Italia, konflikt me BE-në për turistët

20 Maj 2020, 09:46Bota TEMA

Italia kritikoi korridoret turistike që disa shtete si Greqia e Kroacia po negociojnë për të përfituar këtë verë nga paratë e turistëve të pasur.

Të gjitha vendet evropiane duhet të hapin kufijtë njëkohësisht. Nuk duhet të ketë korridore turizmi bazuar në marrëveshje bilaterale. Kjo sjellje e disa shteteve është e papranueshme dhe shkon kundër frymës së Evropës së bashkuar”, tha ministri italian Luigi di Maio.

Media italiane ka zbuluar disa marrëveshje të shkëmbimit të turistëve që vetë Roma po negocionte për korridore turistike me Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën. Madje Italia premtonte heqje të karantinës së detyrueshme 14-ditore për turistët e huaj duke filluar nga 3 Qershori.

“Nuk dëshirojmë një garë se kush merr më tepër turistë në Evropë, por një koordinim transparent ku në radhë të parë nuk janë interesat e biznesit, por shëndeti i njerëzve tanë. 

Është herët për të thënë në cilat shtete gjermanët kanë më shumë të gjasa të kalojnë pushimet pasi janë shumë parametra që duhet të merren parasysh. 

Po bëhen përpjekje për të harmonizuar certifikatat shëndetësore që dëshmojnë se udhëtaret nuk janë të prekur nga COVID 19”, tha Heiko Maas, ministri i jashtëm gjerman.

Kryeministri bavarez Markus Söder nuk beson ndryshe nga Heiko Maas, se në një muaj kohë turistët gjermanë do të jenë gjendje të udhëtojmë në Spanjë, Itali apo Francë.

1 komente në “Italia, konflikt me BE-në për turistët”

  1. Po Shqiperia ..? says:

    Shqiperia me super bregdet nuk permendet fare, nga qe derrat kafshet e politikes shqiptare e kane lene kete vend me infrastrukture mesjetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje