skuth i ndyre.

  30. iliri says:

    OOOO sa mire ta paskan bere o skuth, megjithese ti do rrahur cdo dite o ndyresire sahanlepires dhe pa tru.

  31. katunari i viçidolit says:

    O LELA !

    PO SI ORE I URUAR TE KA HUMBUR BIÇIKLETA QE E KISHE SI KALE ?
    ATY NE PROTESTE; TE GJITHE ATA TE SOJIT TEND ISHIN.
    SHIKO SE MOS BEN NDONJERI SHAKA DH DO TE TA KETHEJE, SEPSE NDRYSHE, J´u QENKI HAJDUTE TE NJERI TJETRIT DHE ÇTE PRESIM NE POPULLI NGA JU?
    MOS JA KERKO POLICISE; SEPSE NUK TA MORI POLICIA; POR E KE LENE VETE NE RRUGE DHE HAJDUTET E TU TA KANE MARRE.
    SHENDET DHE BLI NJE TJETER, JO SI KALE, POR SI MUSHKE:

  32. Kollodoku says:

    Edi edhe mua me ra çamçakëzi dje diku aty ke teatri. A ma blen edhe mua nje MERCEDES BENZ 2020AMG. Rofsh.

  33. Artibr says:

    Pertej faktit policia duhet ti kerkoj te falur leles se eshte gazetar dhe analisti me i sjelleshem ne ekranet shqiptare kur nuk ofendon njeri lela me debatet e tija policia ne se ka mundesi tja gjej bicikleten sic thot dhe vet ka kursyer eshte munduar shume per ta bler njerezit e ndershem e kan shume te veshtir ta blejne ate bici respekte lela je nje shembull i gazetaris shqipetare shpresoj shume qe ta gjesh bici ase i bej nje thirje te gjitheve kush e ka mar mund tia ktheni te lutem.

  34. Amon boj kujdes,se ka surrati ngja si shale biciklete,e po tmeshtet njeri koqet dhe bythen me fytyre.Amon ruhu. says:

    Pirdh pirdh mer turi mi.Si rruhet njeriu se kush je ti,mjafton mos te cenosh shtetin dhe rreg e tij.Per cdo gje keshtu keni bere,e sipas teje ti gjoja gjo e zgjut,I paske sha policet me gjuhe marinarce…..Po ti kujton se vetem ju dhe ti,flisni ndonje gjuhe,e ato policet jon debila.Ishte nje kohe,ajo e Sales ku ishin trungje.Ti bythqir provo e preke policin atje ku katunaria jote ka msu dy fjale me fol,po sta shkrdhun grun,plaken dhe cte mba pragu.Te bojn te hajn krymat qelpsin.

  35. Taku says:

    O alenist Lela. Po ku vije me biciklete dhe me breke te shkurtra o koqe ne dasem. Mire qe nuk humbe dhe koken se Ju koqe gazetaret beni dhe si te forte, kushedi se cfar ju duket vehtja. Ju ini si corona dhe me keq, qe i helmatisni njerzit me lloj lloj brockulla. Kushedi ku do ishte bota po te mos ishit ju, qe ngatroni dynjane. Per biciklete thuaj Lulit ose Mones se a blejne ata, vetem une do deshiroja qe tek ndenjsja bicikleta te kishte nje si gisht, qe sa here ti hipje te kruheshe.

  36. Jimi says:

    Asaj “:pela te rraces” pa tjeter qe vetem nje “Hamshor rrace” si puna jote mund ti hipi.

  37. Nik says:

    Me sa di keta Lelajt kane tradite sazexhiu, po ky A. Lela ka dale nga rreshti, ka bere nje perjashtim! Nuk eshte gazetar i keq, por do qe te degjohet vetem daullja e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje