Rekordi negativ i Gjasulës, lojtari më i “zverdhur” në historinë e Bundesligas!

24 Maj 2020, 21:21Sport TEMA

Kartoni i verdhë është kthyer në një ves për Klaus Gjasulan në Bundesliga. Mesfushori shqiptar i cili njihet për shpirtin e tij luftarak u ndëshkua edhe në sfidën e fundit të kampionatit me skuadrën e tij Paderborn.

Jo vetëm kaq, por i djeshmi në barazimin 1-1 të skuadrës së tij ndaj Hoffenheim ishte kartoni i 14-ti përsa i përket këtij sezoni, çka përbën edhe një rekord historik në Bundesliga.

Gjasula është lojtari më “i zverdhur” në historinë e kampionatit gjerman, përsa i përket 27 ndeshjeve të para. Jo vetëm kaq, por tiranasi është pranë thyerjes së një rekordi akoma më negativ.

Ai është pranë rekordit të Tomaz Hajtos, i cili është ndëshkuar 16 herë gjatë një sezoni të plotë në Bundesliga. Shifra mjaft negative për Gjasulën, që në fakt vitet e fundit po përjeton kohët më të mira të karrierës, duke pësuar një rritje graduale deri në debutimin në Bundesliga dhe me kombëtaren shqiptare vitin e kaluar.

Te kuqezinjtë gjatë muajve të fundit Gjasula ka rezultuar një lojtar shumë i rëndësishëm për skemat e trajnerit Edy Reja me të cilin është shndërruar në një titullar fiks. Ndërkohë me Paderborn në sezonin e tij të parë në sezonin e tij të parë në karrierë në elitën e futbollit gjerman është aktivizuar në 24 takime duke shënuar dhe 2 gola.

1 komente në “Rekordi negativ i Gjasulës, lojtari më i “zverdhur” në historinë e Bundesligas!”

  1. ShkoDrani says:

    Lojtar fantastik e rezultative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje