TEATRI: Për Robert Budinën që s’është Robert Ndrenika: Ç’nuk shkon te krerët e anti-prishjes

16 Maj 2020, 12:43Kulturë TEMA

Pas një heshtjeje ciklike, është rindezur po ciklikisht çështja e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, që jo politikën, as vetë komunitetin artistik, as arkitektët e shoqërinë civile, por gati dhe shoqërinë e ka ndarë në dy pjesë; në ata që duan zëvëndësimin e saj me një godinë të re dhe moderne, e në ata që duan ruajtjen e së vjetrës.

Parë ftohtë, të dy palët duket se kanë argumenta bindëse në qëndrimet e tyre, e që e vendosin çështjen në atë lloj simetrie, ku dhe qëndrimet pro e kundër shihen si të lëvizshme. Por kjo e fundit vlen vetëm për ata që kanë arsye të kulluara artistike e aspak politike, aq më pak inatçore me të parin e qeverisë. E tha aktori Artan Imami, por që është dhe e dukshme, se ndër zërat pro Teatrit të vjetër janë plot asish të cilëve në afshin e tyre trashëgimor, u prevalon qartë inati që kanë me Ramën, diku buruar nga arsye pragmatike e diku dhe jo të tilla.

Por tani, në stadin ku ka mbërritur çështja, ka një simetri të prishur, ku kahja anon nga ata që janë pro Teatrit të ri, ku një pjesë e tyre janë dhe ndryshues në qëndrime, kaluar pra nga njëri krah në tjetrin. Dallojnë aty emra si Robert Ndrenika, Arben Dehremi, Altin Basha, Alfred Trebicka etj.

Kjo ka bërë që kauza e pro të vjetrit të pësojë dy goditje të rënda. Njëra është politizimi i saj i tejskajshëm, ku tani s’dallohet politika nga artistikja e gjithçka duket politike, si dhe nga cilësia e përfaqësimit. Realisht e simbolikisht njëherësh, Robert Budina s’është Robert Ndrenika. Që do të thotë se mungesa emrave me prestigj në krye të kauzës është një minus i madh. Ndrenika mund ta ketë gabim, por si artisti i madh i falen gabimet e vogla. Ndërsa Budina s’e ka këtë atribut.

Pakkush është marrë me këtë aspekt të krizës, pra cilësinë përfaqësuese të atyre në pozicionet përkatëse. Por nëse i qasemi më të zhurmëshve, atyre kundër prishjes së Teatrit, padyshim që aty çalojnë më së shumti. Emra si vëllezërit Budina, aktori Neritan Liçaj, apo dhe regjisori Kastriot Çipi, nuk janë në nivel emrash imponues, as në nivel artistik e as në nivel mendimi shoqëror. Janë individë mëse të zakonshëm, që vetëm një rrethanë e pazakontë i ka bërë të njohur në publikun e gjerë.

Edmond Budina është një aktor i para viteve ’90, regjisor gjithashtu, pedagog te Artet (ish-koleg me Ramën), ndër të angazhuarit e parë me themelimin e PD-së, por që një ikje në Itali më pas e bëri gati të harruar për dekada. Veç rikthimit me disa filma vitet e fundit, ai aktor e regjisor, me jetën teatrore në 30 vite nuk ka patur asnjë lidhje. Në kujtesën kolektive, të hershme a të vonë, nuk bëhet dot asnjë lidhje mes emrit e pamjes së tij, me ato të figurave simbol të Teatrit Kombëtar, dje dhe sot. Ai nuk është as Çim Xhepa, as Viktor Zhusti, as Ahmet Pasha, as Robert Ndrenika jo e jo, madje as Arben Dehremi, pa llogaritur të tjera figura më afirmative. Pra, nuk gëzon asnjë atribut për të qenë në krye të një kauze ku s’e ka mandatuar kush.

Në një intervistë për VOA-n kohë më parë, si arsye bazë se përse po mbronte godinën e vjetër, ishin vetëm nostalgjitë e tij individuale që nga koha kur ishte fëmijë(!).

Më pas vjen i vëllai, Roberti. Regjisor por asgjë më tepër se kaq, pa cilësorët “i njohur” apo “i shquar”. As emri i tij nuk ka një lidhje simbolike me TK. Pos kësaj, është në konflikt të hapur interesi, pasi së bashku me regjisorin tjetër, Kastriot Çipi, janë në strukturat e PD-së. Duke u ndalur dhe te ky i fundit, po ashtu si Budina regjisor, artistikisht nuk i thotë asgjë publikut, kujtesës apo emocioneve kolektive. I përfolur dhe për abuzime financiare në kushtet e një drejtuesi institucioni vite më parë, kur drejtonte Teatrin Eksperimental, Çipi nuk futet te personalitetet gjurmëlënëse në TK-së, me të drejtën për të qenë në krye të një kauze. Si regjisor, ai nuk është as Piro Mani, as Fatos Haxhiraj, as Anton Qesari, as Alfred Bualjoti (të dy këta të fundit janë regjisorët e “Pallatit 176”), as Gëzim Kame, as Arben Kumbaro, as Kiço Londo, as Armando Bora e me radhë.

Pastaj vjen Neritan Liçaj, i cili është ndër aktorët më cilësorë të brezave të pas viteve ’90, por i pamundur për të qenë ndonjëherë personalitet artistik, jo ndoshta për arsye artistike por patjetër për arsye etike.

Kjo katërshe përfaqësuese e kauzës anti-prishje,  para se të ofrojë argumenta pro godinës së vjetrës, i kanë borxh publikut, por dhe kolegëve të tyre, që të sqarojnë se për ç’atribute të veçanta u takon të diktojnë edhe forcërisht vullnetet e tyre mbi ato të të tjerëve, kolegëve të tyre, me më shumë atribute se ata.

Ata në fakt, as nuk janë pyetur për këtë nga gjuha gazetareske, që duhej të ishte ndër pyetjet bazë në intervistat e zakonshme që japin.

Pra, cili është qëndrimi i tyre karshi atyre dhjetrave që kërkojnë Teatër të ri mbi të vjetrin, se nga buron bindja e tyre se janë shumica, e po ashtu pse nuk u mungon ajo  modesti për të qenë respektues ndaj disa kritereve të prestigjit publik, thënë ndryshe, me ç’kurajo del Robert Budina para Robert Ndrenikës. Kjo vlen për aksionet e natyrës fizike, siç është zaptimi mbi 2-vjeçar, e jo për qëndrimin e tyre në planin teorik, që është e drejta e tyre ta shprehin e ta mbrojnë.

Pos kësaj, te kjo katërshme ka dhe një delirizëm, ku ndokush pretendon se ai ka qenë dhe në krye të lëvizjes anti-komuniste të Dhjetorit (jo Edmond Budina), e se kishte bërë gabim që s’i kish dhënë (personalisht ai), dërrmën komunistëve, por që tani ishte i vendosur t’jua jepte (Edi Ramës). Me një kërkim të thjesht, në daç me kujtesë natyrore e në daç teknologjike (Google), emri tij nuk lidhet asgjëkundi me atë epokë e me atë kauzë të para 30 viteve.

Dhe në fund, diferencën e bën mandati. Vendimmarja në demokraci  funksion me mandat përfaqësimi. Jo qëndrimet por vendimmarjet. Eshtë ky “rregull që vendos rregull” në një shoqëri ku për çdo gjë ka qëndrime jo pajtuese.

As për Kullën Ejfel, simbolin e Francës, nuk ka patur unison qëndrimesh kur është lartuar, madje nuk ka as sot. Çështja është se kundërshtarët e tij, dje dhe sot, ku veçon i madhi Mopasan, nuk patën kurrë mandat për të diktuar shijen e tyre.

Në këtë pikë, ithtarët e mosprishjes, kanë patur mundësinë, siç e kanë ende, të faktorizohen politikisht dhe të garojnë me kauzën e tyre për një mandat përfaqësimi. Kështu mund t’i tregonin vendin Edi Ramës e mbanin në jetë godinën e tyre.

Gjykuar në këtë linjë të regullit demokrat, Rama ka shumicën me vete dhe në çështjen e Teatrit. Sepse, duke mbrojtur zëvëndësimin e të resë me të vjetrën që nga ’99, ka ç’prej atëhere bilanc fitues në gara elektorale si për Tiranën e si për Shqipërinë. Kjo e ezauron dhe tezën e referendumit.

E ka gabim, po bën një krim(trashëgimor)? Mundet. Por politikisht dhe demokratikisht është në rregull: ka garuar me idetë e tij, ka fituar, e prej tyre ka një mandat.

Askush s’i ka penguar e s’i pengon kundërshtarët e tij, përfshirë dhe katërshen e mësipërme, të bëjnë të njëjtën gjë, për të patur dhe ata një ditë një mandat. (tesheshi)

27 komente në “TEATRI: Për Robert Budinën që s’është Robert Ndrenika: Ç’nuk shkon te krerët e anti-prishjes”

  1. un si qytetare shoh nji njeri
    qe mban nji flet ne dore perara tij ,
    me nji surrate prej te cmenduri (pa dashur ta ofendoj,por ne shqiperi eshte i nevojshem analiza analitike e Fjordit ,kaq aq shume Paciente )
    pra shof nji person ,te cilit i duhet dhene Ndihma e Pare
    e shtruar ne Psiqiatri e nenshtruar kujdesit te Daktorrave .
    Por aspak nji Teater ,cfar shkruhet ne ate Leter .
    Gjynah se ku i coj njerzit ajo politike shpellaresh ,
    ja shifeni viktimen e marrezise shpellareve kto 30-vjet !

    1. Toni.D. says:

      Cfare te beje i gjori… kaloi naten me te njejtin turn me ate dhelpren plake te Lirit.

  2. S’bën dot politikë me këtë kauz të djegur, or ti i PD-sê . says:

    Ky tipi , si i zgjebosur.
    Si godina e vjetër qê duhet shëmbur.

  3. TEDI ?? says:

    DUAM TEATËR TË RI .
    EDHE VJENA , E SHËMBI DHE NË VEND TË TIJ BËRI NJË TEATËR MODERN .
    SHËMBI GODINËN E VJETËR KU KISHTE LINDUR DHE ISHTE RRITUR E LULËZUAR MUZIKA DHE ARTI MË I BUKUR NË BOTË.

  4. Aleksander says:

    Neritan Liçai, kush eshte?
    Ne Italisht , Che è?

  5. Populli says:

    …oooooo , Rebert Budina , ti me mbishkrimin “Une jam teatri” , mendoj se duhet dhe nje mbishkrim tjeter per personin tat :”Une jam rrk.. komplet”…????????????????????????

  6. qazim says:

    Po e vertete,ti me ate intelektin tend te manget,me atrofine fizike dhe psiqike mund te personifikosh vertete ate cka mbetur nga ai teater i mbaruar. Mendja jote kurre nuk mund te kuptoje se teatri nuk eshte ajo ndertese gerdalle por shpirti i aktoreve qe i dhane kenaqesi shume dashamiresve qe i ndoqen. Por prape,e verteta eshte qedisa nga ju qe mbroni ate ndertese,nuk e beni per ndjenje apo parim por per protagonizem komercial. Ju Budina i madh dhe i vogel,Licaj,Cipi e ndonje tjeter,kerkoni qe ate qe nuk mundet ta realizoni nepermjet punes e talentit tuaj,ta beni nepermjet protagonizmi,”hypjes permbi tank”,”gjakut qe do derdhni”etj,etj,etj,marrina si keto.

  7. Sabina says:

    Bobobo, bo me i von nji helmete ketij tipi, ngrihet hitleri nga varri me mendjen se gestapo ekzesiston akoma. Pu pu ç’far monstrash, moj kasolle ku i mblodhe.

  8. sadna babul ka bidai says:

    te besh nje pune te lodhshme dhe te merni nje fushe te moster tatepjete qe cdo bukuri ka nje qendrese qendruse po te kuptoni qe vleren e ka po cilimit nuk kuptojne vleren sa vjen e keqesoni dhe shkaterroni ate korre qe ke mbjell .mbeledhsi komod dukurine e dukshme realist shkaterrus .

  9. Zigur Qarri says:

    Rrespekt per vëllezërit Budina.
    Eshte fatkeqsi per nje komb qe ka kaq shumë servilë,por shumë pak idealistë.
    Eshte pikerisht ky qendrim antisocial shkaku kryesore perse jemi te fundit,kjo eshe arsyeja qe Berisha dhe Rama tallen me shqiptaret si askush
    tjeter ne Bote,kjo eshte arsyeja qe edhe kur ka nje zë qytetarë,ka kaq pak solidaritet.Nje i sëmurë psiqik dhe perdorues droge ne krye
    te Qeverise,dhe kjo nuk eshte ndonje problem per servilat,problem jan ata qe i thone jo peversit deshtak,qe ka tre vjet qe BE e ka lene pas deres,sepse eshte askushi,i padenje per vlerat e qytetrimit europian.

    1. Atdhetar says:

      Perkufizimin e deshtakut duhet ta kesh lexuar tek libri i te kundertave se s’ka mundesi tjeter.
      Nje nga basketbollistet me te mire ne historine e Shqiperise
      Mbaruar fakultetin e arteve shkelqyeshem.
      Pedagog ne fakultetin e arteve
      Piktor me ekspozita te sukseshme
      Minister kulture
      Tre mandate Kryebashkiaku i Shqiperise i zgjedhur nga shumica derrmuese e qytetareve te Kryeqytetit. Mandate gjate te cilave ia ndryshoi faqen lanes, parkut rinia etj etj
      Dy mandate Kryeminister i Shqiperise i zgjedhur me mandat me te fuqishem heren e dyte ne krahasim me te paren. Gjate te cileve i ndryshoi faqen shqiperise ne cdo aspekt. Duke filluar me elektrifikimin, policine, ushtrine, shendetesine, shkollat, cerdhet, kopshtet etj etj
      TI CFAR “SUKSESI” ke ne rezumene tende????
      Edi Rama mbase eshte edhe psikopat sic deshiron ti por rezumeja e tij tregon se eshte nje high functioning psychopath qe i ka duk puna dhe kete e shohin te gjithe ata qe kane sy ne balle dhe duan te shikojne.

      1. Memedheu says:

        Atdhetar bravo. Basketbollist si m Jackson pictor si piccaso etj etj doni me per belulin… Na mushe menjen qe eshte model per gjithe boten. Hahaha

    2. Iliri says:

      Budina dhe Licaj plehrat e teatrit. Njerez pa edukate,
      njerez te peshtire. Ku e gjeni te drejten te perfaqesoni teatrin
      ju dryresira.
      Populli ju urren, fshijeni pas fustanit te Mones. Pika cfare burra jeni . Me mire te hapet dheu dhe tju perpije.
      4 veta te qelbur jeni dhe te tjeret jane servilet e PD dhe LSI.
      Te gjithe aktoret jane bashke dhe presin te ndertohet teatri i ri. Edhe Muci Nano eshte per teatrin e Ri.
      Teatri do ndertohet por ju ku do futeni more felliqesira.
      Shkoni tek Mona ha ha haaaaaa

    3. TIRONA says:

      zigurbajgeshpellarqorri,ke nje jete qe kruhesh me Edin.Perse e di vetem ti,pra ha m*t dhe nxirr vrrer!
      Aj dru me pre!

  10. perdredhja says:

    Viktor Zhusti i denuar 10 vjet burg ne Greqi per trafik kokaine. Vjen ne Shqiperi dhe merret ne pune ne teater. Tani na ben moral.

    1. TIRONA says:

      fix je perdredhje pa karakter,HARAM,SHARABAJGE FOLESE.
      TANI PO FLITET PER VLERA ARTISTIKE dhe jo personale, BURGU ESHTE PER BURRA THOTE FRANCEZI,o zullumqar zemer katran shpellar!

  11. Arbert says:

    Qe do prishet teatri I vjeter nuk ka dyshim, javen tjeter do rrafshohet. Qe nuk merret vesh ne kete vend se kush Jane aktore e kush asgje edhe kete e dime. Qe kane vite keta kelyshe qe paguheni nga taksat tona e qe nuk prodhojne asgje, edhe kete e dime. Po keta te paafte do te vendosin a duhet teater I RI apo jo? Cudi..

  12. Edi edi says:

    RAMUSHI KA MARRE VOTAT PER TE DREJTU POR JO PER TE MASHTRU

  13. mik says:

    I urrej keta budallalliqe ” Un jam teatri “. I urrej ato qe perdorin thanje qe kane lindur per dicka tjeter, e nuk kane te bajne me teatrin por me terrorizmin.
    “Un jam teatri ” nuk asht argument. Keto shprehje qe kane lindur per diçka tjeter, mund ti perdor dikush qe ndjehet i vogel , e kujton se te tjeret po e marrin per te madh.

  14. Tosti says:

    Spiunet kane mundur te fusin nje provokator ne rradhet tona.Apo jo Xhevat?Shoke,spiunin e solli Milua.Po,une e gjeta.Ne fillim ishte i lekundur pastaj u bind

  15. Atdhetar says:

    Perdredhja: Per TREGETI TE NDALUAR sic thote avokati. Ashtu sic kan bere dhe bejne me dhjetra mijra shqiptare te detyruar nga varferia dhe ambicia per nje jete me te mire. Nuk i ule ndonje vlere me kete qe the, ne syte e shqiptareve, perkundrazi! Sa per vlerat dhe vendin ne piedestalin e nderit ne skenen e Teatrit Kombetar eshte i nderuar dhe i paharrueshem.

  16. uskania says:

    Mos vallë DIKUSH i paguan këto palaço për të bërë rrëmujë? Kush është ky Budina? Nga e ka origjinën, si është mbarsur jasht???

  17. Mos prishni te ardhmen o sherranjose says:

    Po cjane keta shpellare qe kane ngrire ne kohe. Atyre as qe ju behet vone per ate palo teater por nuk mund te rrine pa bere zhurme. Sa keq jeni te gjithe qe me nganje defter ne dore ju perdorin antishqipetaret e te gjitha ngjyrave me plakun Mere, Lul gjarprin dhe Mona cizmja ne krye.Ore derezinj qe dilni atje skeni tru as sa nje peshk, po cfare pune ju prish juve teatri i ri. Ska vend ne bote te ndodhi kjo late nam ore sherranjose et e pa bindur. Ujku tym do dhe tymi jeni juve asgje me teper. Teatri do ndertohet ju te hidheni lart e te bini poshte a te pellcisni si kokra e rrushit ne dysheme. Koha e shkaterrimtareve ka mbaruar e kuptoni ju apo ne cfare gjuhe e doni tua a shkruajme se shqip ju nuk merrni veshe me.juve e keni kuptuar shume keq demokracine skeni faj kete ju mesoi shpellari me te tjere digj e shkaterro. ju vec prishni jeten tuaj se ata qe ju perdorin po gajasen me ju e jane duke pire margarita me leket tuaja kuptoni o milet. Lereni bashkine te punoje o hajvane.

  18. Zani says:

    O Ram ky personi thote se teatri eshte si une i shemtuar, keshtu mos prit me jepi drejtim.

  19. Saras says:

    Ore ti qe thua “une jam teatri”..a e di qe ti je vetem “nje top muti”????
    Ky je ti.

  20. dikur says:

    Kam pare nje dokumentar tek RTSH 3 ku tregonte nder te tjera qe ky Budina lante pjate ne nje restoeant ne Itali dhe gati qante kur e intervistonin duke treguar zhgenjimin per shkak punes qe kishte bere ne shqiperi (aktor) dhe asje qe bente si pjatalares diku ne Alto Adige te Italise .Dhe po perpiqej te bente doçka per tu angazhuar ne teater bashke me nje çift tjeter shqipetar qe kishin qene edhe ato aktore ne teatrin e Durresit ,meduket, . Perpiqeshin te shfrytezonin fondet e bashkise se qytetit per huajt qe donin te organizoeshin me baza etnike per argetim mbas pune.Dhe ja ku e paska lene projektin e dopo lavoros ne Trento dhe po perpiqet te mbaje ne kembe dopo lavoron e Duces ne Tirane.

  21. TIRONA says:

    fix je perdredhje pa karakter,HARAM,SHARABAJGE FOLESE.
    TANI PO FLITET PER VLERA ARTISTIKE dhe jo personale, BURGU ESHTE PER BURRA THOTE FRANCEZI,o zullumqar zemer katran shpellar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje