Martesat që "vrau" koronavirusi

20 Maj 2020, 10:12Lifestyle TEMA

Kina dhe Italia ngjajnë jo vetëm për ecurinë e koronavirusit, por edhe për efektet e tij te martesat. Mbyllja në karantinë i detyroi shumë partnerë të “lanin hesapet” me njëri-tjetrin.

Qëndrimi i detyruar brenda shtëpisë me një partner, të cilin nuk e do më, heshtjet e mbushura me mëri, egoizmi i patolerueshëm, pretekstet qesharake e të tjerë elementë që gërryejnë një lidhje e kanë bërë efektin e tyre.

Siç ndodh pas pushimeve të verës apo Krishtlindjeve, fundi i këtij izolimi në shtëpi shënoi edhe një rritje të hidhur: atë të divorceve.

Ndarjet pa ekuilibër

Psikologët që merren me terapi çiftesh e kishin parashikuar. Ata nuk pushuan së punuari në karantinë, ku u shkuan shumë ankesa. Këto të fundit u përkthyen në vendime përfundimtare për ndarje menjëherë pas kalimit në fazën 2.

Naiviteti i burrave

Burrat kanë treguar një talent naiv. “Një burrë shpresonte se do t’ia hidhte me justifikimin e radhës kilometrike në supermarket. Në të vërtetë shkoi të takonte të dashurën dhe dërgoi në radhë një person tjetër. Dyshimi e shty të shoqen ta ndiqte. Përfundimisht, më morën në telefon dhe nuk po kuptoja nëse bërtiste më shumë ajo apo ai”, thotë Gian Ettore Gassani, president i shoqatës italiane të terapistëve të martesave.

Në gjykata, një rritje e tillë e kërkesave për divorc regjistrohet vetëm në janar ose shkurt, pas festave të Krishtlindjeve, dhe në shtator dhe tetor, pas pushimeve verore. / Marrë me shkurtime nga Corriere della Sera /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje