“Kanionet e Holtës” një nga perlat e natyrës në Gramsh

23 Maj 2020, 19:31Turizëm TEMA

Holta është një zonë turistike e pa eksploruar akoma plotësisht. Ndërsa ditët e ngrohta të stinës së verës po afrojnë, bashkia e Gramshit ka një ftesë të veçantë për të gjithë eksploruesit e natyrës dhe bukurive natyrore. Ditët e ngrohta shtojnë edhe lëvizjet turistike në pikat me freskinë ujore dhe ato të natyrës së bukur.

Një nga perlat dhe bukuritë natyrore në zonën e Gramshit është dhe lumi Holta me kanionet e tij të mrekullueshëm, që e nis shtrirjen e tij nga fshati Bardhan, deri në fshatin Kobash, me gjatësi rreth 3 km, ndërsa shpatet e luginës ngjiten lart deri në 100 – 150 m dhe me thellësi të ujit që shkon deri në 3 m.

Në shpatet e thepisura në rrjedhën e këtij lumi, gjenden shumë shpella karstike, që janë të vizitueshme nga natyralistët dhe aventurierët e ngjitjeve sportive.

Veç lumit me kanionet befasuese të tij, në shpatet malore të kësaj zone, gjenden pyje me drurë të rrallë panje, bredhi, pisha si dhe mjaft specie të rralla kafshësh dhe shpendësh.

Holta është një zonë turistike e pa eksploruar akoma edhe për shkak të terrenit të saj të thyer, por kjo nuk i pengon aventurierët e lartësive.

Në zonën e Gramshit, ka shumë monumente të natyrës apo dhe të historisë të antikitetit, burime natyrore si, Ujëvara e Sotirës, që vizitohen rregullisht, sidomos në stinën e ngrohtë.
Kanionet e lumit të Holtës vizitohen duke u nisur nga Gramshi-Bardhan-Kabash, një rrugë disi e vështirë për makinat e ulëta dhe ka një gjatësi rreth 18 km.

Kjo zonë dhe kjo rrjedhë lumore është një atraksion turistik për pasionantët e natyrës, të aventurës dhe historisë që mund të shfrytëzohet në çdo stinë.

3 komente në ““Kanionet e Holtës” një nga perlat e natyrës në Gramsh”

  1. genti says:

    Po shkoni deri ne burimet e Holtes do te gjeni thesare te panumerta bukurish !!! Holat nuk fillon ke kanionet e Kabashti ajo aty perfudnon bukurite e saj ,por duhet te ngjitesh ne burimet!! Natyrisht nuk ke si te mos shkohs doren vrastare te Albanistanezeve qe e kane shmetuar me HEC e vegjel por edhe me djegien dhe shfrtezimin kriminal te pyjeve nga nje ordiner si Alo Myftaraj ,Faik Lleshi (drejtor i pyejeve sot ne bashki) qe nuk kane lene ah ne toke, por edhe masakrat ne pyje dhereshqitjet e tokes qe vazhdoje per shkak te biznesmenit te ” shquar” Aldo Myftarjat mik i Anastas Angjelit dhe te tjereve!!

  2. E. S. says:

    Aldi Muftaraj e mori firmen nga kushuriri i tij qe u kap me trafik droge se nuk kishte tru ky Muftaraj me 8 klase shkolle te behej firm e fuqishme.Ky emrin ka se nuk mund ta mbante me emrin e vet ai tjetri.

  3. L says:

    Krim i madh qe i presin pyjet.Po aty jane perfshire politikane se lenden drusore e cojne dhe jashte shtetit dhe po pasurohen hajdutet me pasurine kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje