Rama tregon kur do fillojë transporti publik: Edhe 2 fundjava pa makina

24 Maj 2020, 21:18Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve në kryeqytet.

“Kjo do jetë java e fundit e kufizimit të orare në kryeqytet, por do kemi fundjavë pa makina edhe dy fundjava të ardhshme, për t’iu kthyer nga tetori deri në mars.

Deri në fund të muajit do kemi strategjinë e re për transportin publik dhe ato do hapen pjesë – pjesë”, tha Rama.

Rama sqaroi se pse u vendos që edhe kjo fundjavë të ishte e bllokuar.

E gjithë dinamika e kësaj lufte, e cila do të jetë betejë e përditshme e gjithsecilit, varet nga ekspozimi i popullatës ndaj virusit. Me fashën e hequr në zonat e gjelbra, apo me zgjatën e fashës në zonat e kuqe, rreziku ishte i madh në fundjavë. 

Dita e shtunë ka një rrezik të madh ekspozimi. Nëse do të lejoheshin, në këtë kohë të bukur, njerëzit do të derdheshin në rrugë dhe do të sillte shumë rrezik.

Pikërisht se në bëmë ato që bëmë dhe po bëjmë ato që po bëjmë, nuk patëm vuajtjet e tmerrshme të shumë shteteve të tjera”, tha Rama.

2 komente në “Rama tregon kur do fillojë transporti publik: Edhe 2 fundjava pa makina”

  1. Dario says:

    Ik or se nuk po te pjerdh askush tani!d

  2. Zigur Qarri says:

    Ver Llapa Polic trafiku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje