Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar një letër të hapur kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në letrën e publikuar edhe në facebook, thuhet se në kontratën e nënshkruan më 25 korrik 2019 mes Aleancës dhe z.Basha, ky i fundit u zotua se do të diskutohet dge konsultohet në mënyrë transparente me përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile, në lidhje me sistemin zgjedhor.
Aleanca thekson se edhe pas 10 muajsh nga nënshkrimi i kontratës, ky diskutim i gjerë publik nuk ka nisur ende.
Kësisoj, duke mbetur vetëm një javë nga afati për miratimin e Reformës Zgjedhore, Aleanca për Teatrin i bën thirrje Lulzim Bashës se zgjidhja e vetme është miratimi i sistemit proporcional kombëtar, me lista të hapura, si e vetmja alternativë për ndryshimin e sistemit, pa ndërhyrje në Kushtetutë.
“Ne kërkojmë gjithashtu hapjen e debatit kombëtar për një Kushtetutë të re, hartimin brenda vitit dhe miratimin me referendum në pranverë 2021”, thuhet ndër të tjera në letër.
Letra e Plote:
I nderuar z. Basha,
më 25 korrik 2019, ne, anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (AMT), kemi nënshkruar një kontratë me ju, si kryetar i PD dhe Opozitës së Bashkuar. Në paragrafin 5 të kësaj kontrate shkruhet:
“Partia Demokratike angazhohet për një sistem zgjedhor, që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese, që synon rritjen e kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve apo forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit. Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë në hartimin e tyre përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.”
Sot mbushen 10 muaj nga nënshkrimi i kësaj kontrate dhe ky konsultim nuk ka nisur ende, ndërsa mbetet më pak se një javë nga afati për miratimin e reformës zgjedhore.
Në këto kushte, ne gjykojmë se zgjidhja e vetme është miratimi i sistemit proporcional kombëtar, me lista të hapura, si e vetmja alternativë për ndryshimin e sistemit, pa ndërhyrje në Kushtetutë.
Ne kërkojmë gjithashtu hapjen e debatit kombëtar për një Kushtetutë të re, hartimin brenda vitit dhe miratimin me referendum në pranverë 2021.
ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT
Zoterinj te Aleances, pse kujtoheni sot per reformen. Teatri para e nje jave u prish, pse nuk e ngritet zerin per reformen me pare, apo nuk donit te dilnit si levizje politike para prishjes. Dmth para prishjes ishit teater.
Intrigat e Çipit. Kjo nuk eshte Deklarate e Aleances se vertete por e skuthave.
????
Ke te drejte Jon. Ata jane ca latyra qe te vjen veshtire ti shohish e degjosh. Noc Rrokun do fitojne. Te pamoralshmit dhe hajdutet do te treten si kripa ne uje.
Kush ju financon ju debila-dembela-parazite
te pazot?
Hajde, hajde, ku flika lepuriiiiiiiiiiiii!
Partia e vëllezërve Budina, që nuk dinë të lidhin dy fjalë, pa pikë formimi!
E mos t’ju duket çudi, të marrin edhe drejtimin këto mostra!
ç’lidhje ka aleanca për teatrin me sistemin ligjor?