Ç’do ndodhë me Reformën Zgjedhore? Basha: Nëse dështon, PS përgjegjëse! Ne s’mund të jemi pjesë e një procesi fasadë! Hetimi i kërkuar nga Meta? Eshtë zotimi im në radhë të parë

19 Maj 2020, 11:00Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes nëse opozita do të rikthehet në tryezën e Reformës Zgjedhore, por u shpreh se për opozitën është kusht që t’iu ofrojë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme.

“Ne do bëjmë gjithcka që kemi në dorë për të garantuar një proces, ku shqiptarët të mund të shprehin vullnetin e tyre të votës.

Zgjedhjet e lira e të ndershme janë beteja jonë. Ne nuk mund të jemi pjesë e një procesi fasadë. Nuk varet nga ne rikthimi në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Veprat e javës së kaluar treguan se kjo qeveri nuk ka asnjë vullnet për zgjedhje të lira e të ndershme. Ajo është përgjegjëse për pengimin e reformës. Ne do bëjmë gjithcka për t’iu dhënë shqiptarëve kushte më të mira për zgjedhje”, deklaroi Basha.

Pyetje: Kërkesa e Metës për hetim ndërkombëtar ishte pjesë e diskutimit?

Basha: Hetimi i tyre është kusht i patjetërsueshëm dhe një zotim i imi, që do të bëhet realitet vetëm kur vendi të mos kontrollohet nga qeveria. Nuk e di sa i mundur do të jetë në këto kushte, por me këtë qeveri ky krim nuk mund të hetohet.

Pyetje: Dua t’iu ripyes edhe njëherë, do të ktheheni në tryezën e Reformës Zgjedhore?

Basha: E bëmë të qartë që ne e kemi kusht të ofrojmë zgjedhje të lira e të ndershme, por nuk ka vullnet nga pala tjetër.

Përgjegjësia për mbarëvajtjen e Reformës Zgjedhore është tërëssisht e PS, fasadë nuk mund të jetë.

Pyetje: Nesër ka sërish protestë, do të jeni dhe ju?

Basha: Opozita do të jetë në krah të çdo proteste. Natyrisht do të jetë edhe nesër në protestë. Ky është e keqja e Shqipërisë, po shkatërron Shqipërinë.

Ka shkaktuar mjerim ekonomik kudo. Shqiptarët e kanë kuptuar dhe janë të qartë se largimi i kësaj të keqeje, i Edi Ramës, është shpëtimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

3 komente në “Ç’do ndodhë me Reformën Zgjedhore? Basha: Nëse dështon, PS përgjegjëse! Ne s’mund të jemi pjesë e një procesi fasadë! Hetimi i kërkuar nga Meta? Eshtë zotimi im në radhë të parë”

  1. xhoda says:

    sa te jesh ti kryekoqja i PD, Rama ne do jete KM
    Suksese ne deshtimin e rradhes

    1. Toni says:

      Lulushi eshte nje bythqir qe se beson me askush. Ben vetem lojen e rames dhe asgje me shume.
      Le pastaj te beje ndryshim sistemi zgjedhur ku lulushi te mos kete ne dore te emeroje deputet ne lista e tu marri leket …as qe ka per ta pranuar kurre!!! 100,000 EUR ka then cim peka, cmim me mik per te vellain deputet te lulushi, bejini vete hesapet sa lek merr luli sa here ka zgjedhje.

      I ka te gjitha mashtrime te rradhes, dhe ka filluar as nuk mundohet ta mbuloje fare. E ka kuptuar dhe luli se fundmi qe nuk e beson me askush.

  2. xhoda says:

    persa kohe te jesh ti Kyrekoqja i PD, Rama duket qe do vdesi KRYEMINISTER
    Suksese ne deshtimin e rradhes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje