Aktorja Marjana Kondi rrëfeu së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’, pengun më të madh të jetës së saj. Dhe ka të bëjë me familjen.
Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti më i vështirë në martesën tuaj?
Marjana Kondi: Nuk mendoj se kemi patur ndonjë moment shumë të vështirë, por do të të them dicka për të cilën pendohem.
Pendohem që nuk kam bërë një fëmijë të dytë. Nuk është normale të kesh mundësi dhe të qëndrosh vetëm me një fëmijë.
Ester Bylyku: Pse nuk bërë fëmijë të dytë? Ishe më tepër e fokusuar tek karriera apo çfarë?
Marjana Kondi: Jooo, çfarë karriere. Unë bëj një punë normale si të gjithë. Thjesht nuk e di, pse nuk e bëra një fëmijë të dytë, dhe pendohem shumë për këtë.
Unê kujtova se do thoshte diçka për Teatrin,kjo e paska muhabetin diku tjetér. Eh moj Mariana,Mariana…. dhe gazeta Tema!
Egoizmi i brendshëm , për të mos u munduar shumë , se jeta është e shkurtër , duhet shijuar , e s’ja kemi ngenë me u marrë prap me rritje fëmije . Ah moj Marjanë . Gjithmonë të kanë thënë , që shkolla e jetës është shumë më e vlefshme se ato 4-5 vjet në Institutin e Arteve . Sa mësove gjatë punës , nga marrdhënia me kolegët dhe nga marrdhëniet e kontaktet me njerëzit e ndryshëm të punës , arteve e shkencës , as njëzet Institute nuk mund t’i plotësonin . Por , jo se nuk i pe , jo se nuk t’i thanë , por nuk doje të angazhoheshe e preokupoheshe më shumë për familjen , prandaj e nënvleftësove vlerën e madhe e të pa zëvëndësueshme të fëmijëve në jetën dhe gëzimet e familjes . Më shumë je mrekulluar dhe ndjerë e gëzueshme kur ke qenë për vizita apo sebepe në familjet me shumë fëmijë , se sa tek ato me 1 fëmijë , sado të pasura , të kamura , apo intelektuale të jenë dukur ato . Ah moj Marjanë . Sa herë e ke ndigjjuar e përdorur vetë shprehjen : Kur të vijnë mëndët, si hajnë as dhëndët , e prap vetë nuk mësove . S’kam çfarë të bëj , por të paktën ndryshoi konceptin e mentalitetin fëmijës tënd . Ishalla ta kompenson e shpërblen ai .
Futja kot gri sallatë sa të iki dhe kjo natë? Flisni broçkulla kot më kot pa lidhje me tjetrin, thjesht sa transferoni hallet dhe problemet tuaja tek ajo çka thotë tjetri… mjerë ne që na shkon syri tek komentet tuaja…
Hajt tung, futi një gotë vere dhe mos i qaj hallin tjetrit duke shkruajtur plot gabime, sa s’merret vesh çfarë thua, po shih hallet e tua??