FOTOT: Mesazhi i qartë që "fshihej" në çantën e ambasadores Yuri Kim në takimin me Ramën

20 Maj 2020, 15:37Lifestyle TEMA
FOTOT: Mesazhi i qartë që "fshihej" në

Ambasadorja amerikane Yuri Kim realizoi një takim ditën e djeshme me kryeministrin Edi Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.

Kim është fotografuar teksa drejtohej për në kryeministri, e veshur me një kostum të kaltër, bluzë me printe florale ndërsa këpucët në ngjyrë bezhë i kishte kombinuar me çantën.

Me shumë se veshja e diplomates amerikane, kësaj here trëhoqi vëmendjen togfjalëshi që shkruhej në çantën e saj, i cili duket mirëfilli një mesazh drejtuar politikës shqiptare.

‘Ambicie.  Respekt.  Punë në grup’; janë fjalët që lexohen të printuara në aksesorin e dorës të përfaqësueses amerikane, fjalë të cilat duket se lidhen ngushtë me situatën politike në vend.

Në fakt këtë togfjalësh, ambasadorja e ka përdorur që në fjalimin e parë kur mori zyrtarisht detyrën si ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri.(bordo)

7 komente në “FOTOT: Mesazhi i qartë që “fshihej” në çantën e ambasadores Yuri Kim në takimin me Ramën”

  1. Xhuxhumaku says:

    E mo mire, edhe amerikanet punuakan me parrulla si puna e asaj: “Lart frymen revolucionare”, “C’thote Partia ben Populli, c’do populli ben partia”, “Hani Mutin e mengjezit se eshte me i fresket”, etj etj.

  2. Selim Rroshi says:

    Ju Tema jeni fiksuar ne pjesen e barbarise kunder qytetarise.
    Shqiperia do e shembe barbarine dhe ju do zhdukeni si medie barbare.
    Po dhente zoti te paguani ckeni mare qyl nga djersa e shiptareve para se te shuheni.

  3. Lexues says:

    Neni 2 i Kushtetutes e thote qarte se ne Republiken e Shqiperise sovraniteti i perket popullit. Populli e ushtron kete sovranitet nepermjet perfaqesuesve te tij ose ne menyre te drejtperdrejte. Nuk permendet as ambasadori amerikan, as ambasadori i BE-se, as ruset, as kinezet.
    Fakti qe futen ambasadoret ne valle tregon se  « perfaqesuesit e popullit » jane njerez te padenje e te paafte. Uroj qe te vije nje dite kur populli ta ushtroje sovranitetin e tij me te vertete. Me sa duket ajo dite eshte shume shume e larget.

  4. emigranti says:

    o selim roshi aty rri se me saliun do fitosh ne fillim nuk e njihte populli po e di kush e di se kush eshte

  5. Zeni says:

    Pikerisht kete kane frike Berisha – Meta (se ate rrylin e gjate te PD qe i thone edhe “kryedemokrati” – Sa turp!), punen ne ekip, persa i perket ambicies dhe respektit, as qe duan te degjojne per to!

    Ata duan dru, vetem keshtu marrin vesh!

  6. sarien says:

    kim jong un, a ju kujton gje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje