Edhe Piro Milkani, Ruzhdi Pulaha, Alfred Trebicka dhe Albert Minga i bashkohen peticionit pro Teatrit te Ri, ja emrat e rinj

15 Maj 2020, 22:36Kulturë TEMA
Edhe Piro Milkani, Ruzhdi Pulaha, Alfred Trebicka dhe Albert Minga i bashkohen

Të tjera personalitete të fushës së artit i janë bashkuar kolegëve të tyre, duke firmosur peticionin për ngritjen e Teatrit të Ri Kombëtar dhe duke iu bashkuar thirrjes se politika duhet të qëndrojë larg kësaj çështjeje, e cila u përket vetëm artistëve.

Piro Milkani, Ruzhdi Pulaha, Alfred Trebicka, Genc Fuga, Sotiraq Bratko, Albert Minga, Agim Bajko, Karafil Shena e shumë të tjerë, janë emrat e rinj i janë shtuar firmëtarëve të peticionit drejtuar pasditen e sotme Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, për t’iu përsëritur edhe njëherë vullnetin e tyre pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, në vendin ku ndodhet godina e vjetër.

Dhjetra aktorë dhe regjisorë e kanë firmosur peticionin, i cili në fakt është peticioni i tretë që i drejtohet krerëve të shtetit për çështjen e Teatrit Kombëtar që nga viti 2018, ku deklarojnë se ndërtimin e Teatrit të Ri e konsiderojnë të mbyllur me sukses në emër të interesit kombëtar dhe u bëjnë thirrje atyre që t’i lënë lojërat politike sepse pikërisht nga këto lojëra komuniteti i artistëve ka mbetur edhe sot pa Teatër. Mes figurave të njohura të artit e veçanërisht skenës së teatrit janë Robert Ndrenika, Luftar Paja, Viktor Zhusti, Artan Imami, Spiro Duni, Leka Bungo, Altin Basha, Arben Derhemi, por edhe dhjetra të tjerë.

Piro Milkani
Ruzhdi Pulaha
Alfred Trebicka
Genc Fuga
Sotiraq Bratko
Albert Minga
Dhimiter Orgocka
Agim Bajko
Nikolla Llambro
Armando Bora
Vangjel Agora
Karafil Shena
Guri Koço
Ligoraq Riza
Kristian Koroveshi
Shkelqim Jaupi
Paola Kodra
Ilda Pepi
Erjola Meta
Blerta Belliu
Mateus Frroku
Adrian Cerga
Xhuliano Brisku
Ina Gjonci
Ledjon Zoi

12 komente në “Edhe Piro Milkani, Ruzhdi Pulaha, Alfred Trebicka dhe Albert Minga i bashkohen peticionit pro Teatrit te Ri, ja emrat e rinj”

  1. IP says:

    Nderime. Ja kush jane personalitet qe duhen ndjekur dhe degjuar me respect. O njerez, degjoni keta te mencur, keta artiste te vertete qe an shume I dhene artist. MOs degjoni ata qe marrim rrogen keto, qe s’lane gje pa vjedhur deri tek kostumet dhe disqet me zerat e aktoreve legjende te atij theatri.

  2. Rrespekt e faleminderit Artisteve e Regjizoreve te mrekullushem
    te Teatrit e Filmit te Mrekullushem Shqiptare
    oh sikur ta dinit ,sekur ta dinte i madhi Zot (nqs do exzistinte mbi qiellin tone )
    sa te Medhenj qe Jeni te gjithe …
    Rrofshi ,ky popull s’ju harron kurr

  3. Nafia says:

    Mire e keni ju po si tja bejme Mehdi Malkajt,ai tha une e kam 300 mije lek pensionin,dhe jam kunder prishjes,ka ndonje qe mer persiper ti mbushi mendjen?!

  4. Lanabregesi says:

    Keta mender aleanca me ne krye Doris Packun,po tha Saliu po te prishet te gjithe,do hane mutin e tij dhe do shkojne ne shtepi.

  5. Lanabregesi says:

    Keta mender aleanca me ne krye Doris Packun,po tha Saliu po te prishet, te gjithe do hane mutin e tij dhe do shkojne ne shtepi.

  6. TIRONA says:

    JU LUMTE!PERSHENDETJE DHE RESPEKT PA FUND!

  7. Tani(Canada) says:

    bravoooo…

  8. Drita says:

    Ju lumt keta jane artistet e vertet qe duam te lulezoj Teatri me nje godin te Kobe’s moderne Matrialet qe jane thesar I trashgimnise kalojne ne godinen e re ata jane artistet dhe krenarja e kombit ata nuk harrohen kurre jane mesheruar me gjakun e cdo shqiptari Godina nuk perfaqeson Talentin eshte per te ardhur keq ku disa arteste ne thonjza kerkjne godinen e degraduar te Kobe’s se shkuar eshte me te verte Turp turp ata nuk jane dhe as kane qene artist eshte turpi I botes nuk duan mdernizimin e kohes ku te njesohen me vendet moderne

  9. dino veshi says:

    Jooooo nuk punon keshtu e dim qe keto jane ajka e teatrit kombetar
    po kemi ca te tjere qe nuk e duan se e kane shendrit ate skene
    nder vite
    Lulzim. Basha
    Alban. Zeneli
    Jul Deda
    Monika Kryemadhi
    Neritan. lici a si e kaemerin se nga qe e kam pare kurre ne skene nuk e njoh
    Edmon. Budina. dhe ky njeri llakabere jo aktor
    e nje sorollup i tere emerash qe jane te lidhur pas nje sanduici
    nuk duan teater te ri!!!!!!!!!

  10. Trotski says:

    E Po kush mbeti pa e Firmosur ??? Te Pa dejuarit dhe ca Pune delenxhinjsh

  11. Shkodra Loce says:

    Sa me shume nenshkrime artistè tè nderuar. Dhe dergojani Metes vullnetin tuaj. Po cili idiot eshte kunder nje teatri te ri?. A jini ne vete ju qe dilni kunder?!!! Te kishte qen ne kushte normale,hajde de,po aty vjen era shurrè ore te shurdhèr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje