Kastriot Çipi: Diktatura ka filluar zyrtarisht në 15 mars, sot ka hequr maskën

17 Maj 2020, 18:32Kulturë TEMA

Regjisori Kastriot Çipi, i intervistuar për A2 shpreh indinjatën e tij për zhvillimet e sotme që kulmuan me shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

“Për ta thënë shkurt, diktatura ka hequr maskën. Diktatura nuk është larguar kurrë, dhe kemi filluar nga diktatura komuniste në post-diktaturë, dhe po rrëshqasim në diktaturë të mirëfilltë nga momenti që Rama filloi të qeverisë vetëm“, thotë ai.

Çipi jep edhe një datë. “Nga 15 marsi jemi zyrtarisht në diktaturë sanitare, ku është shfuqizuar në praktikë neni 47 i Kushtetutës, ku thuhet se liria e tubimit është e  garantuar me ligj,  e mundësuar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese”.

Sipas regjisorit, vendimi i shembjes është “antikushtetues dhe në shpërfillje të çdo vendimi”, por sipas tij diçka që vjen nga larg. “Nxitimi është i lidhur me epshin e Ramës për pushtet. Janë 22 vjet që Rama i ka shpallur luftë Teatrit Kombëtar, që kur ishte ministër i Kulturës”.

Gjykimi i tij për kryeministrin është i ashpër. “Unë them që arsyeja kryesore nuk është korrupsioni, se ai mund të vjedhë ku të dojë, nuk gjej arsye veç tradhtisë kombëtare, dhe urrejtjen ndaj çdo trashëgimie kombëtare”.

Regjisori kritikoi edhe reagimin e ndërkombëtarëve, sipas tij të vonuar. “Ka një hipokrizi këtu, nuk mund të kërkohet dialog pasi arrihet rezultati i shembjes”, deklaroi Çipi për A2.

6 komente në “Kastriot Çipi: Diktatura ka filluar zyrtarisht në 15 mars, sot ka hequr maskën”

  1. Andi says:

    kush eshte ky kokloqe?

    1. Hey Mr. Leshi kush je ti ore - Mr. Asgjeja? says:

      Shko ore kabythash, sume-shpartallu. Ju jeni maskarenj dhe doni Dr. Vdekjen dhe Dr. Kimikun. Nuk e meritoni z. Rama qe ju ben godina te reja. Juve do te ndaloheni te hyni ne godinen e re te Teatrit Kombetar. Se mos guxoni dhe hyni aty se me peshtyme do tju nxjerrimperjashta.

  2. xoni says:

    Per cfare diktature e ka llafin ky plera per ate te 21 janarit ku u vrane 4 te pa fajshem…..???

  3. USA says:

    Ik ngrohe vezet me Saliun tani,se u lodhe tre vjet duke bere dezhurn,me ne fund shpetuat.

  4. Agim says:

    Diktatura ne dhjetor te 18 tes dhe vazhdon nga injorantet e te dijathtes shikojn endrra sikur deti u be kos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje