"Do ta mbrojmë me trupat tanë", Nard Ndoka kritika Kryemadhit dhe Bashës: S'mund të futeshim në rrotat e fadromave, s'jemi roje që të flinim aty. Mos bëni gabime emocionale se Rama ka marrë konsensus nga Berisha

21 Maj 2020, 16:54Politika TEMA

Mazhoranca dhe opozita janë në një debat për reformën zgjedhore, e cila që prej shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar ka ngecur, pasi opozita nuk po merr pjesë në Këshillin Politik.

Kryetari i Partisë Demokristine Nard Ndoka, në një intervistë për RTV Ora thotë se kryeministri Edi Rama gjithmonë ka marrë konsensusin nga Sali Berisha.

Nard Ndoka: Reforma zgjedhore ka ngecur tek mazhoranca. Ideja ishte që të shkonim drejt një miratimi me konsensus. Rama ka marrë gjithmonë konsensus nga Berisha. Edi Rama i ka kërkuar që të shembin kushtetutën, ka shembur institucionin e presidentit. Edhe zgjedhjet e presidentit me shumicë të thjeshtë e kemi peshqesh nga Rama. Pra e ka marrë çdo moment konsensusin nga PD dhe asnjëherë nuk e dha për 7 vite. 

Premtimet e Bashës dhe Kryemadhit se teatrin do ta mbrojne me trup, Ndoka i quajti premtime emocionale.

Nard Ndoka:  Opozita nuk është roje e teatrit, opozita ka bërë një premtim programor dhe do t’i qëndrojë asaj. Opozita as nuk futet në rrotat e fadromave. Lideri i opozitës as nuk do flejë tek teatrit. Gabim kanë bërë me atë premtim, ka qenë premtim emocional. Nuk e kanë luksin as Basha dhe as Kryemadhi të bëjnë këto gabime emocionale. Të qetësohen dhe ta kuptojnë që opozita nuk është policia e këtij sistemi.

 

1 komente në ““Do ta mbrojmë me trupat tanë”, Nard Ndoka kritika Kryemadhit dhe Bashës: S’mund të futeshim në rrotat e fadromave, s’jemi roje që të flinim aty. Mos bëni gabime emocionale se Rama ka marrë konsensus nga Berisha”

  1. Nardi says:

    NARDI !
    Si mendon ti, se nuk ka konsensus per prishjen e teatrit?
    U be nje plan i madh per prishjen e teatrit ne oren 04.00, dhe ky plan mbeti teper sekret?
    Edhe Hitleri planin per sulmin ndaj Polonise e beri ne sekret te madh, por e mori vesh e gjithe bota.
    Si ka mundesi qe nja nje mije a me teper forca te ndryshme policore, levizin nga shtepite e tyre ne oren 3 te nates, me makina e armatim dhe askush nuk e ve re. Askush nuk ben policin digjital? Keta qe e njoftojne Berishen per gjera koti.
    Jo, gjithcka dihej. Cdo gje u be me marreveshje. Luli te largohej nga teatri se i flihej. Mona ju thote artisteve, shkoni ne shtepi. Asgje nuk ndodh.
    Te gjithe e dinin. Edhe Meta e dinte nga kanalet e tij, plus ja tha Mona. Kjo gjoja u cua nga krevati, dhe urysh ne fushen e betejes, ku u inskenua shoqerimi i saj ne komisariat. Pa asnje rezistence, e shoqeruar nga dy police femra.
    Kush e beri planin. Lali Eri me Monen. Me Berishen u mor vete Rama.
    I vetmi qe nuk dinte gje, dhe ende nuk e ka mare cesh lojen eshte Basha. Ate e mashtruan. Mona kyr i tha ne mesnate shko ne shtepi, sepse po qendroj une, megjithse ishte radha e Bashes.
    U mashtrua edhe nga Berisha.
    Do te vije dita dhe do te dale qe ne telefonin e Berishes ka dhjetra mesazhe nga qytetare dhe police, simpatizante te PD, se teatri do te prishej. Por ky nuk dha alarmin. I qendroj besnik marreveshjes me njeriun qe i dergoi Rama.
    Mos ishte Fevzo interlokutori?
    E njejta gje edhe me Liken. Edhe ky pati telefonata. Plus bisedave me Monen.
    Mirepo marreveshja e ndyre ishte arritur. Neser do shajme dhe do ti cajme ( hame) veshet njeri tjetri, pastaj, oligarket e dine vete punen e tyre. Pjesen Rames, Lalit, Mones, Berishes, Metes… I vetmi me gisht ne goje mbeti Luli. Askush nuk pyet per te…. Kaq duhet ta kuptosh NARDI. Teatri nuk u prish diten sepse ai u prish naten…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje