Kjo është fotoja më e hershme e virusit HIV. Imazhi i përket vitit 1966 dhe është më i vjetri i virusit, të cilit është mundur t’i rikuperohet pothuajse i gjithë materiali gjenetik.
I marrë në nyjen limfatike të një kongolezi 38-vjeçar, ai është ruajtur për më shumë se pesëdhjetë vjet në parafinë.
Analizimi i tij konfirmon origjinën e pandemisë në kthesën e shekujve XIX dhe XX, siç tregohet nga studimi i publikuar në revistën shkencore amerikane “Pnas” nga universitetet e Arizonës dhe Kinshasa.
Fotografia e vitit 1966 ndihmon për të mbushur boshllëkun në njohurinë e para vitit 1980 për virusin HIV, përgjegjës për SIDA-n.
Vetëm në 40 vitet e fundit është mundur të mblidhet një sasi e madhe informacioni mbi një virus që ka vrarë miliona njerëz në të gjithë botën dhe që tani arrin të mbahet nën kontroll me terapi.
Historia e tij e hershme është e mbuluar me mjegull dhe analiza e mostrës së virusit të vitit 1966 lejon të plotësohet një boshllëk dhe të identifikohet origjina e HIV në periudhën midis 1881 dhe 1918.