E KALUARA: Ç’ishte 25 maji nën ish-Jugosllavi dhe emrat e tri kosovareve titiste

25 Maj 2020, 15:02Bota TEMA
E KALUARA: Ç’ishte 25 maji nën ish-Jugosllavi dhe emrat e tri

Në ish-Jugosllavi, 25 maji njihej si Dita e Rinisë, një festë që lidhej me ditëlindjet e Titos dhe që u mbajt nga 1945 deri në 1988.

Në vitet e para u festua vetëm si ditëlindja e tij, dhe në vitin 1957, me iniciativën e tij, u bë Dita e Rinisë.

Simboli kryesor i kësaj feste ishte stafeta e Rinisë, e cila qarkullonte për rreth një muaj e gjysmë në të gjithë territorin e Jugosllavisë dhe i dorëzohej vetë Titos më 25 maj në një tubim madhështor.

Stafeta e rinisë vazhdoi edhe pas vdekjes së Josip Broz dhe u bë një simbol i dashurisë dhe përkushtimit ndaj punës së tij.

Me betimin e jugosllavëve se ata do të vazhdojnë të jenë të fortë dhe të palëkundur në rrugën e Titos, ajo u dorëzua nën portretin e Josip Broz, presidentit të Aleancës së Rinisë Socialiste të Jugosllavisë.

Por më 26 janar 1988, SSOJ anuloi këtë aktivitet, i cili ishte shumë i popullarizuar.

Të rinjtë shembullorë u zgjodhën si bartës të stafetës të Rinisë – d.m.th. nxënësit dhe studentët më të mirë, punëtorët e rinj, sportistët e shquar, grevistët dhe në përgjithësi të rinjtë që dalloheshi në mësime, punë ose angazhime të tjera.

Në listat e të rinjve që ndër vite që përcollën stafetën, janë dhe ato të tri shqiptareve: Nazmije Jenjeva, punëtore nga Prishtina, viti 1971;  Sanije Hyseni, studente nga Prishtina, viti 1979; Raymonda Boroshaj, studente nga Gjilani,viti 1987. (tesheshi)

1 komente në “E KALUARA: Ç’ishte 25 maji nën ish-Jugosllavi dhe emrat e tri kosovareve titiste”

  1. xhela says:

    E keqia nuk qendron ketu por te bashkpunetoret e UDB e cila eshte sot e kesaj dite e forte ne trojet Shqipetare dhe me e thekesuara eshte ne politike dhe ne medja. Tentakulat e UDB gjithmone kane qene te forta dhe se sa do te zgjase kjo gjendje nuk dihet. Ka familje me UDBash si Buzhalat dhe qe konjukturat politike nuk i ngacmojne. Sa familje Kosovaresh kane punuar ne keto organe, sa bashkepunetore kane rekrutuar, pse populli nuk i di…..?? Ne Shqiperi fillon me fakte kjo histori me Sali Berishen, ne Maqedonine e veriut dhe ne Mal te Zi ka plot Shqipetare qe mbajne foton e Titos bile dhe ne dyqane, cfare eshte kjo…..?? Ke polt si Kim Mehmeti qe e ka te shkruar ne balle se eshte percares i kombit ky qe e ka koken si qen stani cfare eshte dhe kujt i sherben kjo pervec se UDB. Ne shqiperi te pakten eshte nje organizem dhe nje memorjal qe nxjer emra spiunesh ndersa ne keto te tjerat nuk ndihen…. Perse apo e kane ngrene turpin me buke. Sa njerz jane marterizuar e zhdukur nga keto organe qe ne Shqiperi rane ne dore te spiunit Gazidede dhe te drejtuar nga Sali berisha, akoma eshtrat nuk u gjenen me keq se xhelati Enver Hoxha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje