“Lulja e të bukurës” së Matit: Rruga e Arbrit, shpresë për zhvillimin e turizmit në Xibër

10 Maj 2020, 16:01Turizëm TEMA
“Lulja e të bukurës” së Matit: Rruga e Arbrit,

Lartësitë e fshatit Xibër të Matit rrisin një lule të rrallë. Emri i saj është “Narcissus Poeticus.

Në mbi një mijë metër lartësi, banorët e identifikojnë atë si lulja e së bukurës, krenarisë, besimit apo e egos.

Arsyeja që Abdulla Diku është ngjitur në këto lartësi nuk është vetëm për të na rrëfyer ekzistencën e një luleje që rrallë rritet në livadhe të tjera, është edhe mosshfrytëzimi i kësaj zone për turizëm.

Shpresa për ta vendosur atë në hartën e vendeve për t’u vizituar është rruga e Arbrit.

Deri më sot, vizitorët e saj të zakonshëm janë të rinjtë e zonave përreth. Ata e shfrytëzojnë këtë mjedis të pa dëmtuar nga dora e njeriut për të bërë fotografi.

2 komente në ““Lulja e të bukurës” së Matit: Rruga e Arbrit, shpresë për zhvillimin e turizmit në Xibër”

  1. uskania says:

    Lule Zonje

  2. Theatre and Drama says:

    Daffodil

    “Njehere vija verdalle tamam si nje re
    E cila, mbi lugina dhe kodra qendron pezull larte
    Kur papritur mu shfaq parasysh nje tufe
    Daffodil-esh te bardhe ne te arte..

    Prane nje liqeni,nen peme
    Me petalet hapur ne zefirin e lehte kercenjne
    Vazhdojne te shtrire pergjate keshtu pafund
    Te panumurt si yjet qe ne qiell naten shkelqejne”

    William Wordsworth

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje