Ndërhyrjet në reformën në drejtësi, Nard Ndoka i del në krah Metës: Duhet të kemi kurajën t'i themi ambasadores që kur e ka gabim e ka, SHBA merret me thashetheme

25 Maj 2020, 13:51Politika TEMA

Aleati i Bashës, kreu i PDK Nard Ndoka i ka dalë në krah presidentit Ilir Meta në lidhje me ndërhyrjet që duhen bërë në Reformën në Drejtësi.

Ndoka është dakord që të ketë një këshill politik siç propozoi presidenti Meta, duke hedhur akuza të forta ndaj SHBA e cila sipas tij “ka ndërhyrë me ekspertë të vetë nën ndikimin e Sorosit “.

Ish deputeti thotë se ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka kabim dhe se sipas tij merret me thashetheme.

Aletati i Bashës sjell edhe propozimet e tij se çfarë duhet bërë.

Këtu duhet të jetë roli i SHBA për reformën në drejtësi dhe të kuptojnë gabimet që kanë ardhur rrugës. Drejtësia pa një frymë konsensusi nuk e arrin funksionin e saj dhe nuk ngjall as shpresë dhe humb besimin e  qytetarëve kur ajo bëhet e njëanshme.

Nëse një reformë e kemi miratuar më shumicë absolute kjo frymë të vijonte dhe me implementimin e saj. Shumë persona të drejtësisë së re janë të lidhur direkt me rilindjen duke humbur besueshmërinë. SHBA duhet ta kuptojë hendekun e krijuar dhe se ato vetë kanë gabuar, ndoshta ka qenë ndërhyrjet e Soros për ta kontrolluar reformën, por është momenti që ti kthehemi bashkëpunimit institucional dhe roli i SHBA do të jetë deçiziv.

Që ka ndërhyrje të ndërkombëtarëve në reformën në drejtësi është evidente, SHBA ka ndërhyrë me ekspertë të vetë nën ndikimin e sorosit dhe ka pasur një tendencë që kjo reforme ti jepej rilindjes. Nëse ambasadorja Kim e ka kuptuar këtë duhet të rregullojë këto gabime dhe të bëhet garante mes palëve politike për tu ulur ne tryezë diskutuar dhe përmirësuar këto gabime.

Kjo nuk bëhet pa dalë garant SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë. Nuk ka nevojë për ndryshime drastike, duhet të riparojmë ato gabime që janë bërë rrugës dhe ata që janë zgjedhur në mënyrë të njëanshme në drejtimin e institucionet e reja të drejtësisë”, tha Ndoka.

Në lidhje me akuzat e forta të ambasadores Kim se po tentohet të bëhen pazare me Reformën në Drejtësi, kreu i PDK tha për report tv se SHBA tashëm duhet të flasë me emra konkret.

“Së pari duhet të kemi kurajën dhe t’i themi ambasadores së kur e ka gabim e ka. Ne kemi nevojë që dhe vetë SHBA të na informojë në mënyrë transparente dhe jo me thashetheme. SHBA duhet të flasë me emra të përvetshëm, kush e pengon reformën në drejtësi dhe kush e  ka kontrolluar deri më tani, kush është roli i Sorosit në të. 

SHBA duket të falsë troç dhe shqip për të fituar besimin e qytetarëve. Me këto deklarata vetëm shton hijet në këtë reformë. Nëse nuk kthejmë besimin e qytetarëve te reforma, humbasim vlerën e saj”, tha Ndoka.

8 komente në “Ndërhyrjet në reformën në drejtësi, Nard Ndoka i del në krah Metës: Duhet të kemi kurajën t’i themi ambasadores që kur e ka gabim e ka, SHBA merret me thashetheme”

  1. Vlsh says:

    Z.Plepi mos u merzit!
    Nardi sot ta kaloi!

  2. xoni says:

    E moe Nard idjoti, po nuk eshte vetem kjo ambasadore kundra politikes PD dhe LSI duke perfshire dhe hajdutin e floririt por te gjith ambasadoret me perjashtim te Raerson qe ish turpi i turpit. Ju jeni parti Enveriste dhe udhehiqeni nga kryekomunisti bllokmen Sali vrasesi.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    E the kete nga studjoja kur erdhe me Benzin 60 mije eurosh ?!?! Pse mos te belbezini ju kush e ka fajin kur ju ka lene Rama si oponent te dobet qe ta kete te sigurt pushtetin. Ke te drejte, Rama e ka braktisur Reformen ne Drejtesi..

  4. Aleksandri says:

    Thuaj faleminderit Amerikes dhe Amerikaneve
    se prasin e serbeve do kishe ne bythe tani o çun.
    Zoti mos na lente pa Ameriken dhe Amerikanet.
    Zoti e bekofte miqesine Shqiptaro-Amerikane.
    Shikoni nga vetja mos shikoni Ambasadoret
    Amerikane se nuk ju kan faj. Se edhe kur nuk
    i kishim ketu, prasin nga enver hoxha ne bythe
    e kishim si popull. Prandaj do Zoti qe i kemi
    dhe qe ekzistojne SHBA-te.
    Pike.

  5. tekniku says:

    Zog gomarit kur thone shkodranet.Kruaje,kruaje me fik deti

  6. Arbeni says:

    Qetësi, po flet filozof Nardi. Respekt për këtë dijetar të madh, që i bënë nder kombit.????

  7. Nard koqa says:

    Ky nard esht nje kokerr injoranti nuk e ka shokun mjer shqiptaret ca ligj vensa kan zgjedhur

  8. Shpresa vdes e fundit! says:

    Koncesus thote idjoti!
    Koncesus me krimin, kerkon ti or idjot? Po te ishim shtet normal dhe me politikane normal, koncesusi mund te kish kuptim. Amerika di me shume or idjot. Sistemi i drejtesise do jete i pavarur. Koncessi jone mund ta transformoje ate te varur dhe jo funksional. Koncesus i
    eshte thjeshte nje perpjekje qe hajdutet, kriminelet, spiunet, te organizuar ne banda “politike” te jene te perjeteshem dhe ne mos te kemi shtet….
    Amerika e di qe po ta lere ne dore te politikaneve shqiptare sistemi i drejtesise nuk do jete i pavarur por foleja e krimit. Aty do hane buke gjithe qente, roje te krimineleve. E vetmja alternative eshte ndertimi i ketij sistemi pa koncesus dhe duke zbatuar parimet demokratike. E vetmja alternative eshte ndertimi i ketij sistemi nen udheheqsit e demokracise. Ne duhet te kemi besim tek Amerika. Kur them ne mendoj ne populli i zakonshem. Po te ishim edhe ne te krimur ne flori dhe me duar te lyera me gjakun e shqiptareve, do trembeshim per vdekje nga sistemi i pavarur. Edhe ne do kerkonim koncesus. Meqe ne jemi popull i thjeshte dhe e dime qe nuk mund te presim gje te mire nga kriminelet dhe vrasesit e shpreses sone, kriminelet duhet ta dine se edhe po arritet koncesus midis tyre, ne do u dhjesim ne koncesus dhe mjere ju!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje