Hervin Çuli reagon ashpër ndaj Edmond Budinës: Na vjen ndot me atë grup, çfarë gjaku do derdhësh o gomar?! Godina e re do jetë e veçuar nga kullat

16 Maj 2020, 12:24Kulturë TEMA

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli e cilësoi protestën e një grupi artistësh, që kundërshtojnë me forcë shembjen e kësaj godine, një anarshi të një grupimi që duan të stopojnë të ardhmen.

Në një interviste përmes Skype për ‘News24’ Çuli pohoi se teatri i ri që do të ndërtohet, do të jetë i veçuar nga kullat, ndërsa theksoi se ai e ka parë projektin e ri.

Mes të tjerash ai shpërtheu ndaj kolegëve të tij, sidomos ndaj regjisorit Edmond Budina, sa i takon deklaratave të këtij të fundit për kërcënime. Çuli theksoi se teatri i vjetër e ka humbur identitetin e tij, ndërsa godina e re do të jetë brenda standardeve bashkëkohore.

Si e shihni protestën e një grupi artistëve?!

Në radhë të parë unë po e nis me një thirrje të vogël për një shfaqje që kemi në livestream në darkë. Pasi teatri i vërtetë vazhdon. Kjo pjesa e problematikës është në plan të dytë. Në ciklin e ‘The show must go on” kemi një tjetër shfaqje. Historia e teatrit është futur në axhenda politike. Kjo ishte letra e hapur e artistëve shqiptarë që thonë; mjaft tani, duam një teatër të ri. Argumentuat janë shterues. Tashmë kemi vetëm një patologji, një anarshi të një grupimi me njerëz që duan të stopojnë të ardhmen. Kjo është e pamundur që të ndodhi. Çdolloj argumenti tjetër, është sqaruar.

S’do të ndërtohen kulla aty?

Nga ana tjetër qëndresa e atij grupimi artistësh, do të vazhdojë të protestojë. Këta njerëz nuk janë në njohje të projektit që po na flisni?

Ata kanë kaluar në një lloj patologjie. Nuk dëgjojnë më. Ata duhan të bëhen ndofta sa më interesant kur të ndërrohen kahet politik. Kjo histori ka kaluar në një përçartje. Ka sharje, ofendime. Pra sipas tyre; ‘Kush mendon ndrydhe është armik’. Jemi në një situatë ku ai grupim atje, ku njoh vetëm 3-4, pasi pjesa tjetër s’kanë qenë kurrë në teatër duna me kokëfortësi që të bëhet; ‘Kështu si them unë’. Por kështu nuk funksionon! Dhe atëherë po shkoj dhe unë me disa kolegë me disa hunj e po themi; ‘kjo është tokë e xanun’.

Ai grup artistësh që proteston flet për një lojë që po bëhet me teatrin…

Është krejt e kundërta. Unë kam folur me njerëz këto ditë, që i vjen ndot nga e gjithë kjo që po ndodh. Janë njerëz që flasin përçarët. Njerëz që flasin me gjak. Çfarë gjaku or gomar?! Çfarë lloj manipulimi mund të ketë Robert Ndrenika apo Viktor Zhusti?! Eni Jani, një aktore që e njihni, sapo deklaroi se kanë marrë një listë që ka qenë e dy viteve më parë, që ka qenë për sindikatës, dhe që e kanë nxjerrë si aktorët pro prishjes. Ato që bëjnë vet, përpiqen që t’ua hedhin të tjerëve. Ai që ulëret dhe flet përçarët a është pjesë e teatrit? Kur i ka hyrë ndonjë gjemb në këmbë?!

Ç’mund të na thoni në lidhje me reagimine Europa Nostra?

Europa Nostra nuk e ka parë godinën nga brenda. Ai nga brenda e ka humbur identitetin e tij kulturor Ai është transformuar në vite në vite. Ai është ndërtuar për kinema, jo teatër. Është zgjatur skena, është bërë oxhaku, janë bërë depot. Ka pësuar transformime të jashtëzakonshme që e kanë humbur identitetin. Edhe vet salla e teatrit Eksperimental e ka humbur identitetin. Ky është një teatër që nuk ka ambiente. Unë nuk besoj se unë, zoti Basha, dhe ata të tjerët që kanë firmosur, që jemi kaq kriminela, që këtë punë po e bëjmë vetëm se kemi ndonjë interes.

12 komente në “Hervin Çuli reagon ashpër ndaj Edmond Budinës: Na vjen ndot me atë grup, çfarë gjaku do derdhësh o gomar?! Godina e re do jetë e veçuar nga kullat”

  1. GOMAR I ZGJEBOSUR, PO SHTOJ UNË ? says:

    ????

  2. Lulzim says:

    Respekte Hervin Çuli ! ????✍?

    1. Operacioni Zjarri says:

      O trapa qe tentoni me shume mundim ta paraqisni situaten sikur ata qe nuk duan prishjen e teatrit jane kunder ndertimit te nje teatri te ri. JO! Teatri i ri le te ngrihet diku tjeter p.sh. tek bulevardi i ri. Kesaj zone do ti shkonte shume ngritja e nje institucioni kulturor te ketyre permasave. Gjithashtu do te behej e mundur qe jeta kujturore e qytetit te mos zhvillohet vetem ne qender te tij. Cte keqe ka qe te mos prishet Teatri Kombetar? Perse te mos rikonstruktohet ai aq me teper kur ky rikonstruksion nga ana financiare merret persiper nga organizma europiane? Perse te mos kemi dy teatro? Keshtu qe edhe ata qe duan nje teater te ri ngelen te kenaqur po keshtu ngelen te kenaqur edhe ata qe nuk duan prishjen e Teatrit Kombetar. Ketu te pakenaqur ngelen vetem ata qe qellim kane prishjen e Teatrit Kombetar.

  3. Eno says:

    DUAM TEATËR TË RI .

  4. Çudira artistike says:

    Ruaj postin o Hervin se per te ruajtur Teatrin nuk je. Godina mund te rikonstruktohet dhe kete e vertetoj qendrueshmeria e saj mbi 80 vjeçare dhe paprekshmeria ndaj termetit. Ruhet godina, ruhet historia. Ju me ‘show must go on ‘le te ngeleni portaleve se aty i pelqen Kryeprishesit te ngeleni gjithmone. Eshte kohe te flasim drejt.

  5. On says:

    Ruani godinen te behet muze……te tjetat jane interesa..pishni dhe ministrite jeni qe jeni…

  6. katunari i viçidolit says:

    Populli thote: “Rrime shtrember, por te flasim drejt”.
    Ne 5000m2 te teatrit duhet te jete i projektuar Teatri dhe vetem Teatri i Ri me anekset dhe abientet rreth tij.
    Çfare u duhet te tjerve, dhe sidomos Politikes, se çfare ndertohet ne pjesen tjeter deri tek INFOSOFTI ? E gjithe ajo pjese eshte prone e personave fizike apo ku ta di une, nga te cilet nje pjese e kane perfituar nepermjet privatizimit qe ne vitet 1992-1977 e nje pjese, ndoshta si ish pronare trualli apo objektesh te konfiskuara nga Pushteti i pas 1944-s.
    Nuk e di nese ish godina e PD-se, me gjithe nje shesh te qelbur midis saj dhe Infosoftit, ne pronesi te kujt eshte ?, pasi PD-ja, kaloj Seline ne godinen e SHQUP-it, e cila eshte ndertuar ne vend te ish godines se “KLBIT TE GJUETISE” , dhe ne momentin qe e mori PD-ja, ne administrim te kujt ka qene?
    Mos valle Godina ku kish seline PD-ja dhe sheshi ne pjesen jugore te saj, jane akoma ne pronesi te PD-se, dhe me qene se u anulluan ato Kullat midis XHAMISE se RE dhe SHQUP-ip, luftojne qe kur te vine ne pushtet, te ngrene vete kulla ne kete pjesen Lindore te Teatrit deri tek rruga ne perendim te “TOPTANI SHOPING CENTER” ?

  7. besa says:

    Gomar je ti qe le leket te Ylli Bingo! Apo harrove???

  8. Konjak says:

    Z Culi , meqense e keni mundesine ti jepni nje dore , perparimit te vendit , ne vecanti kultures , ndertojeni ate teatrin qe deshironi , ne nje vend tjeter , me majtas me djathtas me posht apo lart , perse kembengulni pikerisht atje ku ka nje te vjeter , te cilin shum njerez deshirojne te jet monument kulture , ku se bashku me te , te kujtohen ne breza edhe artistet qe kane punuar per vite te tera . Po juve z Culi , si ju duket qe nje bina e tere , te ngrihet nga themelet , pa asnje transparence , pse nuk i pergjigjeni kerkeses se popullit dhe artisteve me ne ze . A mos kemi te bejme me nje grup interesazhinj e dallaverezhinjsh , qe su krruhet hic per teatrin e kulturen , por shikojne sa lek u futenn ne xhepin e tyre ,, dhe nese nuk eshte keshtu ,, pse nuk reagoni ndryshe .Pse nuk beni trasparence , por i mbuloni zhvillimet me vellon e zeze .

    1. uhahahaaaaaa says:

      Konjaku eshte pije freskuese ? ? ?

  9. Lulzim says:

    Bravooooooooo , Hervin Çuli ! Respekte , nga Sovrani Popull me 75 deputete te blinduar te PSocisliste . Teatri Kombetar , pra godina vjeter , do te shembet dge ne po ate cend do te ndertohet TK i riu , super moderni dhe bashkekohori. ?????✍???????

  10. Per LLumin says:

    Erdhën në pushtet si qeveria e Rilindjes. Sot janë Qeveria e Riciklimit, të shumëanshëm, Qeveria e Parave të Qelbura. As më shumë as më pak.
    Sot janë makthi i një vendi, i çdo vendi që do kish fatkeqësinë t’i kish sipër kokës. Por me pasqyrën këta njerëz kanë një marrëdhënie të çuditshme; e shohin veten të bukur.
    Kush nuk i sheh kështu është idiot, antishqiptar, naiv, i shitur tek opozita – në më të mirën e rasteve.
    Kush nuk ua bën të lehtë yryshin e gllabërimit, duke i bërë t’u hasë sharra në gozhdë – duke i bërë shumë nervozë – etiketohet si trushpëlarë, i çmendur e epitete të tjera, njëri më me spec se tjetri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje