Kryeministri Edi Rama ka thënë se kur sihte kryetar bashkie në zyrë i ka shkuar investitori i familjes Berisha dhe i ka propozuar një projekt teatri te piramida, por që nuk u bë.
Gjatë fjalës në kuvend, ai ka ironizuar duke e cilësuar protestën si një shfaqje të Shekspirit,ku Kryemadhi është Lady Makbeth, ndërsa Basha Hamleti.
‘Unë nuk e kam zakon të përdor emra njerëzish, biznesmenesh se nuk jam rrugaç. Vetëm rrugaçët e kan marr foltoreno për emra bizneshmenesh. Ky investitor me një grup gjermanësh erdhën më paraqitën projektin në truallin e Teatrit Kombëtar.
Projekti ishte i bukur, një shesh me dyqane, bare dhe restorante, aty ku sot është pishina. Pishina në mes të teatrit ka shërbyer për bretkosat dhe për të larë makinat e aktorëve. U thashë është shumë i bukur, por këtu do të ndërtohet teatri i ri kombëtar. Teatri te piramida mund të bëhet, por nuk është platea, por skena. Por nuk bë as ajo dhe as ai teatri te piramida.
Nuk u bë dhe nuk u harxhuan milliona eurot dhe që Lady Makbeth i sheh në filxhan dhe kur ajo të vij bashkë me Hamletin të jesh apo të mos jesh, nuk do të jenë më.
Rezultati u vu në disa shkallë hekuri dhe për çudi u zhvesh piramida. Keni parë ato lapidarët nëpër rrugë i kemi hequr se ishim i vetmi vend ku në rrugë që gjendeshin lapidar dhe të huajt mendonin se aty ishte bërë lufta dhe përuleshin.
Aty ishte vrarë Gazi që i kishte dhënë më shumë gaz se çduhet makinës së tij. Tani po pyes veten se çfarë kanë bërë këta. Këtu vjen protesta e vërteta me trupin teatrore. Këtu shfaqet një banderol artsitësh, dhe del ai që shfaqet ai në shtëpitë tona. Aty dalin emra si Robert Ndrenika, Gëzim Kame, apo Altin basha dhe thuhet ‘Jam kundër’.
I madhi Kadri Roshi që sot na sheh nga lart, sot thotë ‘Hë mor qenër’ dhe ju nënqesh se e ka lënë amanet me fjalët e veta. Naim Frashëri i madh u sëmur dhe humbi jetën në atë skenë si rezultat se nuk mundi dot ta vazjddonte’, tha Rama.
Kush ka kohë ta gjej e ta shikoj fjalimin e Edit do ti shtohet jeta do kënaqet sesi ja ka qëndisur klasës polotike që fahihet mbas mjerimit dhe shfrytëzon mjerimin për tu krehur e për tu llustruar si të rëdn.
Crendesi ka ….kto jane mashtrime e nuki verteton dot…to e prishe e pike….me llogjiken qe jam ne pyshtet e bej cte dua dhe Lyli neser mund ta prishi e te thotejam votuar….
Ou, ne kujtuam se te erdhi Berisha.
Fusha, u iniciua nga ty live.
Kadri Rroshi!Mos fol per te vdekurit o i pabesë ,se per te gjith ke genjyer deri tani!
Kryeministri Rama poston në llogarinë e tij në Facebook deklaratën e regjisorit Mihallaq Luarasit i cili është ndarë nga jeta para
dy vitesh. Sipas Ramës, amaneti i Luarasit ishte ndërtimi i një teatri të ri dhe jo rikonstruktimi i godinës aktuale.
Menjëherë ka ardhur reagimi dhe mohimi i asaj deklarate nga djali i tij, Eldon Luarasi. “Mos i trazoni të vdekurit z. Kryeministër!
Nuk mund t’ju përgjigjen dhe nuk mund t’ju kundërshtojnë”. Kështu nis postimi i të birit i cili dëshmon se askush nuk e di më mirë
se ai cili është amaneti i babait të vet.
“Mos i trazoni të vdekurit Z. Kryeministër! Nuk mund t’ju përgjigjen dhe nuk mund t’ju kundërshtojnë. Në emër të tim eti, njeriut
që i kushtoi jetën Teatrit, po ju bëj me dije se unë i biri, amanetin e tij mbi Teatrin Kombëtar e njoh më mirë se kushdo tjetër.
Në një nga librat e tij, im atë ka shkruar: ‘Varrmihësit nuk dëgjojnë se nuk duan të dëgjojnë. Ata duan të hedhin lopatat e fundit
të dheut mbi arkivolin e Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar nuk mund të vritet, sepse këtë krim mund ta bëjë vetëm një armik i
jashtëm, një pushtues që shtie për të vrarë kombin tonë. Sot për sot ne nuk jemi të pushtuar (dhe asnjëherë mos qofshim),
prandaj kjo gjëmë është e pamundur’. Që prej një viti e gjysmë jam pjesë e protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, fillimisht
si qytetar dhe më pas si artist, me bindjen se demokracia e vërtetë mbart vlera të padiskutueshme”, përfundon Eldon Luarasi.
Gjithsesi eshte i madh orator qe krejt parlamenti sbarazohet me te. I vini anash. E ju garantoj qe kurre skam asnje interes me kete person ,se jetoj jashte,por ne emigranteve na ka rrit pak moralin.