Diskutimi i Enverit në Byro: Aktorja jonë e re shqiptare, e lë në bisht të urës Brixhit Bardonë, kurse Prosi dhe Ndrenika…

16 Maj 2020, 18:56Kulturë TEMA

Memorie.al publikon një proces-verbal të mbledhjes së sekretariatit të Komitetit Qëndror të PPSH-së të zhvilluar fillimin e vitit 1979 ku është diskutuar për artin dhe kulturën, mbledhje të cilën e ka drejtuar vetë Enver Hoxha, ku përveç dy sekretarëve të Komitetit Qendror, Hysni Kapos, që mbulonte organet e

“Diktaturës së Proletariatit”, dhe Ramiz Alisë, që mbulonte artin, kulturën e propagandën, ka marrë pjesë dhe Xhelil Gjoni, sekretar i Komitetit të Partisë së rrethit të Tiranës, Vito Kapo, ministre e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore, Lumturi Rexha, sekretare e parë e Komitetit Qëndror të Bashkimit të Grave të Shqipërisë, etj.. Në atë mbledhje kanë qenë të ftuar edhe kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Dritëro Agolli, si dhe poeti, studjuesi e shkrimtari i njohur, Mojkom Zeqo. Të gjitha diskutimet e zhvilluara në atë mbledhje ku Enver Hoxha ka folur shumë edhe për artin e kulturën, duke u përqëndruar te teatri dhe kinematografia shqiptare dhe ajo botërore, ku mes të tjerash ka folur dhe vlersuar shumë, aktoren e re Majlinda Gjodede që interpretonte rolin kryesor të filmi “Dollia e dasmës sime” (me skenar të Rruzhdi Pulaha dhe regji të Mark Topallaj), duke e krahasuar atë me aktoren e famëshme franceze, Brixhid Bardo, si dhe lojën e bukur të aktorëve të tjerë shqiptarë, si: Sandër Prosi, Robert Ndrenika, Mirush Kabashi etj.

(Ky shkrim është marrë nga libri “Kadare në dokumentet e ‘Pallatit të Endrrave” të autorit Dashnor Kaloçi, (botim i UETPRESS, Tiranë 2017) dhe botohet me disa shkurtime, duke dhënë më shumë ato pjesë të dokumentit ku bëhet fjalë për kinematografinë)

Nga Dashnor Kaloçi

Dokumenti që po publikojmë në këtë pjesë të librit është një proces-verbal i një mbledhje të sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së të vitit 1979, të cilën e ka drejtuar vetë Enver Hoxha, ku ndërmjet pikave të tjera të rendit të ditës, është diskutuar edhe për problemet e artit e të kulturës, si dhe të rinisë në përgjithësi. Nisur nga kjo gjë, aty kanë marrë pjesë si të ftuar edhe Lumturi Rexha, sekretare e parë e Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë, Dritëro Agolli, si Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Mojkom Zeqo, poet, studjues, shkrimtar, etj. Siç shihet dhe nga proces-verbali të cilin po e publikojmë të plotë në këtë pjesë të librit, tonin mbledhjes ja ka dhënë vetë Enver Hoxha, ku nga të pranishmit e ftuar, më shumë ka diskutuar Mojkom Zeqo dhe më pak Dritëro Agolli. Ajo që vihet re aty në atë mbledhje, është fakti se është folur e diskutuar shumë për problemet e artit e të kulturës, apo më saktë vetë Enver Hoxha duket sikur ka dashur të tregojë erudicionin e tij dhe e ka “kanalizuar” temën e bisedave në diskutime e debate akademike, si p. sh.: prejardhja e shqiptarëve, pellazgët, ilirët, gjuha shqipe, kultura, traditat zakonore, veshjet, xhubleta, kinematografia shqiptare dhe ajo e huaj, personalitete të kulturës e artit si; Faik Konica, Namik Resuli, Sami Frashëri, Ismail Kadare, Fatmir Gjata, etj., etj., deri te kineastët, e aktorët e teatrit dhe kinematografisë shqiptare të viteve të fundit, si: Rruzhdi Pulaha, Sandër Prosi, Robert Ndrenika, Mirush Kabashi, Yllka Mujo, etj., duke nxjerrë në pah “epërsinë” e kinematografisë shqiptare ndaj asaj të huaj, kryesisht asaj turke. Pa dashur të ndalemi rreth temës e nivelit të diskutimeve që janë bërë në atë mbledhje, ajo që bie në sy është mungesa e shkrimtari Ismail Kadare, i cili në atë kohë, jo vetëm që ka qenë edhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, (me titullin akademik), por ai ishte autor i një sërë librave e studimeve lidhur me ato çka diskutoheshin aty. Ndërsa nuk dihet me saktësi se pse nuk ka qenë i ftuar aty Kadareja, vlerësimi për të si shkrimtar nuk ka munguar, madje vetë Enver Hoxha ka shprehur superlativat e tij, gjë e cila shihet qartë në këtë dokument.

Mbledhja e sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së

SHOKU XHELIL GJONI: Para se të hynim në mbledhjen e sekretaratit ishim në tension, por ja tani nga kjo bisedë që u bë këtu në këtë mënyrë e harruam fare emocionin.

SHOKU ENVER HOXHA: Mbase kështu duhet zhvilluar mbledhja. Qoftë se kam ndonjë të metë, që jua pres fjalën, ma thoni.

SHOKU RAMIZ ALIA: Edhe rinia kështu do t’i zhvillojë mbledhjet.

SHOKU MOJKOM ZEQO: Të them të drejtën, shoku Enver, nuk më zinte gjumi mbrëmë.

SHOKU ENVER HOXHA: Nuk të zinte gjumi, se mendoje që nesër do të vete në sekretariat, ç’do të them unë atje? Si do të më dëgjojnë shokët Hysni, Ramiz, Enver dhe gjithë shokët e tjerë?

SHOQJA LUMTURI REXHA: Kjo është dëshira për t’u takuar me shokët e sekretariatit të  K. Q.  të Partisë.

SHOKU ENVER HOXHA: Ne nuk i gjykojmë njerëzit vetëm nga fjalët që thonë nëpër mbledhje, por i çmojmë në tërësi, duke parë gjithë veprën e tyre, gjithë punën e tyre, të shkuarën, të tashmen e të ardhmen e tyre. Ju që jeni të penës, mundet të gjeni plot gabime në frazat tona, por në muhabete të lira nuk i shikojmë frazat.

SHOKU DRITËRO AGOLLI: Po edhe ne të penës plot ujëra kemi në shkrimet tona.

SHOKU ENVER HOXHA: Ua kam thënë edhe shokëve këtë që po ju tregoj. Vajta njëherë në Gjirokastër për festën e pavarësisë kombëtare dhe mbajta një fjalim në darkë. Atje ishte i pranishëm edhe mësuesi i vjetër dhe patriot, Thoma Papapanoja. Pasi mbajta fjalimin, e pashë Thomanë, për të cilin vazhdimisht kam pasë respekt, dhe iu afrova, se vete njeriu te mali, jo mali te njeriu: Si të kam, more basho Thoma, e pieta dhe i hodha dorën në qaf. Eh, vazhdova unë, si fola? Më thuaj të drejtën si mësuesi nxënësit.

Sa për mendimet nuk kam çfarë të të them, m’u përgjigj Thomai, ato ishin të tëra të mira, kurse për gramatikën po të vë notën shtatë. (të qeshura). Që ta zbuste njeçikë qëndrimin e tij, shtoi e po kuptohet, se fole pa kartë. Pa kartë, i thashë unë, por ngatërrova rasën emërore dhanore dhe në vend që të them ne, thashë “neve”.

Po t’u futemi rregullave të drejtshkrimit duhet të themi se në këtë fushë bëjmë plot gabime, por shyqyr që kemi në ndihmë shokët e rinj, të cilët i janë vënë punës dhe na korrigjojnë shkrimet. Zotërimi i drejtshkrimit, i gjuhës dhe i shenjave të pikësimit, ka mjaft rëndësi. Shumë shkrimtarë francezë, edhe Aragoni në mes tyre, në një kohë i zhdukën shenjat e pikësimit nga shkrimet e tyre.

………………………………………………………

SHOKU ENVER HOXHA: Shumë mirë, shumë mirë. Epo ja, patëm një bisedë të lirë, nga e cila po dalim me njohuri pak më të thella. Të huaj s’kemi qenë për këtë çështje, sepse tashti sidomos, me zhvillimin e madh të artit popullorë, të këngëve të valleve popullore, të përpjekje e drejtë të tyre, literatura, artet, muzika, kinematografia, teatri ynë etj. Po bëhen çdo ditë ushqimi i gjithë popullit. Siç e tha Dritëro Agolli duhet të jemi plotësisht të bindur, se ajo që bëri Partia për të mos lejuar të vërshonin në vendin tonë literatura, poezia dhe filmat e huaj  në atë mënyrë siç donin Fadil Paçrami, Todi Lubonja ose siç dëshironin Perëndimi, ka qenë e drejtë. Ne, duke vepruar kështu, nuk kemi bërë një punë sektare, por shpëtimtare. Për aq sa kemi mundur, pse dhe forcat tona përkthyese nuk kanë qenë aq të mëdha, ne kemi përkthyer për lexuesit edhe vepra të klasikëve të letërsisë botërore. Them kemi përkthyer pak, se në mes tyre mund të zgjidheshin edhe më shumë. Natyrisht, ajo është një literaturë borgjeze, por në të ka disa gjëra që i ndihmojnë njerëzit tanë të shoqërisë së re socialiste, për ta kuptuar zhvillimin e botëkuptimit në shoqërinë borgjeze.

Kështu njerëzit tanë shohin inferioritetin e kulturës borgjeze ndaj kulturës sonë socialiste. Nuk thoshte  kot Marksi që “Balzakun e mbaj nën jastëk”. Balzaku shkroi pikëpamjet e tij ruajaliste në luftën kundër borgjezisë dhe e bëri atë shoshë, e zhveshi fare lakuriq. Marksi thoshte e mbaj në kokë Balzakun, pse në veprat e tij pasqyrohet lufta kundër, borgjezisë, kundër kapitalizmit dhe kalbëzimit të kësaj borgjezie.

Të shkosh me mendjen e Namik Resulit, që përmenda pak përpara, i cili thoshte se Faik Konica nuk mund t’i duronte pikpamjet e Sami Frashërit, të Jani Vretos e të Naun Veqilharxhëve, është tradhti. Ai mbronte Konicën, duke u shprehur se kultura e perëndimit ishte një kulturë më e përparuar. Ai, në mbrojtje të  kësaj teze, citon Verlenin, që ishte një element homoseksual. Në formë Verleni, poezitë i ka të bukura, por brenda poezive të tij ka ide të mbrapshta. Namik Resuli gjithashtu citon Rembonë, që ishte i dashuri i Verlenit, që në një kafe të errët të Brukselit qëlloi me kobure dhe pastaj u ngrit e shkoi në Afrikë, ku vdiq. Ai përmend kulturën e Bodlerit, që njihej si  njeriu i kafeneve, i opiumeve dhe i vajzave të liga. Kryevepra e tij është “Lulet e së keqes”. Kjo ishte “kultura” e tyre, që ne nuk mund ta linim të hynte në vendin tonë, që të na njolloste këtë rini kaq të pastër që ka edukuar Partia. Jo, këtë gjë nuk do ta lejojmë.

Unë, kur kam kohë të lirë, lexoj libra francezë, kështu lexoj libra politik, por herë pas here marr në dorë edhe romane e poezi. Ju flas si marksist që ato nuk lexohen. Prej tyre nuk mundet të lexosh më tepër se 20 faqe. Ata libra as mund t’i krahasosh me veprat e klasikëve, bile as të atyre të borgjezisë së shekullit të 19. Kur lexon, për shembull, një libër borgjez të kohës së kaluar, shikon karakterin e punëtorëve, të fshatarëve, të grevave e të tjera.

Kurse  botimet aktuale të borgjezëve janë të tmerrshme. Kjo nuk mund të thotë që në mes tyre të mos ketë edhe romane e poezi që mund të lexohen. Unë flas për letërsinë franceze e jo për të tjerët, të cilat gjithashtu pak a shumë në ato ujëra janë. Prandaj për kufizimin në këtë drejtim të letërsisë së huaj nuk kemi bërë keq. Ne nuk mund  të ushqejmë popullin me helme.

Nga halli ne kemi sjellë edhe filma nga jashtë. I dimë tërë arsyet e këtij veprimi, por më përpara nuk kishim nga ato njerëz kompetentë, as mjete për të prodhuar filma vetë. Megjithatë këta filma nuk i prishin ndërgjegjen dhe shijet artistike të masave, se propaganda e Partisë ka bërë punën e saj, ajo është e thellë dhe e fortë në njerëzit tanë, të cilët e ruajnë karakterin e fortë, ndershmërinë, burrërinë, ndjenjën e drejtësisë dhe të urrejtjes kundër vrasjes, korrupsionit e ligësive. Njerëzit tanë i shikonin filmat e huaj sa për të kaluar kohën. Partia jonë i dha me kohë një hov zhvillimit të kinematografisë, me të cilën duhet të jemi kënaqur. Ne duhet të jemi të kënaqur që aktualisht kemi një brumë të formuar në të gjithë sektorët, për të cilën vazhdimisht për t’i shërbyer ndërtimit të socializmit dhe mbrojtjes së atdheut.

Zhvillimi i këngës dhe i valles popullore, për njëfarë kohe, na kishin mbetur akoma në një nivel të paorganizuar si duhet. Këngët  janë ruajtur nga populli brez pas brezi dhe njerëzit, të mbledhur kokë më kokë, vazhdimisht këndonin, por përpara, niveli i koncerteve linte shumë për të dëshiruar. Është  krejt ndryshe tani.

Tërmeti i rëndë i 15 prillit të këtij viti, ngriti në këmbë gjithë popullin. Nga heroizmi i punonjësve tanë për të përballuar pasojat e tërmetit do të frymëzohen shkrimtarët dhe artistët tanë për të bërë poezi, romane, piktura, pjesë muzikore etj. Kur dëgjon të flasin njerëzit e popullit me një gjuhë që të mahnit, nuk mund të mos frymëzohesh. Për këtë arsye Partia këshillon të shkojmë në popull, se në gjirin e tij është gurra e madhe që ushqen njerëzit. Te populli gjendet pasuria e madhe e gjuhës sonë, e shprehjeve tona, e mendimeve tona më të mira. Atje duken qartë kurajoja, guximi dhe mençuria e thellë.

Asnjërit të mos i rritet mëndja nga sukseset në punë sa të thotë: unë jam i mençur. Sado i zgjuar të jetë një njeri, ai kurrë nuk mundë  të jetë i mençur se populli. Në kontaktet  me popullin gjendet gjithçka që i duhet dijetarit. Zotësia e secilit prej nesh duket në sintezën që ai i bën diturisë së masave me botëkuptimin e shëndosh marksist-leninist. Botëkuptimi i shëndoshë dhe karakteri militant që krijon një vepër, e çdo natyre qoftë kjo, lë mbresa edhe për brezat e ardhshëm, kur pasqyron shpirtin e popullit. Nuk shlyhen kurrë ato vepra, që i kanë themelet në tabanin e popullit.

Në  historinë botërore njihen shumë vepra letrare e artistike të botuara nga institucione të ndryshme. Janë shkruar me miliona libra në të gjithë gjuhët, por pjesën më të madhe i ka marrë me vete rrëkeja e kohës. Llumi është zhdukur dhe ka mbetur përsipër vetëm ajka. Shekuj të shumtë kanë kaluar pas Homerit, por veprën e tij ata nuk e kanë shlyer, sepse në to është pasqyruar epoka historike e lashtësisë. Një nga ato drejtime të zhvillimit tonë  ideoartistik, që ju nuk zutë me gojë këtu, është, për shembull, kinematografia. Unë mendoj se, pa qenë shovinistë, mund të  thuhet se kinematografia jonë ka bërë një hop të madh cilësorë përpara; filmat tanë, që po shohim aktualisht, rrallë i gjen jashtë. Ndjenjat e shprehura në to, interpretimi i bukur, ambient i ngrohtë e i shëndoshë i tyre, frymëzojnë me realizëm jo vetëm njerëzit tanë, por, siç tha Dritëro Agolli, edhe të huajt që na i duan të mirën. Filmat tanë tregojnë me realizëm jetën tonë, të  kaluarën, perspektivën dhe aspiratat tona. Në qoftë se filmat tanë nuk blihen jashtë, kjo provon se borgjezia trembet nga përmbajtja e tyre revolucionare. Ne kemi informata se Qeveria Turke ka dhënë urdhër të mos blihen filmat shqiptarë me arsyetim se: na futet zjarri brenda. Ne kemi informata gjithashtu se në festivalin e filmit që u zhvillua në Stamboll, njerëzit thyenin dyert nga dëshira e madhe për të parë filmat tanë. Nuk na u dha çmimi, se filmat tanë me metrazh të gjatë, nuk kishin hyrë në konkurs. Atje konkurruan vetëm filmat me metrazh të shkurtër.

E kishim parë edhe më përpara filmin “Dollia e dasmës sime”, që u dha në festivalin e filmit tonë. Ai është i zhanërit që shkruan Dritëroi. Kush e ka bërë skenarin e atij filmi, Dritëro?

SHOKU DRITËRO AGOLLI: Atë e ka shkruar Ruzhdi Pulaha, ai që ka shkruar edhe komedinë “Zonja nga qyteti”.

SHOKU ENVER HOXHA: Sidoqoftë ky skenar është i zhanrit të Dritëroit, i cili shkruan me realizëm dhe konkretisht për fshatarët. Ju poetët e rinj, duhet ta ndiqni shembullin e tij. Sa film i bukur, i realizuar me ndjenja, ishte ai për ne. Sa bukur interpretonte artistja që është një vajzë e re. Vetëm me sytë e saj, pa folur fare, ajo flet për atë që është zor të shprehet me fjalë. Le t’i bëjnë reklama sa të duan në Francë dhe në të gjithë botën Brixhit Bardosë, por artistja jonë e re e këtij filmi, e lë në bisht të urës Bardonë.

Në film tregohen në mënyrë prekëse zakonet e popullit tonë, tregohet jeta e nënave tona që i fejonte babi në djep. Aty unë pashë edhe jetën e nënës time. Një ditë gjyshi im, babai i nënës, siç më kanë treguar, rrinte i mërzitur në kafe. Ç’ke more Jonuz, pse rri kështu i vërejtur? – e kishte pyetur vëllai i babait tim. – po ç’të kem, më lindi vajzë, i qe përgjigjur gjyshi.

-O …., punë e madhe, ta marr unë për djalin tim.

-Po ti s’ke djalë, i ishte përgjigjur gjyshi.

-Nuk kam unë, por im vëlla, Nexhipi, ka Halilin.

Dhe aty e kishin vendosur e i kishin dhënë dorën njëri-tjetrit. Gjyshi qe kthyer shpejt i gëzuar në shtëpi dhe u kishte thënë familjarëve: e fejova çupën me të birin e Nexhip Hoxhës. Kaq e kishte patur fejesa e nënës sime me babanë tim. Të tilla ngjarje na kujtohen në këtë film.

Episode në filmin “Dollia e dasmës sime” janë thurur kaq bukur e me shije të hollë, sa të bëjnë për vete. Kur plaku në anë të oxhakut i flet vajzës, spikat dukshëm karakteri i vjetër i bashkuar me ndjenjat e kulturës sonë. Më fal, i thotë vjehrri nuses, dhe me të gjitha ato gjestet e tij paraqitet i rreptë për diçka, por edhe i dashur, përparimtarë dhe patriot për gjërat e mëdha. Kjo duket natyrshëm kur ai thotë: ‘hajde ti vajzë, lidhja plagën të plagosurit’.

Ose te filmi “Gjeneral Gramafoni” është historia që kemi jetuar vetë ne. muzika e këtij filmi është zgjedhur nga ato melodi të ëmbla që na kanë kënduar nënat tona në djep. Kënga jonë tronditëse e shoqëron aksionin politik këmba-këmbës dhe del fitimtarë. Ajo e dërrmon armikun, siç e dërrmuan trimat me armë në dorë. Kënga jonë, me jehonën popullore është kushtrim për luftë.

Në shoqërinë borgjeze, doemos nuk i pëlqejnë filmat tanë. Nuk i pëlqen borgjezia, se morali ynë proletar është në kundërshtim me moralin e degjeneruar borgjez. Megjithatë edhe në këtë shoqëri ka shumë njerëz që nuk e durojnë degjenerimin e djemve dhe të vajzave të tyre, thirrjet e borgjezisë për “lirinë seksuale”. Popujt janë armiq të degjenerimit, kurse klasat shfrytëzuese e ushqejnë atë.

Pse masat punonjëse në Turqi i duan filmat tanë? I duan se shohin si kemi kaluar ne nga errësira në dritë. Ata shohin një film që paraqet si ka qenë gjendja 40 vjet më parë në Shqipëri, pastaj një film tjetër paraqet periudhën e ndërtimit të socializmit. Masat në Turqi krahasojnë zhvillimin e tyre me tonin dhe shikojnë sa mbrapa kanë mbetur; ata kujtojnë kohën kur rronin në guva diku, andej në fund të Anadollit dhe u bie në sy shkëmbi me gropa, ku futen akoma njerëzit pa strehë nëpërmjet shkollave më baltë. Të gjithë kemi lexuar romanin aktual “Mësuesi” që të bën të vesh duart në kokë për realitetin e hidhur në Turqi. Kur ata shohin filmat tanë dhe i krahasojnë në nivelin e tyre të zhvillimit, duket qartë ndryshimi ynë me gjendjen e tyre sot. Kur bien në kontakt jashtë me literaturën tonë ideologjike, nuk duan t’ia dinë për asgjë dhe çahen për ta blerë. Të ndjekim këtë rrugë, thonë ata, se kjo është rruga jonë. Në këto kushte qeveria urdhëron që të mos blihen librat tanë, se u “futin zjarrin brenda”.

SHOKU RAMIZ ALIA: Edhe për filmin “ Gjenerali Gramafoni” që u shfaq në Turqi, thanë se kjo, që është bërë në Shqipëri, bëhet edhe te ne nga kultura amerikane.

SHOKU ENVER HOXHA: Po, kultura amerikane depërton në Turqi, sepse në kapitalizëm shteti më i fortë u eksporton edhe natyrën e jetesës shteteve më të dobëta. Mënyra e jetesës nuk është vetëm blerja e drogave, e najlonit, e kostumeve ose e këpucëve, por nëpërmjet blerjes së tyre blihet edhe kultura e huaj që e korrupton masat.

Aktorët tanë, të vjetër e të rinj, profesionalistë dhe amatorë, janë të mëdhenj, se kanë dalë nga gjiri i popullit dhe i ka edukuar Partia. Kur shikon Sandër Prosin në filmin televiziv “Udha e shkronjave”, duke interpretuar rolin e Dhaskal Todorit, secili jetonte me përpjekjet e sakrificat e dijetarëve tanë të mëdhenj, që flijuan jetën e tyre.

Ai film paraqet me të vërtetë forcën e madhe të popullit tonë, zotësinë dhe vetëmohimin e njerëzve tanë. Kur shohim filma të tillë, njerëzit tanë thonë: ‘more, në këto kohëra të vriste tjetri për hiçgjë dhe shikoje për dhjam qeni, siç u vra Dhaskal Todri për shkronjat e gjuhës shqipe. Kisha reaksionare të fuste thikën prapa shpine e përse? Sepse doje gjuhën tënde.

Të njëjtat përshtypje për të kaluarën e hidhur, për intrigat e klasave shfrytëzuese, u krijohen spektatorëve edhe kur shikojnë koncertin e Tefta Tashkos e të tjera. Robert Ndrenika, që interpreton me mjeshtëri rolin e nënprefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”, është një artist i talentuar. Ai duhet të jetë artist i merituar, por nuk e bënë të tillë, se na paska vëllanë të arratisur. Na u prish puna, se Ndrenika e paska vëllanë të arratisur. Po kush pyet për vëllain e tij. Ne do ta kemi parasysh origjinën e njerëzve, por kjo nuk duhet të na pengoji për të parë qëndrimin dhe punën e vet personit. Edhe rrethi familjar duhet studiuar lidhur me personin, por, në qoftë se djali bëhet patriot, punon për socializmin dhe sakrifikon për atdheun, qëndrimi i babait apo i vëllait nuk mund të bëhet pengesë për të vlerësuar punën e tij. Po të veprohet ndryshe, atëherë ku vete vija e Partisë për të ndrequr njerëzit?

Këto punë nuk kuptohen drejt nga të gjithë njerëzit, more shokë. Në Bushat, një familje, që iu rrëzua shtëpia nga tërmeti dhe të zonjës së shtëpisë iu vra një djalë, por meqë një tjetër e kishte të arratisur, nuk i vajti asnjëri nga fshati për ngushëllim. Asaj nëne i mbeten dhe dy djem të tjerë si diva, por këtyre nuk u fliste njeri me gojë. Ç’është ky qëndrim? Po le ta ketë djalin të arratisur ajo plakë, ajo është qytetare. Dhe kur i vajti në shtëpi sekretari i Partisë për ngushëllim, plaka e heshtur e habitur i tha: ‘ti, more, të vish në shtëpi tek unë? Si është e mundur? Do të vij posi, i tha sekretari, ai që tradhtoi atdheun, të vejë në djall. Na, merr ç’të takojnë dhe shtëpinë do të ta ndreqi shteti. Tash dy djemtë e plakës ditë e natë punojnë të entuziazmuar dhe të ngrohtë.

Ju jeni të rinj, por ne, të moshuarit, e mbajmë mënd Lushjën e para çlirimit tamam ashtu sikurse paraqitet në film. Ai që luante rolin e komandantit të xhandarmërisë, siç më tha dhëndri im, është një shoku i tij, e interpretonte bukur atë rol.

Ne po ecim përpara në artin kinematografik, të cilin duhet ta ndihmojmë që të zhvillohet akoma më shumë. Edhe artistët e rinj, në i kemi të mirë dhe me perspektivë. Ata  kanë luajtur në filma të rinj si “Vajzat me kordele të kuqe”, “Lulëkuqet mbi mure” ej. Në këto filma luajnë edhe më të vegjël, por ata i interpretojnë aq bukur, sa habitesh kur i shikon.

Edhe televizioni ynë ka marrë një rrugë të mirë. Nuk është kollaj të mbushet televizioni me shfaqje nga ora tetëmbëdhjetë e deri më njëzet e dy, ose nga një herë edhe në njëzet e tre.

SHOKU DRITËRO AGOLLI: Kurse programet e televizionit të huaj janë mbushur me shumë reklama tregtare.

SHOKU ENVER HOXHA: Po, po, ashtu, është. Gjysmën dhe treçerekun e kohës së shfaqjeve televizive ata e angazhojnë me reklama, e filma për vrasje dhe me lajme. Kurse televizioni ynë, ka një program të pasur e të gjithanshëm. Ka emisione shkencore, recitime nga artistë dhe  poetë, këngë e valle të ndryshme.

Edhe një gjë tjetër. I vini rëndësi përhapjes së librit në masat e rinisë, se në konkluzionet tuaja lexova që librat nuk para venë, në fashat. Të punoni shumë që, kur të marrë i riu një poezi të Dritëro Agollit, të Ismail Kadaresë, të Fatmir Gjatës, apo Mojkom Zeqos, që kemi këtu sot, t’i japë asaj tonin e duhur kur ta lexoji dhe ta ndjejë shpirtërisht atë që shkruhet, bile të derdhë edhe ndonjë pikë lot, që të tjerët të hapin sytë e të thonë: ku është ky libër që ta marrim e ta lexojmë dhe ne. Këto forma pune, shpesh herë kanë më shumë efekt, se sa një konferencë.

Mua më duket se fola shumë për këto çështje, prandaj t’i japim fund dhe t’ju urojmë suksese në punë. Të na jepni sa të jetë e mundur më shumë vepra të mira nga krijimtaria juaj dhe të punoni që ato t’i shfrytëzojnë masat e rinisë.

Mirë. Mbaruam. T’ju jap edhe njëherë dorën juve, shokëve dhe shoqeve të rinisë. Qofshi mirë dhe  mirupafshim.

49 komente në “Diskutimi i Enverit në Byro: Aktorja jonë e re shqiptare, e lë në bisht të urës Brixhit Bardonë, kurse Prosi dhe Ndrenika…”

  1. mik says:

    Sa i dashur ka qene xhaxhi Enver !!!

    1. Asd says:

      Ka nje te vertete te pamohueshme; Enver Hoxha eshte nxitesi, krijuesi dhe orientuesi i gjithe krijimtarise artistike te viteve 45-85. Ai krijoi lidhjen e shkrimtareve dhe eshte “babai” i kadarese, agollit dhe gjithe shkrimtareve, aktoreve dhe regjisoreve me te mire si produkte “ad hoc” qe nuk do te kishin ekzistuar kurre pa dashjen e tij.

      1. Haleluja says:

        Xhaxhi Enveri si perendi: krijon art nga hici, ndalon importin e letersise se huaj borgjezo-revizioniste, ben kritike filmash dhe e shndrron cdo y qe takon ne i.

        1. ec aty says:

          ENVERI – HERO KOMBETAR I SHQIPTAREVE!

      2. Naseri says:

        Nuk më paska rënë që ta lexojë ndonjëherë një të pavërtetë të tillë…

        1. yp Xhixh says:

          Kujt i plasi trapi o arab ?

      3. Naseri says:

        Të pavërtetat, mbeten të tilla edhe kur të shprehurit e tyre gjuhëisht tingëllon pa gabime! Kjo që paskeni thënë ju, është absolutisht e pasaktë…

  2. Andi says:

    Te MOS ishte per xhaxhin nuk do kishim as muzike as folklor shqiptar.Do kishim kenge te tipit te cilit “” oh sa e Kam by..en e mire”.

    1. Lexues says:

      Perkundrazi, eshte fale xhaxhit Enver qe s‘ke art sot. E la vendin ne mjerim te plote ekonomik, kulturor e shpirteror gje qe shkaktoi eksodin me te madh te shqiptareve qe nga pushtimi turk. Pjesa me e arsimuar dhe me vitale e shoqerise eshte larguar, prandaj s‘ke art sot…

      1. heu bre says:

        I ke pi ilacet o debil i paLexuar?

      2. moni says:

        Po fale ndihmes se xhaxhit nga Vicidoli qe te solli dhe ty ne Bathore….

  3. Epo kjo pune says:

    Komandanti … Nata me diten me plehrat e lalzit, njerezor me te mira e kusure por jo plehre e kaluar plehres si dhjerokratet e dhjerokracise, ai sistem iku te behej me mire dhe Jo rrumpalle e abuzim nga te gjitha anet, koha do vere pikat mbi i

  4. taksapaguesi says:

    Ashtu si Hitleri “Deutschland über alles” Enveri thoshte “Atdheu mbi te gjitha”. Vajti 40 vjet qe ke ik e prape te kujtojne.

    1. Luan says:

      Taksapaguesi t i dalin taksat ne enderr dhe flet percart, as e di as nga vjen , as kush eshte, dhe as ku shkon, po lexo nje cike se ste ben keq, sa per Hitlerin , Enveri ja mbathi patkojt bashke me bijt e ketij populli, nuk e shiti kete vend, dhe krijoi ate pasuri kombetare si garanci per te ardhmen e ketij populli e qe spo mbaron akoma nga vjedhja e zhvatja e pafund .

  5. Na myten says:

    Per Robert Ndreniken paska ngel vetem me i shku per darkë Enveri. Me shume se kaq s’kishte c’a me thon.

    1. xx says:

      TI NUK JE NE GJENDJE TE VLERESOSH NDRENIKEN prandaj kuptoje pse Enveri kishte aq konsiderate per te edhe me vella te arratisur.AS do guxonte tu thoshte regjizoreve :”mos e aktivizoni” Ndreniken.Por ngaqe sje ne gjendje ta vlersosh do te flasesh ironikisht per te.Ti qe MYTESH do te besh fajtor Ndeniken sepse e pelqente lojen e tij edhe Enveri??? Injorant.

      1. Ndrenika eshte aktor i shkelqyer ndersa si ndergjegje eshte nje pleher.

        1. Tanguli says:

          Kush je ti te vleresosh ndergjegjien e dikuj, o RROT CARI!? Thuhet qe vetem zoti mund ta beje (natyrisht nese ka “zot”).
          Psikopat, njeri me te meta mendore!

  6. El español says:

    Ore, ka partir te frente, prisni , po do e kerkoni prape
    Krahasoni kohen e tij me até qe kemi jetuar deri tani e ato qe po vijne, do flasim

  7. Nardi says:

    E Kaloq! Sado qe e ke share xhaxhin, me duket se po nderron mendje.
    E shikon cfare thote,? Po punove mire, duhet vleresuar.
    E shikon sa kulture ka?
    Po ishte burre i keq. Nuk i la asnje shtepi femijeve dhe bashkeshortes.
    I kishte vilat, ne Durres ,Vlore dhe Pogradec, por ja la shtetit.
    Burre i mire ishte Zogu. I mori vilat nipi i tij.
    Po Berisha? Nuk di ku i ka vilat. Ja tregon Zeni, qe nuk ka punuar asnje dite.
    Eh mor Kaci. Po vjen dita te vleresohet xhaxhi…

  8. Shpata says:

    Mokomi, se harrova i-ne e paska pas mire me Enverin!!!

  9. h says:

    Ky zeqo është i njëjti që shitet si intelektual iluminist sot ???

    1. ca ca says:

      pse cfar ka qe te mos hiqet?Duhet ta vleresojne ballistet dhe hajdutet??

    2. Tanguli says:

      Moikm Zeqo ka qene edhe eshte intelektual iluminist!
      Njerz si “h” kane qene dhe mbeten halabake!

  10. Dhe hone qe Enveri ishte i rrepte dhe nxiste luften e klasave. Lexojeni o u placin syte, o qorra dhe u vrafte zoti kur gjykoni e shni Enver Hoxhen.

  11. qytetar i zakonshem says:

    Kaloç na more me qafe . Ke kaluar nga krahu tjeter . Po ben propagande komuniste hahah…….. Si more paska thene Enveri qe le te kete trdhetuar vellai . CNjeriu duhet te vleresohet per ate qe ben vete. Si more boton fjalet e Enverit qe kritikon ato qe njollosnin tere famijen per tradhetine e njerit nga familiaret. Nuk me besohet! Ne qofte se Enveri paska kritikuar si budallallek mosdhenien e titullit Ndrenikes per shkak te vellait kjo e nxjerr te pafajshem Enverin per denimet per shkak te biografise. Po po ke kaluar nga krahu tejeter Kaloç.

  12. Bregdeti says:

    GJithe keta qe i ka permendur si artiste te mire, dolen te persekutuar e disidente… Smaili, Mirushi, Roberti, Yllka…

  13. Shqiptari says:

    Ja ky ka qen ne realitet Enver Hoxha , panvarsisht se sot ngrihen i zi e i bardh dhe thon na denoj Enveri , na internoj Enveri Jo mer shqiptar jo , kta palokomunist qe sot jan ber hajdut grabitqar e pisa qe ulerasin kunder Envetit kta qe u ben komunidta me lutje nga 70ta e mbrapa , per tu dukur besnik ndaj regjimit i benin zullumet dhe ne ate sistem , si tha xhaxhi i vdiq djali nga tetmeti nuk i shkonin fshati ne shtepi , se kish djalin te arratisur , pun e madhe tha ai te shkoj ne esfel i arratisuri se at mendje pati, po çkini me nenen e baban e tij lerini te jetojn si te tjetet dhe te marin ate qe meritojn , ky pra ka qen xhaxhi , nuk esht ai qe ju ka vrar e internuar o milet keni denuar e internuar njeri tjetrin se nuk merej ai me njerezit , por kan qen pisa e servila ata posht qe per nje flet lavderimi nuk linin gje pa ber ne kurriz te tjerve , kjo esht e verteta ky realiteti , rrespekte xhaxhit gjigand ne mendim dhe brilant ne sjellje RRESPEKTE.LAVDI XHAXHIT . Udheheqsi me largpames i te gjith historis shqiptare , koha do tregoj te verteten panvarsisht bindjes politike .

  14. Shqiptari says:

    Ja ky ka qen ne realitet Enver Hoxha , panvarsisht se sot ngrihen i zi e i bardh dhe thon na denoj Enveri , na internoj Enveri Jo mer shqiptar jo , kta palokomunist qe sot jan ber hajdut grabitqar e pisa qe ulerasin kunder Enverit kta qe u ben komunista me lutje nga 70ta e mbrapa , per tu dukur besnik ndaj regjimit i benin zullumet dhe ne ate sistem , si tha xhaxhi i vdiq djali nga termeti nuk i shkonin fshati ne shtepi , se kish djalin te arratisur , pun e madhe tha ai te shkoj ne esfel i arratisuri se at mendje pati, po çkini me nenen e baban e tij lerini te jetojn si te tjetet dhe te marin ate qe meritojn , ky pra ka qen xhaxhi , nuk esht ai qe ju ka vrar e internuar o milet nuk ka qen siç ju a tregojn legenat sot , o milet keni denuar e internuar njeri tjetrin se nuk merej ai me njerezit , por kan qen pisa e servila ata posht qe per nje flet lavderimi nuk linin gje pa ber ne kurriz te tjerve , kjo esht e verteta ky realiteti , rrespekte xhaxhit gjigand ne mendim dhe brilant ne sjellje RRESPEKTE.LAVDI XHAXHIT . Udheheqsi me largpames i te gjith historis shqiptare , koha do tregoj te verteten panvarsisht bindjes politike .

  15. Bimi says:

    Per nje vend me shumice muslimane dhe diversitet fetar si Shqiperia diktatura komuniste nuk ishte zgjidhja me e keqe e mudshme. Komunizmi unifikoi vendin. Zhdukja e fese paqesoi “turqit” me “te pabeset” apo “kauret”. Enveri kish mundesi te mbetej figure e nderuar nese do ta gershetonte diktaturen e proletariatit dhe sistemin e survejimit te masave me hapjen ndaj investimeve te huaja si Kina apo Tito. Gjithsesi eshte veshtire ta fajesosh sepse ka patur frike per karrigen e tij. Moshapja e vendit dhe trefishimi i popullsise nga 1939-1980 beri qe vendi te shkonte ne varferi te tejskashme kur fshataret qe prodhonin grurin hanin buke misri dhe kur vinin ne qytet e nuk lejoheshin te blenin nje buke gruri. Shqiptaret nuk e kane problem diktaturen. Perkundrazi e pelqejne sepse ne mendjen e tyre ajo siguron rregull dhe qetesi. Por nqs diktatura nuk ju siguron ushqimin (nuk them letren higjenike se ate e zevendesojne me gazete) shqiptaret nuk durojne. Edhe ne “demokraci” Berisha u rrezua jo sepse manipuloi zgjedhjet dhe po vendoste shtet diktatorial por sepse njerezit humben paret ne bixhozin e investimeve piramidale. Po keshtu Rama nuk do rrezohet sepse ka eliminuar demokracine dhe ka vendosur nje shtet semi-diktatorial policor ku policia rreh nje 15 vjecar qe nget bicikleten… Ai do rrezohet vetem nese shumica e shqiptareve varferohen dhe jetojne ne mjerim dhe nese vazhdon polarizimi te tejskajshem te shoqerise. Ne pergjithesi shqiptaret jane materialista dhe komunizmi i ka mesuar se duhet te jene te barabarte.

    1. A.B says:

      Heu! Kisha muaj (vite?) qe nuk kisha lexuar nje koment të mirë (dmth të vertete) në shtypin shqiptar.

      Ja BRAVO njehere !

    2. ca po thua says:

      O Bim, po pse mer lal, ka ndonje popull ne bote qe nuk vepron ne kete menyre e? Po kur i dhem barku atehere bertet robi, o Bimke Qyrrollari. Kjo ndodh ne gjithe njerezimin, jo vetem te shqiptaret. Hajde Bimke hajdeeee.
      E sa per ate se 3-4 fishimi i popullsise dhe mos hapja e vendit solli varferimin ja ke fut kot plako! Shqiperia pati nje perparim dhe zhvillim te jashtezakonshem madje te pakonceptueshem ne cdo aspekt ne periudhen 45 vjecare komuniste, per c’varferim derdellis o Bamke!? Varferim quhet kur je i pasur dhe e humb apo e shperdoron pasurine dhe ngelesh troke. Kush ishin te pasur aman, shqiptaret si popull? Eeeej eshte diell i forte lale, ki kujdes! Apo ti e ke per 2% te popullsise, ata ish kolaboracioniste te osmaneve qe kishin pasuri si shperblim per bashkepunimin e tyre me sunduesit e huaj! Po shqiptaret s’kishin breke ne bythe o Bim, s’dinin me ec, s’dinin shkrim e kendim, rruge s’kishte e jo me tjeter gje. Po na ishin te pasur se kishin 2 dele dhe nje gomar ne fshat. Hajde Bimke hajdeeee. Ti e ngaterron zhvillimin e padiskutueshem ekonomik, kulturor, shoqeror te Shqiperise me vetem krizen ekonomike e pas viteve 1985? Po c’a thua o lalke? Po edhe jeta e njeriut nuk zgjat 5 vjet, ka periudha krize, ka peridha te mira kjo eshte normale. Por ama shihet ne teresi, jo vetem kur je keq dhe opaaaaa gjithe jeta paska qene keq. jo o Bim jo, ja ke fut kot! Ne Shqiperi nuk pati investime te huaja? Ik se tallesh? Po investimet dhe ndihmat sovjetike jane te panumerta or njeri, lere pastaj investimet kineze qe jane gjigande per nje vend te vogel si Shqiperia. S’na the gje o Bimkeeeeeeeeeeeeeeee ?

    3. dikur says:

      Ne qofte se shqiptaret jane materialiste po cili popull qenka idealist ? N.q.s. shqiptaret i mesoi komunizmi qe duhet te jene te barabarte po francezet e kush i mesoi “Liri Barazi Vllazeri.”? Sa i takon tradites historike do te thoja se komunizmi nuk instaloi diktaturen duke shkaterruar ndonje demokraci pra jam dakort me komentin tuaj. Qe Ligji dhe rregulli vendosen me ane te forces aha… per kete moski pike dyshim.

  16. zhaku i pamposhtur says:

    Ahh more ‘komandant’ Ahh. ..na mori malli për kamxhikun tënd fshikullues për ‘profecitë’ e tua. .ore po na mori malli për një pllakë bukë misri të mykur. .o komandant tu bëftë dita 1000 atje ku je. .tu trashtë hallkaja thoshte gjyshja ime për ty o komandant. .opo tani e kuptova unë or komandant që ti kishe shumë të drejtë për ato që shkruaje në ato veprat e tua që s’kishin të mbaruar ..për profecitë e tua ekzakte për zbulimin e armikut gjithandej në çdo fushë të jetës ..ah të rroje edhe pak or komandant dhe ta shikoje me sytë e tu se ç’po heqim ne ‘kolaboracionistët’ dhe ‘reaksionarët’ këtej nga erdhëm..ore po nuk po mbushim barkun me bukë këtej. .pastaj kemi frikë të bëjmë banjo sepse uji është me pagesë dhe nuk bëjmë banjo çdo ditë sikurse bënim kur qeverisje zotrote. .nuk kemi makina luksoze si ato që kishim në kohën tënde ..bollëku që kishim kur qeverisje zotrote tani është vetëm një ëndërr sepse kapitalizmi qënka ‘shumë i keq ‘ dhe na ka marrë malli për diktaturën e proletariatit. .shiko sa shumë jemi këtu në forum që kemi nostalgji për ato ditë parajse që ti na ofrove o komandant. .ah i marçë me vete aty ku je të gjithë këta nostalgjikët o ‘komandant ‘.. (o bot-o..aman hidhi një sy zinxhirit se mos e këput dhe na mori lumi. .)

    1. VFLP says:

      Komandanti races tende te ndyre nuk ja leshoi hurin me gunga! Sot te gjithe shqiptaret po binden se aq mire paska bere saaaaaaaa c’te te them ?

      1. zhaku i pamposhtur says:

        Poo i bashkohem mendimit tënd mor plak matuf që rracës time ‘të ndyrë’ dhe ‘kolaboracioniste’ay qoftëlargu nuk na e ndau hurin me gunga një jetë të tërë ok .. po dua të pyes ty rracës tënde ‘ariane dhe e respektuar’ përveç që u bëtë sejmen të tij çfarë u ofroi si shpërblim? ?mendoj se kamxhikun për të na rrahur ne ‘kolaboracionisto -reaksionarët’..kjo gjë mos vallë ishte lumturia e jetës suaj?ju ofroi liri? pasuri?standarde jetese? ..leshtë e currës morët dhe ju. .thjesht u bëtë bashkëpunëtor në krimet e tij mizore. .unë sot jetoj i lirë dhe i lumtur i kënaqem fryteve të djersës sime kënaqem kur ai greku esmer mbas punës më vlerëson dhe më thotë :faleminderit zotëri për punën që bëtë. ..jam shumë i lumtur që jetoj qindra mijëra kilometra larg teje dhe njerëzish që mendojnë dhe llogjikojnë si ty. .mua do të më vinte turp që të merrja guximin dhe të shkruaja ato rreshta që ti si një fodull i pagdhendur dhe i pa penduar shkruan dhe mburresh me vuajtjet e atyre të pafajshmeve që ju i përndoqët dhe i persekutuat aq brutalisht. .u vutë nganjë etiketë ‘armik’ apo ‘reaksionar’dhe u vodhët jetën. .jeni kaq të pafytyrë saqë merrni guximin dhe dilni këtu të mbroni krimet tuaja. .hmmm. .jam me fat që marr frymë larg jush. .ju uroj të keni jetë të gjatë dhe gjumë të trazuar nga viktimat dhe krimet që keni bërë. .

        1. VFLP says:

          … me gunga dhe te latuar ?

  17. Angela says:

    Ndrenika qe sot llapaçit per te mbrojtur teatrin n’a qenkërka mbrojtur nga xhaxhi ? Nuk dihet se pse…
    Per bioagrafi te keqe shume u burgosen, pushkatuan dhe humben familjet … Kurse disave ia lehtesonin punet ! Çudi !

    Driteroi i paskërka ndjekur TV e huaja, se perndryshe nga e di geai se ishin te mbushura me reklama !!!

    1. i cudituri says:

      Angela IQ=0
      Debile si puna jote do bejne mire te mos shkruajne ne publik, se ju duket niveli skandaloz i kuptueshmerise dhe injoranca deshperuese! Torrollake si puna jote, jane te pashprese te kuptojne realitetet njerezore dhe ose behen qesharake ose me e keqja behen pengese e rrezikshmee shoqerise njerezore!

  18. Veshi says:

    Deshmohet hipokrizia e Tij.

  19. Pokeristi says:

    Komentues te dashur shurdhe memece!
    Kini kujdes!!Ai vagabondi i Gjirokastres aftesine kryesore personale kish aktrimin e mashtrimin.Njerzit e ndershem e te sinqerte mashtrimin ideologjik e partiak ne gojen e aktoreve politike e hane dhe e gelltisin si qumesht me mjalte.
    Fjalim i pregatitur ne kuzhinat e K.Q.te PPSH-se nga eksperte te talentuar disi te kulturuar,i perzier me shijet e nje diktatori paranojak,diabolik te rralle,sigurisht do prodhoje broçkolla te tilla nga keto qe ndeshen ne kete shkrim.
    Me te drejte dikush mund te thote te gjithe derrat (diktatoret)nje feçke kane.
    Bile dikush tjeter ka po aq te drejte te thote,qe populli yne prodhon vetem diktatore dhe ka nevoje vetem per diktatore.

    1. Yyyyyyyyy says:

      Paske humb ne poker sot o derdimen ? ? ? ?
      Halabak …

  20. Teuta says:

    Rrofsh, O dashnor Kaloci qe na e solle edhe nje here kete fjalim! E bere nje pune te mire. Ti eke sjell ,per ta telendisur Enver Hoxhen ,po ja qe populli thot : ” Nuk tundet mali nga pordhet” Madje sot jp vetem qe kultura po vdes,dhe frymen emban nga ato qe ka zhvilluar ai sistem .
    Me gjeni nje aktor sot , qe eshte ne nivelin e aktoreve Naim, Prokop, Sander, Tinke, Margarite ,Ndrenike, Logarec… e s e sa te tjre.. si Paja, Sollaku, parodistet e Vlores…. Jo kur kane qene ne kulmin e tyre ,por edhe ne moshen me te re… Ishin aktor se punonin e jo pinin ter diten kafeneve. Krahasoni nivelin artistik te festivaleve folklorike para 1990-tes me ato pas 1990. Ku jane vallet e ansamblit te kenngeve dhe valleve ? Ku jane teatrot ? Mos valle nivelin artistik e ngre se aktoret jane me mjekrra ? Mos valle nivelin artistik e ngeren fjalet banale ,apo hipja e aktorit mbi aktoren… ? Me gjeni nje aktore te re te shkelqeje si Yllka Mujo, Anagnosti, Caushi, Flloko e Qirjaqi… Pse ? Sepse s’ka regjizor,s’ka skenariste. Nuk ka tematike sepse nuk ka jet te gjalle nga populli . Shikoni televizionet vetem programe bisedash e debatesh . Ne to ka vetem sharje,ofendime ,pra te neveritshem.. Edhe portokallia ka vetem monologje,… Merni dhe krahasoni nivelin e estradave ,apo te teatrove te atyre viteve , Shkodra, .. ” Ditlindja e Blertes” , Durrsi : ” Permbytja e madhe ” ” Fjeri me regjizorin e shquar Pellumb Kulla mbi te gjitha estrada….. Respekte per ata aktor me nivel botror.. Degjojeni sa bindshem eshte Pjeter Gjoka , sa bukur luan Mirush Kabashi … A ka sot nivel artistik si tek ” Dhelpra dhe Rrusht” me te madhin Kadri RRoshi… Cili po e arrin Roland Trebicken , Robert Ndreniken …. Po ,mor po dielli duket qysh ne mengjes… E keta kane shkelqyer qe ne mengjes ,sepse ekishin mendjen tek puna ,tek roli dhe jo tek politika dhe te meret aktori me tullat e llacin e nje objekti…..

  21. Princi says:

    Po Mehmet Shehun perse e zhduku? A ishte Enver Hoxha apo dikush tjeter qe e akuzoi ate pêr fejesen e djalit te tij me Silva Turdiun qe sipas tij kishte kusherinj kriminele lufte? Do besojme fjalet apo bemat e Enverit?

    1. ik ere pirdhu says:

      E zhduku “princ” Leka dhe “princeshe” Mamudia ? ? ? ?

  22. Teuta says:

    Zoti Princi ! Ne artikull nuk behet fjale per vrasjen e Mehmet ,por per zhvillimin e artit dhe kultures. Po te bente fjale per Vrasjen e Mehmetit , ishin komente te tjera,megjithese ana peshon nga vetvrasja. E kete e thesm sipas diskutimeve te historianeve te sotem.

  23. Ska says:

    Paka qene mire me humor ate dite xhaxhi.

    1. Yyyyyyyyy says:

      Ti Ske tru ? ? ?

    2. yp Xhixh says:

      Ne humor ishte gjithmone ai laleeee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje