Hidroksiklorokina një ilaç për trajtimin e malaries, të cilën presidenti amerikan Donald Trump thotë se po e përdor për t’u mbrojtur nga COVID-19, rrit rrezikut e vdekjes së pacientëve me koronavirus.
Ky është rezultati i një studimi të botuar në revistën mjekësore “Lancet”. Studimi i cili vëzhgoi mbi 96 mijë pacientë të shtruar në spital me COVID-19, tregoi se ata që trajtoheshin me ilaçin, apo me klorokinën një ilaç i lidhur ngushtë me të, kishin rrezik më të lartë vdekjeje krahasuar me ata që nuk e kishin marrë këtë ilaç.
Kërkesa për hidroksiklorokinë, një ilaç të miratuar dekada më parë, u rrit pasi Presidenti Trump reklamoi përdorimin e tij për trajtimin e koronavirusi në fillim të muajit prill. Në fillim të kësaj jave, ai bëri një deklaratë befasuese kur tha se po e merrte vetë ilaçin me qëllimin për të parandaluar infektimin nga COVID-19.
Autorët e studimit të botuar në revistën “Lancet” sugjeruan që ilaçi të mos përdoret për të trajtuar pacientët me COVID-19 përveçse në rastet kur ata janë pjesë e provave klinike, derisa të ketë rezultate në dispozicion që konfirmojnë sigurinë dhe efikasitetin e këtyre ilaçeve për pacientët me COVID-19.
Autorët e studimit thanë se ata nuk mund ta konfirmojnë nëse marrja e ilaçit sjell ndonjë përfitim për pacientët me koronavirus. Javë më parë zoti Trump e reklamoi ilaçin si një trajtim të mundshëm bazuar në të dhëna pozitive në lidhje me përdorimin e tij kundër virusit, por studime pasuese dolën në përfundimin se ilaçi nuk ishte i dobishëm. Në muajin prill administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave lëshoi një paralajmërim rreth rrezikut që paraqet përdorimi i tij.
Keto jane studime partiake si ne kohe te komunizmit, por ndryshimi ishte se komunizmi ne shkence nuk genjente kurse liberalet e degjneruar edhe shkencen e manipulojne. Vetem qe te kundershtohet Trump. Mos hapni dizinfomacion shkencor. Merruni me teatrin ose budallalleqe te tjera nese doni te disinformoni. Suportoj kerkimet per Covid 19 dhe per rastet e lehta e te mesme ilaci ne fjale eshte i domosdoshem. Shiko keto te shkeputura nga botim shume serioz (jo Amerikan po aziatik) per trajtimin e pacienteve. Larg nga politika amerikane. Afganistanit dhe Shqiperise nuk i duhet te merren me politiken e USA.
Air isolation, blood oxygen saturation monitoring, oxygen therapy with nasal cannula
1.2 Examinations
· 2019 Novel Coronavirus RNA Detection (Three Sites) (Sputum) qd
· 2019 Novel Coronavirus RNA Detection (Three Sites) (Feces) qd
· Blood routine, biochemical profile, urine routine, stool routine + OB, coagulation function
+ D dimer, blood gas analysis + lactic acid, ASO + RF + CPR + CCP, ESR, PCT, ABO + RH blood
type, thyroid function, cardiac enzymes + quantitative assay of serum troponin, four routine
items, respiratory virus test, cytokines, G/GM test, angiotensin converting enzyme
· Liver, gallbladder, pancreas and spleen ultrasound, echocardiography and lung CT scan
1.3 Medication
· Arbidol tablets 200 mg po tid
· Lopinavir/Ritonavir 2 tablets po q12h
· Interferon spray 1 spray pr. tid
· chloroquine phosphate
NS 100 mL + methylprednisolone 40 mg ivgtt qd
· NS 100 mL + pantoprazole 40 mg ivgtt qd
· Caltrate 1 tablet qd
· Immunoglobulin 20 g ivgtt qd
· NS 100 mL + Ambroxol 30 mg ivgtt b
Mashtrim. kongresistja zezake me kete u sherua