Kreshnik Spahiu zbulon ‘prapaskenat’: Ambasadorja amerikane nuk po e kupton teatrin e politikanëve tanë, ka kuptuar që janë gati të djegin vendin për pushtet

21 Maj 2020, 08:48Politika TEMA

Mbreme në Open në Top Channel u folpër shembjen e Teatrit Kombëtar dhe protestat që po vazhdojnë më pas. Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu tha se shembja e Teatrit Kombëtar është vepër penale.

“Shembja e Teatrit Kombëtar është vepër penale. Është më shumë sesa një aferë korruptive. 

Korrupsioni i madh në të gjithë botën bëhet për pronat dhe kryesisht me pronat publike.

Pse u shemb më 17 maj teatrit. Për të kujtuar 3 vjetorin e marrëveshjes me Bashën? Për mua jo.

Teatri u shemb me datë 17 maj sepse Ambasada Amerikane ka kërkuar përshpejtimin e Reformën Zgjedhore. 

Ambasadorja e Amerikës po lëviz sa zyra në zyrë. Ajo nuk po e kupton teatrin e këtyre politikanëve tanë. 

Ajo se ka kuptuar që këta janë gati të djegin vendin për pushtet.

Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta ndër vite kanë shembur kinema dhe vila që kanë qenë qindra vjeçare dhe kanë qenë vlera historike në Tiranë”- tha Spahiu.

2 komente në “Kreshnik Spahiu zbulon ‘prapaskenat’: Ambasadorja amerikane nuk po e kupton teatrin e politikanëve tanë, ka kuptuar që janë gati të djegin vendin për pushtet”

  1. Ky eshte nje nga ata qe e mbajne lugen ne brez says:

    Kete punen e korrupsionit e njeh mire ky, qe kur ishte nen kryetar i KLD-se.
    Qen bisht qeni mbetet O Kreshnik dhe zor se ti beson njeri keto si fjale zemre.

  2. Alumi says:

    Pse ti kur ishe ne cader nuk doje ta djgje vendin per nje cop deputet? Ik ore hajdut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje