Fatos Lubonja: Ta qërojmë nga sytë dhe ta rrëzojmë këtë bandë kriminale, të ngrihemi e të çlirojmë Shqipërinë

18 Maj 2020, 18:25Politika TEMA

Fatos Lubonja në fjalën e tij në protestën e mbledhur një ditë pas prishjes së Teatrit Kombëtar, ka kërkuar një hetim për Teatrin Kombëtar.

Gjithashtu në fjalën e tij, Lubonja ka kërkuar edhe dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe përballjen e tij me ligjin.

“Duhet një protestë dhe një kërkesë të vazhdueshme për nxjerrjen para gjyqit të të gjithë autorëve të këtij krimi.

Duhet të kërkojmë dorëheqjen e Erion Velisë të parit dhe duhet ta kërkojmë sot, nesër dhe vazhdimisht, deri kur të ikë dhe të jetë i gatshëm për prokurorinë për shkeljet që ka bërë.

Duhet të protestojmë përpara prokurorisë, që para dokumenteve të qarta të krimit, duhet të japin llogari”-tha ai.

“Kemi një bandë kriminale shumë të rrezikshme dhe përtej entuziazmit duhet të mendojmë se si të çlirohemi nga kjo bandë kriminale që ka kapur shtetin.

Unë mendoj që secili nga ne që është këtu duhet të ketë një projekt në kokë se si të çlirojë vendin nga kjo bandë kriminale”, vijoi ai.

“Mendoj se pa dyshim që ky proces duhet të na çojë tek kryetari i bandës, që është Edi Rama, dhe jo vetëm tek shkatërrimi i gjithë mekanizmit të të gjithë pushtetit që ka ngritur, duke përdorur paratë e krimit për të gjeneruar pushtet dhe pushtetin për të gjeneruar paratë e krimit.

Ai ka futur krimin në politikë dhe në ekonomi në mënyrën më skandaloze dhe shkatërrimin e kapaciteteve intelektuale. Kemi një pushtet përballë shumë të rrezikshëm.

Bashkë me kërkesën që këta të shkojnë përpara drejtësisë dhe Erion Veliaj të japë dorëheqjen dhe të mos mbrohet nga pushteti, sot na duhet të mendojmë se si duhet të rindërtojmë dinjitetin dhe lirinë e cenuar brenda nesh.

Ai rindërtimi i teatrit nuk është thjesht rimarrja e një objekti kulturor, por është çlirimi nga trauma e kësaj bande kriminale dhe nëpërmjet këtij teatri mund të bëhet gjyqi i gjithë bande kriminale, që t’i hapin rrugën një Shqipërie tjetër dhe jo Shqipërisë së kriminelëve, një Shqipërie ku e mira të jetë mbisunduese.

Në këtë krim ka katër lloj përgjegjësish; përgjegjësia juridike e gjithë atyre që kanë shkelur ligjin duke shkatërruar Tiranën, është përgjegjësia politike e gjithë atyre që kanë mbështetur këtë bandë kriminale në pushtet, edhe e atij polici dhe atij fadromistit që shkoi për të shkatërruar teatrin. Nuk kemi bërë aq sa duhet për të mbrojtur Teatrin, pasi mbrojtja e Teatrit është mbrojta e dinjitetit tone”, tha Lubonja.

7 komente në “Fatos Lubonja: Ta qërojmë nga sytë dhe ta rrëzojmë këtë bandë kriminale, të ngrihemi e të çlirojmë Shqipërinë”

  1. ??????????? says:

    Na ha nji mut ti Lubonja kërrma !!
    SI NGRIHET POPULLIT, PËR INATET IDIOTE TUAJA!!

  2. Miri says:

    Pse nuk te ha dheu,spiunove baban tend tani flat per demokraci.

  3. Dean says:

    Ti të ha mutin,lene mo me u ngrit e me no revolution.

  4. valbona says:

    Ja dhe Fatosi i partise se bllokut….. Provohe o kok shtremet se do ta regullojme qafen.

  5. ali peza says:

    Edhe ky idioti paska dale pa le te tjeret.Si nuk kane turp,kerkojne si e si te manipulojne njerezit dhe te shpikin nje kauze por koha e zagareve ka ikur.Kot e kane nuk i mbeshtet njeri se e njohin etjen e tyre per pushtet,vjedhje,shkaterrim,vrasje,krime dhe anarshi.Kurre mos ua pafshim bojen.Funderrinat.

  6. Pranvera says:

    Tani qe e mori fjalen edhe ky molomeni qe lahet nji her ne jav e regulluat.

  7. JHAHAHA
    DO SHPETOJME KRIMINELET ILIR MUTIN DHE BERISH SALINE
    QE MOS MI NDODH GJO KE VILAT E LALZIT INSHALLAH
    NOJ ZJARR I PAPRITUR ME 4 te Mnjezit or ti i kap te tana ne gjume
    e a digjen si minje brneda saliu e meta me cfar i pemban pragu
    or ti tafos ,
    te shpetojme Shkerdhatat hahahahahahah
    urrrrrrrrrrrrrrraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa liri demokraci
    liri ku qihesh ti
    sala o qi rrugeve hahahahahahahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje