Frrok Çupi: Meta tenton byronë ekstra politike për të bllokuar Reformën në Drejtësi, fluks anti-amerikan. Kjo nuk do të ndodhë

25 Maj 2020, 17:00Politika TEMA

Analisti Frrok Çupi, ka folur për Reformën në Drejtësi, e cila ka ngjallur edhe reagimin e fortë të ambasadores së SHBA Yuri Kim.

Çupi deklaroi pak momente më parë se reagimet janë të forta dhe të mëdha për shkak se Reforma në Drejtësi është në fazën e fundit.

“Ky është akti i fundit i një drame që po zhvillohet prej 4 vjetësh. Detektorët e perëndimit kanë perceptuar që Shqipëria është kombi i vetëm që vuan nga çështja e padrejtësisë. Ka ardhur momenti që kjo të marrë fund”, u shpreh ai në emisonin “Top Talk”.

Teksa u pyet për deklaratën e Kim dhe për aludimet e saj për një marrëveshje pas krahëve, analisti sulmoi opozitën dhe presidentin.

“Politika po bën gjithçka për të kontrolluar drejtësinë, politika në rastin e presidentit po kërkon të kontrollojë edhe Amerikën për drejtësinë. Ne sot mund të themi se kemi një fluks anti-amerikan. 

Është rasti i vetëm mesa njoh në raport me qytetërimin perëndimor kur opozita bëhet bllok kundër Reformës në Drejtësi, përfshirë presidentin.

Presidenti po tenton të ndërtojë një byro ekstra politike për të penguar Reformën në Drejtësi dhe kjo nuk do të ndodhë por mjafton të fitojë kohë.

Ne jemi një shtet që do ndërtojë të njëjtën drejtësi si ajo Amerikane se ndryshe shteti nuk do të jetë as Europian as Amerikan”, nënvizoi Çupi./

6 komente në “Frrok Çupi: Meta tenton byronë ekstra politike për të bllokuar Reformën në Drejtësi, fluks anti-amerikan. Kjo nuk do të ndodhë”

  1. Lanabregesi says:

    Meta dhe Berisha jane dy investitoret kryesor kunder reformes ne drejtesi,Dacet e drejtesise se plepave kane hyre ne organet e reja te drejtesise,dhe po mundohen ta sabotojne nga brenda.

  2. MENDUAM SE SHPETUAM NGA DIKTATURA KOMUNSITE
    NA RRASEN NE NJI DIKTATURE ME SHKERDHATE QE MUNDET
    TE IMAGJINOJE NJERIU – GJASME DEMOKTATIKE
    ALEEATET TANE I NDAN MASKAT DEMOKRATIKE
    PERSONAVE TE GABUAR
    CA KRIMINELEVE EE ISLAMISTEVE
    QE PA MARREE FRYM MIR NE SISTEMIN E RI QE NA AFRUAN ALEATET
    SHQIPERIA U GJEND NE KONFERENCEN ISLAMIKE LOL !
    KY ISHTE HAPI I PARE I MARREZISE SE TE MARRIT DAL NGA SHPELLA
    QE UDHEHIQTE MASKAT DEMOKRATE SI NJI CUB !
    PRA KA ARDHUR NJI MOMENT KU NUK MBAN ME UJE PILAFI !
    SHQIPTARET DUHET TE FLASIN HAPUR JO NGA POZICIONI I SKLLAVIT
    DHE KTU KA SHUME PER TE THEENE MNDOJ UN
    30-VJET UDHEHIQEMI/ UDHEZOHEMI NGA ALEATET TANE
    DHE DRJETESIA ESHTE NJI BORDELLO LATINE

    DHE KRIMINELET E BANDES POLITIKE PER CUDI
    KALOJNE CDO KRIM PA U PREKUR
    DHE MASHTRUESI ALEATE VAZHDON LUAN LOJEN QE I PELQEN
    ME SHQIPTARET SEPSE ANJIHER I KERKOJNE ALEEATEVE
    SE CFAR PO NDODH ME DREJTESINE NE KTE VEND
    DHE TA ULIN PAK CMIMIN E LICENSES SE DEMOKRACISE
    SEPSE JEMI VENDE MIQE

    OSE THEN TROC SHQIPTARCE -I THUHET :
    JU LUTEEMI MIKU JON I MADHE
    TERHIQE PAK GISHTIN NGA BYTHA JONE PRA E SHQIPERISE
    SE S’PO DUROJME DOT ” GUXHULITE TUAJA ”

    SI MUNDET ME ARDH DREJTESIA NQ NE NUK KOFRONTOHEMI
    ME BOSSIN E DREJTESIVE TE KSAJ BOTE ?
    NQS NUK FLASIM HAPUR ATE QE NA DHEMB ;
    ATEHERE ASKUSH S’PO DIN CFAR NDJEJM NE
    DHE LOJA VAZHDON O KTO 30 -VJET
    HIDHE TOPIN NE FUSHEN E UFO-s

    CFAR PRESIM NE SHQIPTARET QE TE SHNDROHEMI NE AFGANITAN ?
    PREIDENTI KUFOME BIRISHA – PRESIDENTI META
    PO I BOJN THIRRJE TURMAVE ISLAMIKE
    TE PERMBYSIN SHTETIN SHQIPTARE !
    KU JANE REEGIMET ?
    PERSE HESHTIN ALETAET TANE KUR KTA PERSONA QE BEJNE
    TE TILLA THIRRRJE JANE KRIMINELA POLITIKE TE NJOHUR NGA GJITHE BOTA ?
    DIL MER FROK DJALI NE X TV DHE THIRRI ATY BASHKE ZOJEN KIM DHE SORECA-N
    TE DEGJOJMEE EDHE NE SI POPULL OPINIONIN E TYRE
    SE CFAR DO TE THOTE KJO HESHTJE E TYRE
    NJELLOJ SI ME GERDEECI-IN EDHE 21-JANARIN !
    LOJA DUHET TE MARRI FUND
    BOLL U TALLEN ME SHQIPERINE – FLITET GJITHMON NE ABSTRAKT
    DUKE EXPERIMENTUAR ME PSIKON E SHQIPTAREVE

  3. holta says:

    Zoti Cupi jeni analisti me i sakte dhe me integritet te larte.

  4. Ndri Kulla says:

    Pritet te vershojne komentet lavderuese per Frrokun si legjende e ketij vendi. Ne fakt ky zien fasule ne vorben e vet dhe i ha po vete. Ky merr vesh nga drejtesia aq sa prifti nga Qi.Pi.Dhi.-a. Merret me gjera te medha si drejtesia amerikane, Presidenti Tramp, Presidentin Meta (qe e emeroi Rama) qe do te beje Byrone e re Politike me Gjela Biben, Ndrec Ndue Gjoken, Bardhok Biben e Kareman Yllin.Shkurt me Kanunin e Lekes ne xhep sheh halushinacione universale dhe i eshte mbushur mendja se floket e gjate prapa qafes eshte kushti i vetem per te patur mend ne koken bosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje