Analisti Ylli Rakapi të enjten është shprehur se dy partitë kryesore në Shqipëri, PD dhe PS, po përpiqen t’i shmangen reformës zgjedhore dhe sidomos një ideje të hedhur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë për të implementuar në vendin tonë një kod zgjedhor me karakteristika të përafërta me atë të Danimarkës.
I ftuar në emisionin “Në Fokus” në televizionin TemA TV, Rakipi theksoi se është një moment që të nënvizohet se teatri i ka shërbyer partive politike për të krijuar një zhurmë tjetër.
“Deri ditën e djeshme unë nuk i shikoja të lidhura me njëra tjetrën. Por sot shoh që të dy palët, dy partitë kryesore të Shqipërisë, PS dhe PD, po përpiqen t’i shmangen reformës zgjedhore dhe sidomos një ideje të hedhur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë për të implementuar në Shqipëri një reformë zgjedhore, një kod zgjedhor me karekteristika të përafërta me ato të Danimarkës, për mua është një moment që të nënvizohet se teatri, forcave kryesore politike iu është dashur për t’i hyrë një zhurme tjetër”, tha Rakipi.
Ai, deklaroi se Teatri Kombëtar kishte dy vjet që ishte i ngurtësuar në këtë gjendje, por pasi dy forcat kryesore në vend hasën në vështirësi për sa i përket miratimit të reformës zgjedhore, u përpoqën më pas që përmes teatrit ato të realizonin një kapërcim, duke u munduar të tërhiqnin vëmendjen nga reforma zgjedhore që nesër gjithçka të mbetej në të njëjtin pozicion si më parë.
“Teatri kishte dy vjet i ngurtësuar në këtë gjendje dhe pasi palët politike ishin në një moment të vështirë, sa i përket reformës zgjedhore, u përpoqën që me teatrin të bënin një kalim dhe të hiqnin vëmendjen nga reforma zgjedhore për të mbetur gjithçka në atë pozicione që ka qenë. Është ideja e marrëveshjes së 2009 që la të kuptojë se ajo forcë politike që merr pushtetin mund të bëjë me këtë vend çfarë të dojë”, deklaroi ai.
Ju kujtohet momenti kur u vu taksa tek rruga e kombit ne Kukes ? Edhe atehere kishte nje moment te ngjashem me kete sot .
Njeri i hedh bensine zjarrit dhe tjetri vrapon te ndeze e te djege .Iu dola boja prandaj populli nuk leviz as gishtin e jo me te dale ne sheshet qe keta “protagnistet” kerkojne te mbushen per ata dhe me ata.