Një telefonatë e sotme më shqetësoi dhe u bë shkas të zhvilloj këtë intervistë të paparashikuar apo jashtë radhe me artistin e njohur Luftar Paja. Unë ia kam ditur me kohë mendimet dhe qëndrimin e tij lidhur me ndërtimin ose jo të një godine të Teatrit të ri Kombëtar. Por ajo telefonata që më erdhi nga fronti blu i rezistencës, më lëkundi. Ma prishi terezinë. Zëri në telefon më tha: “E drodhi dhe ai miku yt, Luftari. Ka qëndruar gjithë natën me Lulzim Bashën në ruajtje të godinës së teatrit…”
Pa e zgjatur, i telefonova menjëherë mikut tim, Luftar:
– Po si more, e drodhe edhe ti, o Luftar? Më thanë se kishte qenë mbrëmë bashkë me kryetarin e demokratëve për të mbrojtur Teatrin. Po ti sikur ke pasur një mendim ndryshe…
– Aman kush ta ka thënë këtë? Shpifje, shpifje sikur të ketë dalë nga ekrani dhe stani i Çim Pekës. Të kanë gënjyer miku im. Se unë jo vetëm nuk kam qenë atje ku të kanë thënë ty mbrëmë, por kam ngrënë një darkë të shijshme me ca miq dhe kam bërë një kokërr gjumi me ca ëndrra të bukura. Ja, për shembull: Pashë në ëndërr sikur kishte mbaruar godina e re e teatrit dhe po jepej shfaqja e parë. Luhej Romeo e Zhuljeta. Në skenë kishte ca artistë të shkëlqyer që nuk ua mbaj mend emrat, por në radhën e parë e në lozha ishin ulur ata që kanë protestuar këto vite kundër teatrit. Unë isha diku nga mesi i sallës. Të them të drejtën nuk ma zuri syri as Romeon dhe as Zhuljetën. S’më mbante vendi. Po nuk isha vetëm unë kështu. Sepse hodha sytë rreth e rrotull dhe pashë se këta spektatorët në vend që të shikonin shfaqjen, shikon si të habitur skenën dhe gjithë arredimin e sallës e ia bënin uau, uau, sa i bukur qenka ky teatër. Na shkoi kot mundimi që kemi protestuar kaq kohë…
– I dashur Luftar, ato ëndrrat e tua sikurse e ke thënë vetë një komedi, bëjnë vaki edhe nuk dalin. Pra, ma thuaj troç: ke ndryshuar apo jo qëndrim lidhur me godinën e teatrit?
– Miku im, unë kam luajtur shumë roli ballistësh në skenë nëpër filma. Por kjo nuk do të thotë se jam ballist. Se kam dalë në ndonjë sekuencë me qylaf ballisti e që ha pula, nuk do të thotë se jam ballist. Pyet po deshe Pëllumb Kullën se sa ballist jam unë. Është njëlloj sikur unë tani të bëhem me Kadri Cakranin, të cilit juve i keni botuar ca kujtime në gazetë. Unë nuk mallëngjehem nga kujtimet e tij. Po Kadriu bëri 4 shkurtin e ‘44-s more! E mbyti Tiranën në gjak. Dhe Lulzim Basha me Sali Berishën bënë 21 janarin. Vranë njerëz ata. Dhe unë nuk bëhem kurrë me vrasësit. Pavarësisht se e kam shpirtin të butë sidomos kur kalojnë vitet dhe nuk e marr dot dyfekun të luftoj me ta… Thjesht më vjen keq pse u bënë kriminelë dhe kthej krahët. Kur të bëhen të mirë, do t’i afroj e do llafosemi si njerëz, si shqiptarë…
– Pra paske bërë paqe me ballistët?
– Jo, paqe zyrtare nuk kam bërë, po gjithnjë kam dashur t’i përshëndes dhe të mos i konsideroj vulëhumbur si deri tani. Gjynah. Shqiptarë janë edhe ata dhe nuk dua që të vdesin budallenj. Për, shembull, mua m’u bë qejfi që pas 49 ditësh kryetari i ballistëve, Adriatik Alimadhi, mundi koronavirusin. Po ku vajti dhe gjeti virusi të vetmin ballist që kemi në parlament, xhanëm? Ja, për këtë rri e vras mendjen ndonjëherë. Mos ia kanë futur qëllimisht virusin, larg qoftë? Se po na dëgjojnë veshët turli gjërash gjatë kësaj kohe… Nejse, tjetër punë kjo. Besoj se kur ka qenë gjysmë andej e gjysmë këtej, Alimadhit mbase nuk i ka shkuar mendja te ballistët, tek ata që ishin bythë e brekë me gjermanët, tek ata të Mit’hatit ta kam llafin. Jo për gjë, po nuk i ka dalë koha të gjezdiste mendjen tek heroizmat e Ballit. Megjithatë, kam ndërmend ta marr në telefon dhe ta uroj që ia hodhi paq kësaj radhe…
– Mirë, merre në telefon kryeballistin, por le të kthehemi tek tema e bisedës. Pra, ti i qëndron mendimit se na duhet një teatër i ri Kombëtar?
– Pa asnjë dyshim. Më ka ardhur keq për ata që kanë menduar ndryshe, sikurse ishin edhe ata kundër stadiumit të ri. Pse nuk dalin ata të protestojnë kundër stadiumit tani, kur e shikojmë të ndërtuar stadiumin? Nejse, ajo puna e ndërrimit të emrit, ha diskutim. Por unë mendoj se edhe emri i stadiumit do të rregullohet. Unë prapë “Stadiumi Qemal Stafa” i them… Po në atë stadium dua të shikoj Panajot Panon, Loro Boriçin dhe gjithë atë plejadë futbollistësh që bënë të shkëlqente futbolli ynë edhe në kohët më të vështira. Tani të kthehemi tek teatri. E kam thënë që në fillim dhe e përsëris: Jam për teatër të ri kombëtar me të gjitha përmasat që i takon një teatri nacional shqiptar. Por që të kemi këtë teatër mua nuk më vjen mirë që ne si artistë harrojmë gjënë kryesore dhe merremi me llaçin dhe tullat. Këto janë të ndara, ka kush përgjigjet për llaçin dhe tulla, për betonin e për të tjera. Ne si artistë duhet të shtojmë forcat për betonin e llaçin artistik sepse ja e bëmë teatrin me përmasat moderne, por a do të kemi një Romeo dhe Zhuljetë që të demonstrojë atje? Sepse aktualisht ne nuk kemi Romeo e Zhuljeta. Pres me padurim të shikoj në Teatrin e ri “Familjen e peshkatarit”, “Arturo Ui-në”, apo edhe “Cuca e Maleve” apo “Toka jonë”. Janë vepra që kanë bërë histori ato dhe janë luajtur nga artistë të mëdhenj. Unë jam i interesuar të njoh pasardhësit e artistëve të mëdhenj. Dua të shikoj në skenën e re shkëlqimin e Kadri Roshit, Naim Frashërit, Sulejman Pitarkës, Loro Kovaçit, Mihal Popit, Violeta Manushit, Robert Ndrenikës… Ajo që duhet të na shqetësojë ne artistëve dhe inteligjencën e këtij vendi është degradimi i jashtëzakonshëm i artit në këto vite. Janë artistët që e bëjnë historinë e teatrove dhe jo godinat. Kur e them këtë, kjo është e thellë, fillon nga universitetit i arteve, kush jep mësim atje dhe çfarë bëjnë dhe për të ardhur këtu te llaçi e tullat.
– A nuk vëreni një politizim të çështjes së teatrit?
– Po të mos ishte politizuar kjo çështje, teatri do të ishte ndërtuar me kohë. Është politika që e ka penguar deri tani këtë projekt. Por tani mendoj se kësaj odiseje po o vjen fundi. Dhe po bëhet shumë mirë që po ndërtohet me fondet publike, për të mos u lënë shteg keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve. Ky teatër ka bërë histori me aktorë të mëdhenj. Këtë histori artistët e mëdhenj të Shqipërisë e bënë në kushte të vështira dhe në një godinë të mjerueshme. Spektatori shikon lojën në skenë, por nuk e përfytyron dot prapaskenën. Aktorët e mëdhenj të atij teatri duhen nderuar respektuar për heroizmin që kanë treguar duke luajtur në një skenë të degraduar, në një godinë që nuk ka asnjë parametër bashkëkohor. E, kështu nuk mund të ecet pambarimisht… Unë, për vete, si Luftar, jam i gëzuar që kjo histori po merr fund dhe se më në fund do të kemi një ndërtesë të re dhe moderne të teatrit tonë kombëtar me një histori të spikatur.
Intervistoi Xhevdet Shehu
Esht veshtir ti kaloi ui nenrrogos mallakasteriotit u befshe 130vjec lufta.
Autori i madh e i dashur per publikun Luftar Paja e meriton qofte dhe personalisht ndertimin e nje teatri modern, por domosdoshmeria per teatrin e ri eshte nje gje qe duhet perkrahur dhe afera e piste Rama-Velia-Oligarkia eshte dicka tjeter e cila duhet parandaluar me cdo kusht.
Tashme dihet se haraci qe perveteson Veliaj &Co. eshte 1 milion euro per çdo kulle, dhe nuk besoj se Veliaj eshte treguar budalla te premtoje lejet e ndertimit pa kapar.
Pra, zgjidhja eshte e thjeshte : godina e vjeter to kthehet ne muse per nder te artisteve , perfshire Luftarin, dhe godina e re moderne te behet, p.sh. ne bulevardin e ri.
Te behet qe te luhen veprat e Shakespeare,Molier me minifund me dekolte te shqyer me aktore si ajo bjondja me sy blu me falni me lente blu qe luan Julia ose Gjini i Portokallise.To be or not to be.
✊✋….shendet ,paqe ,e dashuri Luftar ,teatri do behet e besoj cfaqja e pare te jete Vulehumburit..e te luhet me spektatore vulehumbur per tiu dhene mundesi te kuptojne se ne cderexhe jane zhytyr e te hapin syte per te pare lirine e vertete e te jetojne caste te bukura ne nje ambient te bukur.
Mor bastard i kuq flake, ti te behesh ballist? Po ballistet jane qene balli i ketij kombi dhe jo ata qe ti bashke me te tjere krijues e artiste te realizmit socialist i keni perqeshur e pergojuar neper filmat e dhjere te Kinostudios Shqiperia e re. Turp per ty e sojin tend!
Ulu 4, s’paske mesuar per sot. Mbasi ta lexosh mire 2-3 here historine e Shqiperise, mbase ke shans te permiresosh noten. Perndryshe ngel ne histori.
Ballistet kane qene ajka e koooosit! Merre me mend, historia thote se ne shkurt 1944 Balli miraton nje dokument te vetin ku shpall se futet zyrtarisht ne Qeverine Kuislinge (se praktikisht kishte vite qe bashkepunonte me fashistet). E kuptoni sa te zgjuar qe ishin (si ky Alimadhi i sotem). Jo shume, por vetem pas 8-9 muajsh Shqiperia clirohet nga nazistet dhe Balli behet Bythe Kombetare, ja mbath bashke me nazistet jashte atdheut, si lepuj frikacake me Bythe perjasht.
Lavdi Bythes Kombetare …
Njatjeta Luftar. Per Mallakastriot qe je dhe per arsyetimet qe jep te pi kupen e rakise. Sa per ballistat me fal por flet akoma me bindjet e sistemit te kaluar.Nuk eshte faji yt , 45 vjet shkateroi cdo gje, histori arshiva e ku di une ai sistem. Kam qe ne 91 qe jam larguar nga memedheu, te kujtohet ne ato vite kalonte miu ne duqanet e bukes dhe nuk gjente nje therime. Skamja ariti mos me keq. Shyqyr erdhen prape ushtaret italiane jo si pushtues” por me autokolona ushtrie dhe na sodhen buke. Per habi ne 91 skishte ballista as ne qeveri e as bashkepunetor me gjermanin. Cudi e madhe kjo pune c’fare kemi pare ne ato ekrane e teatro ku keni luajtur ju e artistat e atij sistemi.
Nuk jam historian por kur lexoj arkivat e inglizit nga koha e luftes flasin ndryshe. Nuk ishin ballistat qe i vune flaken vendit. Per shembudh ne Gorishove nga je edhe ti u dogjen shum shpi, nder mjet tyre edhe shpia e gjyshit tim Qatip Sinani. Po eshte e vertete ai kishte shkuar me ballin ashtu si kusherinjte e tij shkuan me partizanet ( ma do mendja e ke degjuar si histari). Si ka mundesi Kadri Cakrani te digjte familjet e ballistave dhe te linte ato te partizaneve. Se keshtu u fol ne histori per 45 vjet Gorishoven e dogjen ballistet. I nderuar xha Luftar akoma duhet ti besojme historive te asaj lufte clirimtare”.
Nuk eshte faji as i joti as i Pellumb Kulla, qe jan treguar ato histori me badhista. I duhej atij sistemi te bente ato qe beri per te mbijetuar dhe per te perfunduar aty sa ariten te vrisnin cdo shqiptar qe kishte bindje tjeter ( perfshi familjet e bllokmeneve, Mehmet e te tjere qe e krijuan ate sistem).
Nejse sa per teatrin dhe shum e shume te tjra qe
i ndertuan pushtuesit italiane” te ndertohet nje i ri sic u ndryshua pamja e Shqiperis nga arkitektet italine. Sa per shkaterimin e Shqiperise pas 91 dhe ate lufte NCL “dhe skamjen qe erdhi pas asaj lufte per 45 vjet nuk ishte faji i Mihtat Frasherit. Por i ature qe komanduan dhe qe luftuan ne ate lufte, jan po ata njerz te realizmit socialist qe erdhen ne pushtet pas 91.
Per ta mbydhur shum i dashur xhaxha Luftar nuk qe faji i gjyshit tim ballist per vllavrasjet e 39-45 si ne Shqiperi e Kosove ( ku ata pushtues italiane” e cliruan nga serbet dhe ajo Parti e dashur” dha urdher per masakrimin e mijrave vedhezer kosovare qe te vinin prap serbet ne pushtet), dhe per vuajtjet e shqiptareve nga ai sistem, ku ariten te vrasin njeri tjetrin dhe per tragjedine pas 91, 97 e me vone.
Megjithate ne vertet kemi haruar skamjen duke pare ato teatro e filma me pula e badhiste qe na servirej ne ate kohe. Por e vertete vonon por nuk haron.
Te pershendes nga larg xha Luftar dhe pleqeri te mbare.
Sa klase shkolle ke ti mor karagjoz historie. Ytttttttt halabak rrugesh, pinjoll kolaboracionistesh. Historia eshte shkruar me gjak e jo me shurre pijanecesh, si ata ballistet e tu. Idiot, analfabet! Kush te tha ty more funderrine se pas Luftes erdhi skamja!? Cfare thua more gomar!? Perparimi dhe zhvillimi i Shqiperise ne vitet 1945-1990 eshte i jashtezakonshem ne cdo aspekt, kush nuk e pranon kete eshte ose idiot ose antishqiptar. E ju ballistet e pinjollet e tyre jeni te dyja bashke, jeni dhe do mbeteni perjetesisht te damkosur ne histori si MUTI I KOMBIT!
Zoteri Paja ,, per ty dhe shoket e tu , kur u shkaterrua sistemi komunist ne nentedhjeten ju , nese dote ishit mirnjohes ndaj komunizmit , i cili ju mori mga rruga e ju beri vali , duke mos pasur as brek bitheve , duhet me pa tjeter , te kishit vrar veten , ne shenje mirnjohie , sepse nje nder te tille , nuk ta benin dot as njerezit e tu . Cdo njeri , duhet te kete se paku respektin minimal per cdo qenie njerezore , dhe duhet te lere , se paku nje dritare me drite jeshile , per komunikim me gjithe shoqerine .Te gjitha partite , ne kohen e luftes , por edhe sot , thone se -luftojme per interesa te popullit – .
Konjaku eshte dhalle Lushnje ? ? ? ?