Politikëbërësit kryesorë në Indi kanë filluar diskutimet mbi një kornizë ligjore që do të bëjë të munudr tërheqjen e investitorëve globalë që kërkojnë të zhvendosin prodhimin në vendin e Azisë së Jugut, tha një zyrtar i lartë i qeverisë për “The Economic Times”.
“Kjo është e nevojshme pasi kompanitë shumëkombëshe që po shqyrtojnë zhvendosjen nga Kina në Indi do të preferonin ligje fleksibël mbi ligjet e shtetit për uniformitetin e operacioneve nëpër vende të ndryshme“, citohet një prej zyrtarëve.
Shtetet e Uttar Pradeshit, Madhya Pradeshit dhe Gujaratit kanë miratuar urdhra ekzekutivë duke përjashtuar institucionet e reja nga shumica e rregullave të punës. Pra, bizneset atje janë lejuar të zgjasin orarin e punës nga tetë në 12 orë në ditë, si pjesë e reformave.
Konsultimet me palët e interesuara u iniciuan nga Ministria e Punës menjëherë pas njoftimit të qeverisë për 266 miliardë dollarë si paketë e ndihmës për Covid-19.
“Industria ka kërkuar nga qeveria që të krijojë një ekosistem të duhur që punëdhënësit të rriten duke mbajtur parasysh mirëqenien e punëtorëve“, i tha gazetës një person anonim, i cili ka njohuri mbi këtë çështje, duke shtuar se kufizimi i përjashtimit nga ligjet e punës në institucione të reja (siç propozohet nga disa shtete) nuk ishte i justifikuar.
Një nga propozimet që po shqyrtohet është përshpejtimi i masave të reformës.
Në fillim të këtij muaji, mediat raportuan se qeveria e Indisë kishte arritur në më shumë se 1 000 biznese amerikane me ofertë për t’u zhvendosur nga Kina. Midis atyre kompanive ishin prodhues të pajisjeve mjekësore, njësi të përpunimit të ushqimit, tekstile, lëkurë dhe prodhues të pjesëve të automjeteve.
Nju Delhi raportohet se ka ofruar lehtësimin e ligjeve të taksave dhe të punës dhe lejimin e hyrjes më të lehtë në rrugë tokësore. Zyrtarët u thanë kompanive që India ishte më ekonomike për sa i përket sigurimit të tokës dhe krahut të punës nëse zhvendoseshin përsëri në SHBA ose në Japoni, edhe nëse kostot e përgjithshme ishin akoma më të larta se në Kinë.
Kina la arritur ne ate nivel sa konkuron gjithe perendimin per investime ne bote..Pra ne se perendimoret largohen nga Kina,kjo e fundit eshte ne gjendje te investoje vete ne hapsiren e saj.
Kina ka nje sistem aresimor ,shkencor dhe aftesi kerkimi ne te gjitha fushat ,me cilel te mbyllur.Nderkohe rritja e te ardhurave per fryme la bere te mundur qe tregu i brendeshme te jete perhere ne zgjerim,gje qe jep mundesi per rritje prodhimit dhe zhvillim teknologjik.
Kina ,duke kombinuar planifikimin qendror me lirine e veprimit te tregut te lire ,ndoshta ka gjetur mesin e arte te zhvillimit ekonomik,shkencor dhe shoqeror.Eshte nje fenomen i ri ne zhvilimin e botes bashkohore,i pa ngjashem me etapat e mepareshme te zhvillimit te botes.Ndrkohe India eshte nje perzjerje e poleve industriale dhe shkencore me anarkine ,pazhvillimin dhe varferine e tmerreshme ne pjesen me te madhe te vendit.Si rrjedhoje eshte e pamundur qe India te sfidoje Kinen.Bile mund te ndodhe qe edhe vete Kina te investoje e prodhoje ne Indi,ashtu sic ben ne shume vende te botes,si te varfera edhe te pasura .