Meqë vazhdoni të më pyesni për Teatrin...e mbani mend Salih Berishën?!

18 Maj 2020, 08:36Kulturë TEMA

Nga Astrit Çerma

Me qe vazhdoni të më pyesni për Teatrin…

E mbani mend?!…

Para 7- 8 vjetësh, Kryeministri i asaj kohe Salih Berisha nxorri vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e një të riu. Bile u akordua edhe një fondë prej 3,5 miljon erosh…

Si tani plasi “lufta” Opozitë – Pozitë…

Këta pushtetarët e soçëm (at’here Opozitë)që e shembën tani, kërkonin…të mos shembej, dhe këta të soçmit jasht qeverrisë( athere Pozitë) që “luftuan” deri sot qëtë mos shembet at’here kërkonin ta… shembnin…

E mbani mend..Hë, mo?..E mbani apo jo?..Nuk e mbani ëëë?!..Po mirë..Po ju kujtoj akoma…

Plasi..”lufta”.. me “luftën” plasi dhe debati…

“Fanatikët e majtë” të qeverrisë së soçme që at’here ishin opozitë…për të mos u shembur…përdorën si argument edhe teatrin “Globus” në Londër:.”Anglezët e ringritën nga dheu, vlerën e tyre kombëtare, kurse këta, këtë vlerë duhet ta shkatërrojmë”…

Ju përgjegjën “fanatikët e djadhtë” që at’herë ishin në qeveri e që sot jan opozitë:..”Anglezët e ngritën nga dheu për vlerat e tyre kombëtare sepse atje jan luajtur kryeveprat botrore të Shekspirit, Marlout, është vënë në skenë “Hamleti”, “Makbethi”,”Mbreti Lir”…Po këtë…gërmadhën tonë për çfar vlerash “kombëtare” ta duam?!…Për dramat e K. Jakovës “Toka e jonë” me Tuç Makun, apo dramet e R.Pulahës me…”komunistët”?!…

Ju kujtohet?!..Jooo?!..Si ore jo?!…Ouuuaaaa…

Si nuk ju kujtohet xhanëm?..Kujtohuni: Ja si tani..një pjesë e mirë aktorëve që tani jan maskarenj at’herë ishin korifej dhe e kundërta për sot: tani ata që jan korifej u shpallën e po shpallen..maskarenj..

Vetëm ndrroni vendet dhe do të kujtoheni…

Ëëë?..Ore..E di që nuk e keni të vështirë, të kameleonizoheni sa herë që do tju ngrihet niveli militantist artistik, për një “çikëz” titull apo post por..mbajeni veten pak o.. “mender” palaçosh që komenton nëpër gazeta, internete e f,b me pseudonime…se nuk jan të gjith të rracës tuaj…harraqeee…

26 komente në “Meqë vazhdoni të më pyesni për Teatrin…e mbani mend Salih Berishën?!”

  1. Agim says:

    Astrit cerma rrofsh kjo foto ka 2 kuptime depoja e gerdecit teatri sot esht mir ti fusesh ne feizbuk ti shohin te bardh e te zez.

    1. DinPaku says:

      E thote mire nje miku im:
      E prishen ore e prishen te prishurin te prishurit
      Po si u ze gjumi, si duroni, si nuk beni harakirin,
      Ju te prishurit qe s’e penguat dot prishjen?

  2. Tajari says:

    ?❤️❤️ Respekte, paska akoma te ndershem dhe realistike njerez ne kete bote.

  3. Qinani says:

    Haaa…
    Ja kush jan shqiptaret.
    Pasardhes te pellazgve shpellar dhe ilirve grindaveca sherrxhinj qe konfliktoheshin me njeri tjetrin per musteqet e çelos..dhe ato konflikte,sherre banale si zenkatbe jevgjve ne wikend erdhi heleni grek dhe i ngriti ne art me iliadene odisean,ne vargje.
    Esht si puna e mafjes sot.
    Poshtersi ndyrsi pushtllik hesapi,por hollivudi i ngriti ne pjedestal me filmat artistik nuni apo ftyrpreri apo tj..duke e glorifiku kshtu pra..
    Por mafja e vertet esht si muti n kënet,sikurse shqiptart jan tamam kta rrotkarët qe po shofim perdit,e jo ata qe perpiqen t na i shesin n histori..
    Mafja dhe shqiptart kan shum ngjitje,por e perbashkta e tyre esht se te dy kta grupime jan glorifiku nga arti duke qen plena te historis.
    Ja.
    Shikojini plenat si gëlojn..

    1. pthuuuuuuu says:

      Plen analfabete je ti, o Qinanentate

  4. Nardi says:

    I madh si gjithmone, Astrit Cerma…

  5. bubi says:

    Nje nga aktoret e mi te preferuar,shume respekt Astri Cerma.U ritem me filmat tuaj ,me artin tuaj.Ju jeni plejada artistesh pa fjale por pune ,njerez idealist per ate qe perfaqesonit.Eshte shume e vertete ate qe thoni,por kujt ja thua.Respekte SHPETIM

  6. Taulant says:

    O koqe e mbajm mend shume mire Sali Berishen por votuam kete artist lugatin se menduam se do punonte me mire por ky e katandisi me keq biles shume here me keq po shkaterron gjithcka .

    1. vang says:

      TAULANT: ketu eshte fjala per teatrin mos u hidh ne dege tjeter .

  7. Debatiksi says:

    Si Pd -Ps+Lsuma ,jan bajga si njerzit e familje ,kan nje gje te perbashket plackitjen e co lloj toke me vler te popullit radhen e ka piramida dhe parlamenti do ti bejn dhe ca pallate anash ,duhet ringritje ti hedhim kto pislliqe ne plehra ,jan te gjith cunat e PPSH ,Ndrruan vetem qimen hajdutrit

  8. H says:

    E kam thënë edhe herë tjetër se nuk është luftë për artin, parimet dhe aq më pak për kulturën. Është luftë bandash mafjoze kush të kapi pazaret dhe të pasurojë bandën e tij.janë të njëjtit kallup. Ndryshimi i vetëm është se e majta i kontrollon të vetët me disiplinë. Ata tjerët nuk i përmbajnë dot shpellarët nga istikti i dhunës, shkatërrimit dhe vrasjes. Është natyra e tyre.

  9. jopergje... says:

    Ke qene aktor i mire se ka pas sistem artistik funksional atehere jo per meriten tende dhe kjo gje po del ne pah dita dites me keta aktore qe dikur kan aktruar me profesionalizem dhe sot po shohim sa intelekt te nje niveli banal qe kane!

  10. Tironsi says:

    Bravo . Kjo eshte e verteta . E ke qa .

  11. uskania says:

    Astrit, e mban mend Edi Ramën, kur ishte ministër i kulturës më 1988 , para 22 vjetësh dhe kërkoi prishjen e gërdallës teatër. Atëherë ai përmendi edhe brekët e…Apo mban mend vetëm kur PS e drejtonte Nano apo Meta?

  12. Niku says:

    E drejte. Shqiptaret kane 30 vjet qe qeverisen nga barbare, pa dallim te majte, te djathte, qender, lart, posht, anash… te gjithe njesoj. Tani rradhen e ka Sahati, sepse “artistet” tane politikane mund te ndertojne pa dyshim nje me “te bukur”.
    Miserabili

  13. Alb says:

    Bravo dhe respekte per kete aktor qe aq role sa ka luajtur i ka qarë.
    Persa i perket teatrit te Shekspirit Globe, ai nuk eshte teater i mirefillte. Ka nje skene te vogel, spektatoret i ke te gjithe ne kembe, ka edhe va llozha te vogla me stola te drunjte dhe nuk eshte nje teater i mbyllur, por nen qiell te hapur. Eshte si nje fare teatri ekperimental, gje qe reflekton edhe ne cmimin minimal te biletes se shfaqjeve.
    https://secretldn.com/the-globe-visitor-guide/

  14. Zenun Boriga says:

    Cerme, me vjen keq, por ja ke futur pjeserisht pordhes!
    Dakordoj me ty, tek pershkruan natyren kameleoniane te disa njerezve te caktuar ne kushte te caktuara…
    Por per fatin tone te mire apo te keq, “Jakoverat dhe Pulaherat” tane, per ne jane “Shejkspiret” e anglise; keshtu qe kujdes! Dhe temat qe trajtohen tek dramat e cituara nga ty (me Tuc Mak´ dhe xha Ramadan) ishin dhe mbeten temat qe prekin perditesine tone!

  15. trimi says:

    E trim i Xha Jahos! Gjithnje i pari ne sakrifice. Megjithate ke qene aktor i mire nga pikemapja artistike, ndersa idete qe percillje me mire te mos i permendim. (p.s pse nuk u flijua xha Jahoja qe e kishte ngrene cairin, po ti qe ishe i fejuar dhe prisje martesen? apo Tarrasi dhe Shpati keshtu ju kishin mesuar: me mire sheleget se deshte e vjeter)

  16. Ramaik says:

    Lexoje edhe njëherë çka shkruajtur Astriti.

  17. pensionistja says:

    shyqyr qe degjova nje njeri te flas sinqerisht,nje njeri te ndershem ,te pershendes e te fala lucit,nje shoqe e fakultetit,respekt…….

  18. drini says:

    Astritt je i madh.E ke menduar dhe shkruar kaq bukur sa nuk behet. Shkurt muhabeti te dy keto parti duhet te jene njekohesisht ne pozite qe teatri te mos prishej.Mirpo kjo nuk ka si ndodh se ato jane partite e medha qe kemi ne shqiptaret. Qe teatri te prishej te dyja keto parti duhet te ishin ne pushtet njekohesisht mirpo edhe kjo nuk nodh

  19. katunari i viçidolit says:

    Tamam realisti Astrit Çerma.

    Kurse persa i perket atij “QINANIT” te mesiperm, do i thosha:
    E pranoke qe Pellazget shpellare dhe Iliret grindavece jane autoktonet, pastaj na paskan ardhur Helenet greke. Po nga erdhen? Sllave nuk jane, sjane as nordike. Atehere i bie te jene jevgj ose fis si arixhinjte, prandaj na jep nje pergjigje o “QINAN” , se spo marrim vesh.

  20. EG says:

    Astrit Cerma ashtu si edhe aktor te tjere te atij brezi jane plejada e artisteve qe na bejne krenare.

    Eshte per te ardhur keq qe teatri ashtu si edhe shume ndertesa te tjera artistike jane prishur apo shkaterruar.
    Edhe ashtu karton sic ishte teatri duhej mbajtur thjesht per faktin se perfaqsonte zanafillen e teatrit shqiptar.
    Trashegimia jone kulturore po varferohet nga dita ne dite.

    Kam pare projektin per teatrin e ri dhe me shume ngjan me nje qender tregtare se sa me nje teater.

    Turp per Erion Velaij qe perdori si argument faktin qe teatri nuk ishte I listuar ne veprat e mbrojtura per te justifikuar prishjen e tij.
    Erion Veliaj mund te beje shume ndertime dhe te tjera pune te mira, por do mbahet mend ne histori si kryebashkiaku qe prishi nje veper arti.

    Nje ndertese merr vlera jo vetem per nga arkitektura por edhe per faktin qe ishte vendi ku krjuan, interpretuan, u duartrokiten artistet e medhenj dhe te pare shqiptare. Ishte shkolla ku u linden keta artiste dhe vepra te medha artistike.

    E kisha pare dhe konsideruar Erion Veliajn si nje lider te ardhshem, por jo mbas kesaj. Tregoi kokefortesi deri ne ate pike sa personalisht ve ne dyshim integritetin e tij.

  21. NOSTALGJI-SHQIPETARE says:

    RESPEKT,@@Astrit Cerma, jemi Rritur me Fimat tuaj, jemi Rritur mbase pa “Buke” Por kishim njefare Karakteri,Morali, Kishim ate qe Quhej Shoqeri..dhe Shoke i Ngushte..Tani kemi??????????
    1-Kemi “Politikane” qe vetem te tille nuk jane qe SHKATERRUAN Gjithcka me Vlere Shqipetare…dhe jane Gati te VRASIN edhe Nenen e tyre, per te Qeverisur, dhe Kapardisur…JEMI NE VENDIN E SHKAERDHATO-POLITIKANEVE HAJDUTE….Ku te Drejte ka vetem “Politikani” i Elitave Hajdute Qofshin te PD-se ,PSA-se-..si dheLIS-it……ZOTI NA RUAJTE NE SHQIPETAREVE QE KEMI MBETEUR Shqipetare…lol

  22. betixho says:

    Të lumtë Astrit Çerma,sa të thella i ke mendimet dhe me sa humor i shoqëron ato.I kam sejvuar gjith humoret e tua me spec,por më kanë mbetur në mëndje ajo për Elbasanin? dhe e tavave në furrë.Botoi,të lutem e dhe njëherë ato materiale,se kanë shumë humor,spec dhe sarkazëm.

  23. Xhuxhumaku says:

    Mjaft e perdoret Sali Berishen si justifikim per cdo budallallik qe ben Edvin Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje